Kulturë
Poezi nga Shahin Ibrahimi
E diele, 24.05.2015, 11:36 AM
Shahin
Ibrahimi
E lëndova detin
Pse vallë po më mundon
Të ti lexoj mendimet,
Në dallgë kur turfullon
Kur flet me perëndimet.
Më fal det më fal
Se shpesh të bezdis,
Unë të flas me fjalë
Që ti ikë mërzisë.
Unë të flas me sy
Dhe tek ti zë shkrihem,
Pakëz det si ty
Dhe unë të ndihem.
Më kaloi koha
Pranë valëve të tua,
Ndaj dhe kripën tënde
E ndjej gjer në thua
Shungëllima jote
Brënda meje tretet,
Këngë marinaresh
Udhë nga kurbetet.
Ç`gjigant zemër mirë
Je ti deti im,
Pa ty veç një çast
Do ndihem jetim.
E pa njohura
Shikoj imazhin tim
Megjithëse ky ësht imazh
Më ngjall kaq shumë dëshpërimim,
Plogështi edhe maraz.
E pa njohur je për mua
Të kërkoj por nuk të gjej,
Të të them, se nuk të dua
Se për ty, asgjë s`ndjej.
Mijra sy shohin larg
Të gjithë, njëlloj smë trazojnë,
Zjarrin tim kaq zemërak
Shqisat më se kontrollojnë.
Një zemër që s`rreh dallohet
Sepse ngjan me një kufomë,
Llava e moshës zë e ftohet
Dhe gjithçka bie në komë.
Emigranti
Drejt të pa njohurës po shkoj
Me shpres tek i madhi zot,
Një jetë më të mirë kërkoj
Se kështu nuk jetoj dot.
Nga Atdheu po largohem
Si mi strukur në hambar,
Për fëmijët po mundohem
Mendoj a do ja dal mbarë.
Pa përkrahje dhe i ndrojtur
Nuk mendoj asnjë dëshirë,
Pa një strehë për të fjetur
Sytë e mi kërkojnë mëshirë.
Në çdo punë po robëtohem
Veten time nuk e shikoj,
Nuk kamë kohë as të mendohem
Dy fjalë nënës ti dërgoj.
Në Atdhe asgjë ska ndrruar
Po i njëjti taksirat,
Na mbeti torba në duar
Dita prap ngjason si natë.
Emigrimi i mallkuar
Jetët tona i mallkoi,
Jemi bërë për tu vajtuar
Por ska kush të na vajtojë.
Ëndrra lë takim
Hënë me dritën tënde të ëmbël
Gjumin tim pse ma largove,
Ma rikthe prap atë ëndërr
Sillmë atë që më dëbove.
Por ti fshihesh në mes reve
Vajzën time nuk ma ktheve,
Do rend vetë mbas një ere
Do pyes, pse më gënjeve.
Në e zënça ndonjëherë
Do ta fus në gji si zogu,
Të këndojë atje përherë
Të hap erë borziloku.
Përmbi shpinë të një reje
Do ta ndjek sdo lë kusur,
Asnjërit si kërkoj leje
Tja nduk buzët mbushur nur.
Ajri lëviz, mos ësht ajo duke vallëzuar
Dikush buzëqesh embël, mos është ajo
Prek trupin tim, mos jam tjetërsuar
Ah hënë të lutem, mos e shqetëso.
Erdhe vonë
Të dija cdo gjë, që nuk di
Nga shoqet ishe ndryshe,
Me ty kam qënë tjetër njeri
S`kam patur kurrë mëdyshje.
Të dija që ishe ëngjëll
Sa herë të ndjeja pranë,
Me një fytyrë kaq të ëmbël
Prandaj hodha sevdanë.
Sa keq që vonë të kam njohur
Që nuk të pash më parë,
Tashti prej zjarresh jam i ftohur
Jam bërë për të qarë.
Me sytë e tu, ti do të shihje
Prologun e lumturisë,
Si nimfë flokët do ti krihje
Do ishe robinë e dashurisë.