E enjte, 22.08.2019, 11:26 PM (GMT+1)

Komente

Ismet Uka: Pse po diferencohen kontribuesit

E diele, 12.04.2015, 02:36 PM


Pse po diferencohen kontribuesit për themelimin e shtetit të Kosovës.

Nga Ismet Uka

Kontribuesit e shtetësisë së Kosovës janë të kahëmotshëm dhe si po duket ka pretendime në ditët e sotme që ata të harrohen fare dhe privilegjet dhe benefitet që duhet tu takojnë veprimtarëve për shtetësinë e Kosovës,tu njihet vetëm këtyre të fundit pa u përmend fare se për lirin e pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës u lufta më shumë se një shekull.

Po vërehet se të vetmit shqiptaret janë popull që fare nuk ja vejnë gishtin kokës për asnjë çështje dhe ti bëjnë vetit pyetje se vërtet ma ato çështje që nuk kemi pasur rastin të merremi me to duhet shikuar shoqëritë që shtetin e tyre e kanë themeluar,me qindra vjet përpara dhe duhet shikuar se si ata kanë vepruar me njerëzit që kontribuan për themelimin e ati shteti,dhe gjatë veprimit për ta stimuluar dikë apo për ta dekoruar për kontributin e ti të kihet kujdes mos vërtet po harrohet dikush e po gjendet i fyer sepse vërtet në mesin ton kemi njerëz që dhanë mall e hallall siç thotë populli për lirin e vendit të vet dhe nëse ata njerëz harrohen me qellim po nënçmohen e nënçmimi ndaj këtyre njerëzve nuk është i mirë dhe vështir pranohet edhe nga masat e gjera,popullore.

Kemi njerëz që luftën e dytë botërore anti fashiste nuk e njohin si luftë çlirimtare të shqiptarëve si andej kufirit dhe si këndej kufirit mirë e dimi se shumë njerëz pësuan e u burgosen e u keq trajtuan në forma të ndryshme dekada me radhë menjëherë pas luftës së dytë botërore dhe kurrë me dëshirë nuk e pranuan si,të vetin sistemin Titist por nga atëherë e deri në lirin e Kosovës u përplasën me sistemin e vendosur dhunshëm komunist në trollin e Kosovës.

Gjatë zhvillimit të Kosovës brenda ati sistemi i cili n’u imponua sepse për të kundërshtuar atë sistem duhej forcë ushtarake e ekonomike besa edhe përkrahje ndërkombëtare neve të gjitha këto na mungonin dhe u gjendem në një situate që na’u ofrua merre këta që ta japë unë ose refuzo e prano dajakun deri në likuidim,në pamundësi për të zgjedh të treten u deshtë ta pranojnë të paren që më ju shmang më të keqes.

Dorën në zemër gjatë sistemit komunist shqiptarët e arritën një afirmim bukur të gjer si në aspektin ekonomik shëndetësor e arsimor që mundemi me than nga ato shkolla dolën kuadro të mirëfillta kuadro të cilat ju bëjnë konkurenc edhe kuadrove të shkolluara për universitete të njohura botërore.

Mirëpo ajo liri që dikush ta afron nuk është liri e mirëfilltë dhe lëvizjet politike brenda Kosovës nuk pushuan kurrë nga veprimtar të ndryshëm që të lirohemi nga ata që e ndanin një liri gjysmake për ne shqiptaret .Pra ndodhen demonstratat e vitit 1968 dhe pati burgosje arrestime e tortura vetëm e vetëm që masat e gjera popullore kërkonin republikë në kuadër të Jugosllavisë ndodhen demonstratat e vitit 1981 demonstrata shumë të gjera që e kërkonin barazinë e shqiptarëve me popujt tjerë .Në vend që regjimi i këtyre kërkesave tu përgjigjet politikisht vendosi që të përdor dhunë dhe represion dhe filloj menjëherë projektin për ta rrënuar autonomin e shqiptarëve që e kishin me kushtetutën e viti 1974.

Pas  gjitha këtyre ngjarjeve dhe përpjekjeve,për barazinë e shqiptarëve në ish Jugosllavi ndodhi edhe 17 Nëntori i vitit 1988 kur minatorët e Stari-Tërgut dhe punëtorët e njësive tjera ndërprenë punën dhe u nisen drejt Prishtinës për ti mbrojt institucionet e Kosovës që Serbia donte me an të dhunës ti fut nen igirenca të veta shtetërore .Lëvizja punëtore brenda Trepçës nuk u ndal kurrë duke vazhduar edhe me grevën e minatorëve të 20 shkurtit të vitit 1999 ku kësaj greve ju bashkëngjiten të gjithë punëtorët e organizatave punuese në Trepçë duke e ndërpre edhe prodhimin që këto greva shkaktuan dëm të madh ekonomik që dëmet ishin milionëshe ,prandaj brenda Trepçës u përkrah edhe greva një ditëshe e 3 shtatorit të vitit 1990 shpallur nga sindikata e pa varur e Kosovës,ku regjimi për shkak të kësaj greve politike vuri në shënjestër të gjitha kuadrat udhëheqëse,shqiptar të kombinatit Trepça dhe për shkak të kësaj greve,politike te gjitha kuadrat udhehqjës në Trepçë regjimi i suspendoj nga puna dhe një vit më vonë të gjithëve me an të postes javë dërgoj vendimet për ndërprerjen e mardhënjës së punës.

Punëtorët e nacionalitetit shqiptar ndaj këtyre përjashtimeve nuk ndejtën duar kryq por menjëherë u futen në grevë duke kërkuar që kuadrat shqiptare menjëherë të kthehen për vena te vet ose prodhim në Trepçë nuk do të ketë .Mirëpo regjimi Serb që udhëheqej nga Sllobodan Millosheviqi të gjithë punëtorët me anë të dhunës policore i përzuri nga puna duke javë ndërpre mardhënjen e punës.

Sodë arsimtarët e Kosovës,të burgosurit politik dhe veteranet e luftës po kërkojnë një far kompensimi për dhunën të cilën e kanë përjetuar nga regjimi Serb për veprimin e ber për lirin e Kosovës dhe sa jam në dijeni qeveria e Kosovës ka marr disa hapa që këtyre tri kategorive tu njihet kontributi dhe të shpërblehen materialisht për ata çka kanë ber,për lirin e Kosovës,një far forme tu kompensohet mundi dhe sakrifica që vërtet secili njeri me arsye të shëndosh nuk refuzon që këto kategori qytetaresh mos të kompozoheshin.

Mirëpo të bën me u ndje keq kur njerëzit seleksionohen dhe kompozohen vetëm një pjesë e atyre kontribuuesve që sodë janë më të afërt me pushtetin e pjesëmarrja e njerëzve për lirin dhe pavarësinë e Kosovës ka qen aq e gjer sa që vërtet po e ndjen njeriu veten keq kur po ndahet e anohet siç po veprohet sodë me Minatorët e punëtorët tjerë të Trepçës që vërtet brenda Trepçës në mënyrë aktive duke e ndërpre prodhimin me një rrezistenc të furishme nga ana e punëtorisë ,u mbrojt liria e Kosovës dhe suksesi më i madh i kësaj punëtorie që pas veti e kish krejt puntorin e Kosovës dhe popullin e saj u shkatërrua partia komuniste e Jugosllavisë dhe viza ju dha pluralizmit politik që shqiptaret në historinë e vet,për herë të par filluan të jen kreator të politikes së vet për demokraci liri dhe pavarësi politike e cila gjeti mbështetje të madhe edhe në arenën ndërkombëtare.

Të flitet sodë për far kompensimi për të kalurën ,dhe veprimin për çlirimin e vendit dhe ti harrosh minatorët e punëtoret tjerë të Trepçës e besa edhe të Kosovës do të thotë ke ber një mëkat të madh sepse klasa punëtore e Kosovës në krye me minatorët e Trepçës dha kontributin më të çmueshëm për lirin e pavarësinë e Kosovës sepse vetëm klasa punëtore ti pranonte ligjet e dala nga kushtetuta e Serbisë që Serbia tentonte ato ligje ti fut në zbatim me masa të dhunshme për organizata punuese me siguri se sodë nuk kishim me fol për pavarësinë e Kosovës .Prandaj kompensimet për veprim kundër pushtuesit dhe represionit ndaj tyre që po pretendohet të bahen në mënyre të seleksionuar siç po pretendon dikush ti bëj ato kompozime për secilin qytetar të Kosovës duhet të jen të pa pranueshme,sepse nga gjithë ajo luftë për lirin e vendit duke përjashtuar ata që dhanë jetën dhe ata që kenë në frontet e luftës mate dëmtuarit ndaj dhunës dhe represionit kanë qen punëtoria kosovare  që në krye të tyre  prinin minatorët dhe punëtoret tjerë të Trepçës .Prandaj nëse kompensohet dikush për persekutim që beri okupatori mbi ta duhet të kompozohen punëtoria e Kosovës mbar çdo veprim tjetër nga dikush që po pretendon në mënyrë të seleksionuar të bëj ketë kompozim është duke e turpëruar vet veten dhe institucionin që merr kësi hapash të pa pranueshëm.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT