Kulturë
Agim Gashi: Pse po tutesh Isa Mustafa
E enjte, 28.05.2015, 07:09 PM
AGIM GASHI
PSE
Isë Mustafes iu thy kosa
N'kry t'partisë po na vajen Vjosa,
Iu thy kosa i hyni frrika
Tash si hekur na vjen Donika.
Isa n'luftë po hyn me gra,
Si e mësoi vetë Marshall Tita.
Isë Mustafa thotë u pshurra
Më ndihmoni o ju burra,
Se m'ka rrokë keq pleqnia
Jam ba si Ali Shukrija.
Veç me ma zgat pak pushtet
Kryetar po du me mbetë,
Mos m'i lan grate me fitue
Se m'shkon ftyra kuku për mue.
Hajt bre Isë ty mos ta nin
Se ta mban SHIK-u partinë,
Të mban ty me gjithë sejmen
Që e prishe krejt këtë ven'.
Fryni era e bani llugë
Isë Mustafa me dy lugë,
Kah don pin e kah don han
Prej sahani në sahan.
Kris karrika e luhet shpata
Pse po tutesh Isë Mustafa,
Hajt se tuta asht për burra
Për ata që nrrojnë flamura.
28.05.2015
Diku afer selisë së LDK-së