E premte, 26.04.2024, 06:45 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Epoka (e turpit) para gjyqit (1)

E marte, 19.05.2015, 08:23 PM


Epoka (e turpit) para gjyqit – Pjesa e parë

Milazim Krasniqi e ka shajtur Çajupin !

Nga Fahri Xharra

“Shqipërinë e mori turku

I vu zjarr

Shqiptar mos rri,

po duku,

shqiptar!

Mjaft punove për të tjerë,

o fatkeq,

kujto vendin ku ke lerë

dhe po heq...”

Këto janë vargjet e njërës prej poezive që e kanë renditur Andon Z. Çajupin në panteonin e rilindësve shqiptarë, por edhe që shpreh frymën ideologjike të korifenjve të kësaj lëvizjeje të madhe kombëtare, të De Radës, Naimit, Fishtës, etj. Lëvizja e tyre për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve që jetuan 500 vjet nën shtypjen dhe robërinë e Turqisë, pasoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë (1912).

Në epokën e vlimeve të mëdha antishqiptare ( 1991 e deri sot , në vazhdimësi ) e kemi një “perlë” , një  “margaritar “ të sharjeve të pa kontrolluara  ndaj cdo gjëje shqiptare- Milazim Krasniqi  ( shkrimtar , akademik , profesor dhe  argat në shërbim të antikombit )

Nuk kam kurrfarë mëshirë letrare ndaj kësaj krijese që e quajti  Anton Zako Çajupin idiot!

Gazetat shkruanin: “Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t'i përdhunos dhe t'i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është "idiot" që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhi Anton Zako Çajupi. “ ( shtypi i përditshëm) “

Kush është  Çajupi ? është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaniteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare. .

Me Milazimin e fillojmë gjykimin e epokës së turpit antishqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora