Kulturë
Përparim Hysi: Rrëfenja gazmore për ditët me shi
E merkure, 25.02.2015, 07:55 PM
Rrëfenja gazmore për ditët me shi
Nga Përparim Hysi
E mbaj mend mirë: në ditët me shi, në fshat, mblidheshim pas oxhakut dhe të mëdhenjtë tregonin ngjarje apo përralla. Disa prej këtyre rrëfenjave i kam përjetuar dhe, si të tilla, po i sjell për lexuesit. Unë besoj se kemi nevojë që dhe të qeshim ndopak.
Dervishi
Këtë
rrëfenjë nuk e kam të përjetuar. Ma ka
treguar babai që ishte bektashi dhe këtë dervishin bektashi e
Dervishi
Dy Dervishët
Këta të dy kanë emrin Dervish. Nga besimi dhe këta qenë bektashi. Por ç'do rrëfej për ta, nuk ka të bëjë me besimin, por me kondicionin e tyre a më tepër huqin. Që të dy qenë nëpunës para nëntëdhjetës dhe qenë kushërinj. Pra, me raste bëheshin familjarisht me njëri-tjetrin. Prej natyre, qenë hokatarë të mëdhenj dhe, kur bëheshin bashkë, njëri hidh e tjetri prit, si në atë garën: më i shkathti, më i shpejti. Që të dy, i kam njohur nga afër dhe, ç'ka do sjellë për ju, e kam nga goja e tyre. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin, për t'i dalluar, njërin po e quaj Dervishi i madh ( në fakt, qe më i moshuar nga tjetri) dhe tjetrin, Dervishi i vogël. Të dy banonin në qytet, por në lagje paksa larg nga njëri-tjetri.
U sëmurë
Dervishi i madh dhe Dervishi i vogël i thotë të shoqes:- Merr një trastë (asi
kohe nuk kishte qeska në dyqane) se do shkojmë tek Dervishi se është i sëmurë,
në shtëpi. E mori trastën e shoqja dhe, tek ecte krah të shoqit, kur u afruan
tek pazari, i thotë:- Hë, do kthehemi që t'i blejmë ndonjë frut apo jo? Lëma
mua këtë punë,- tha Dervishi i vogël. Vazhduan rrugën, hapën deriçkën e oborrit
(Dervishi i madh kishte shtëpi përdhese) dhe, kur hynë në oborr, Dervishi i
vogël hipi në portokallen e vetme që
Aha, mos u mërzit,- ia priti po me shpoti i vogëli,- se, kur të iki, i marr me vete unë.
Dhe kështu bëri vërtet. Kur u ngrit i sëmuri për të dalë në oborr, hodhi sytë mbi portokall dhe dha britmën:- Opo të di se ç'mall je, por të lumtë ty, kur nuk e mbajta trastën. Fjala mori dhenë dhe dy Dervishët jepnin e merrnin që t'i nxirnin "bojën" njëri-tjetrit.
Unë dhe babai
Prej natyre, babai im, ishte gazmor. Të skuqte duke të vrarë dhe me pambuk. Kurrë nuk e harroj kur më bëri për ujë të ftohtë vetëm me një fjalëgoje. Qeshë goxha, aty nga dyzet vjeçët. Babai kishte dalë në pension dhe mu para pallatit ku banonim, kishte marr sëpatën dhe po çante dru. Unë bëja sehir si të isha një snob anglez. Aty pari kalon një i moshuar sa babai dhe, pasi përshëndeti, shkëmbeu këtë bisedë me timatë.
- Hazis, çfarë po bën?
-
- Po Papi ?( kështu më thërresin të gjithë të njohurit)
Dhe imatë, flakë për flakë:- Pse kur do ma shohë hairin Papi apo kur të vdes?
Mua sikur më zuri pallati dhe, i turpëruar deri në majë të thonjëve, vrapova dhe hyra brenda.
Xha Myrtja
Xha Myrtja ka qenë një plak shumë i zgjuar dhe i kishte dukë fjala. Unë e kisha zakon që çdo mbasdite, pasi lija punën, e kaloja tek prindërit. Një pasdite, ballë për ballë me xha Myrten.
-Ku je nisur, të keqen xhixhaj tyja?
- Tek babai e nëna.
- Sikur nuk po të shoh gjikafshë në duar?!!!!
Unë i
zënë gusht, i them:-