Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Kadare në Kongresin Amerikan
E hene, 25.05.2015, 07:02 PM
Shkrimtari i famshëm botëror, Kadare, në Kongresin Amerikan
Nga Keze Kozeta Zylo
Të nderosh kulturën e popullit shqiptar në zyrat e kongresit amerikan është ogur i mirë për Kombin tonë dhe kjo në saje të penës brilante të shkrimtarit Kadare.
Shkrimtari
i shquar botëror, SHQIPTARI Ismail Kadare nderohet për vepren e tij në
Në nderim të veprës së tij të jashtëzakonshme u valëvit Flamuri amerikan mbi Capitol Hill.
Ndonëse shpesh herë në Washington kemi vajtur të organizuar në demonstrata në kërkim të të drejtave tona, të Pavarësisë së Kosovës, të cështjes kombëtare etj, këtë herë në muajin më të bukur të vitit, në Majin e luleve, shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në nderim të veprës së Kadaresë organizuar nga gazeta e mirënjohur "Illyria" me botues z.Vehbi Bajramin dhe ligjvënësi i Kongresit amerikan Eliot Engel, miku i ngushtë i shqiptarëve. Të nderosh kulturën e popullit shqiptar është ogur i mirë për Kombin tonë dhe kjo në saje të penës brilante të shkrimtarit Kadare.
Programi në nderim të personaliteteve të shquara në zyrat e kongresit amerikan në Capitol Hill ka filluar qysh në vitin 1937 me propozim të një anëtari të Kongresit amerikan. Dhe erdhi dita që në shekullin e XXI midis shumë personaliteteve të shquara amerikane të nderohet dhe një jo amerikan siç është SHQIPTARI Ismail Kadare.
Moderimin
e ceremonisë e kreu editori i gazetës
Pas
hymneve kombëtare ka përshëndetur përkthyesi i veprave të Kadaresë, prof.David
Bellos profesor në universitetin e mirënjohur
Prof. Bellos me fjalë të zgjedhura përshkroi veprën e Ismail Kadaresë si vepër dinjitoze botërore dhe ka ditur të zbërthejë vuajtjet e popullit nën diktaturë, si dhe të një sistemi të tërë totalitar në të cilën jetoi dhe vetë shkrimtari Kadare. Përkthyesi dhe profesori Bellos tha se Kadareja është një shkrimtar i njohur në të gjithë botën dhe nëpërmjet veprave të tij nuk njihet vetëm Kadareja, por dhe vendi i tij Shqipëria. Ai renditet ndër shkrimtarët më të famshëm të botës duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.
Prof.Bellos me përkthimet e tij prestigjioze e ka sjellë Kadaren të njihet dhe në botën anglishtfolëse dhe të fitojë miliona lexues rreth botës.
Pas
fjalës së prof.Bellos Editori i gazetës "
Kongresisti amerikan Eliot Engel është anëtar i lartë në zyrën e Komitetit të punëve të jashtme dhe shërben në komisionin e të drejtave të njeriut. Kongresisti Engel është gjithashtu mik i ngushtë i shqiptarëve i cili ka ndihmuar shumë në çështjen tonë kombëtare.
Kongresisti Engel ndihej i nderuar që këtë ceremoni ia kushtonte shkrimtarit të shquar botëror Kadares.
Kongresisti
Eliot Engel tha se miku im personal Vehbi Bajrami më frymëzoi për ta berë të
njohur veprën e shkrimtarit të shquar Kadare në dhomën e Përfaqësuesve të
Kongresit Amerikan ne
Më shihni
tek mbytem nga gjarpërinjtë/ në muze të Luvrit në
para syve tuaj e aparate turistësh/ qindra vjet kam që vuaj/ nga që sflas dot/ Si të flas/a mundet një nofull mermeri/ të lëvizë nje grimë, të korrigjojë diçka/ vini re sytë e mi, te zgavrat e thella/ një enigmë, si amebë të tharë atje ka/ Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit/ para syve tuaj, në Paris, në Madrid/ Ah, do të doja dyfish të m`i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë/.
Kongresisti Engel ne emër të tij i dorëzoi botuesit të gazetës "Illyria" z.Bajrami flamurin amerikan që u valëvit krenar mbi Capitol Hill për shkrimtarin e famshëm botëror Kadare dhe një kopje të deklaratës, dhuratë për Ismail Kadarenë, që u mirëprit me duartrokitje nga miqtë dhe të ftuarit në sallë.
Z.Vehbi Bajrami i dhuroi kongresistit Eliot Engel veprën e shkruar nga Ismail Kadare "Tri këngë zie për Kosovën".
Në këtë
veprimtari morën pjesë ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në
Veprimtaria
u mbulua nga Zëri i Amerikës dhe TV Alba Life,
19 Maj, 2015
Capitol Hill,
Gazeta "