E hene, 06.12.2021, 06:33 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Jashar Selmanaj

E diele, 01.02.2015, 03:24 PM


Poezi shqipe nga Gjermania

 

Jashar Selmanaj

 

PLANET NË HAPËSIRË

 

Në hapsirën qiellore,

ecin ëndrrat djallëzore.

Në mengjes Ylli Polar,

shkrep me flak’e zjarrë.

Planetet në hapsirë,

lëvizin të gjithë të lirë.

Trupat qiellorë në orbitë,

janë larg miliona vjetë dritë.

Yjet pa peshë qarkullojnë

si anija në det lundrojnë.

Planetet vërtiten në boshtin e vet,

dielli na dhuron jetë dhe shpresë!

Deri ku arritë mendja njerzore,

tollovi, si në përrallat shekullore.

Në hapsirë dhe në gjithësi furtunë,

mbi trupin qiellor të tokës, dhunë!

Në shtratin e horizontit dhe hapsirës,

mjegullat e shtrira të mbulojn’pa mëshirë.

 

(22.01.2015, Bochum, Gjermani)

 

NËNËS SHQIPTARE

 

Marhama e lidhësa bukur e Bardhë.

Në bebzat e syrit e në rrudha të Ballit:

E lexon vuajtjen në shekuj të Nënës!

Shkëlqimi i dritës në rrezen e Hënës!

Nënë Shqiptare Azë, edhe pse nuk të njoh:

I lehtë të qoftë dheu, aty ku ti sotë pushon!

Jo! Plagët e kohës askush kurrë s’i harronë.

Ah, gjaku i Nënave bëri ndryshim e jehonë.

Kujtimi më lidhë më veshjen e Rrafshit të Dukagjinit.

Më therr në shpirt Malli, besa më kallet zemra dhe xhani.

Kur më kujtohet se si na vrau shkau e na preku në shpirt.

Koha e keqe me rrebeshe vjelli helmin, u shue edhe një Heroinë.

E gjallë jeton në mesin tonë oj Nëna Azë, sa të ketë Shqiptarë!

Dora iu thaftë Tradhëtarëve me që na përzien zorrët më shkanë!

Po të ishe gjallë, dy fjalë: Mallkue ju qoftë o Bir Gjini që ju kemi dhanë.

Jaballanica nji vend malor. Atje ra Nëna Dukagjinase si Shqiponjë...

 

KREJT SHQIPTARËT JANË KASTRIOTA

 

(Biri i Vokshit)

 

Në rrudhat e ballit,

i lexon shtigjet e luftës.

 

Në syrin e Sylejmanit,

e shiqon plagën e kombit.

 

Në fytyrën e tij:

gjak, luftë e histori.

 

E vëren pikën e vlimit,

në thellsinë e shiqimit,

 

Me Plisin e Bardhë,

të tregon se është Atdhetar.

 

Hordhive të turkut,

Atdhetari iu bëri ballë.

 

Porteti i Xha Sulës,

shpirtin e ngacmon.

 

Zëri Sylejmanit,

Turkun e Shkaun i trishton.

 

Lidhja e Prizrenit

në zemër t’shqiptarizmit

ende ësht’e gjallë.

 

Jehon e këmbon zëri,

tokat e shqipes i zuri terri.

 

Tha Sylejmani një fjalë:

përsëri bashkohuni shqiptarë!

 

Luftë në dy fronte:

një me turq e tjetrën me shka.

 

Zëri im dhe i Juaj,

do të bëhet Kala!

 

Lind Ymer Prizreni besa,

vjen në jetë Abdyl Frashëri!

 

E kuptoni luftën e drejtë,

që e zhvilloi Gjergje Kastrioti!

 

Jetën time e sakrifikova,

që të lirohen trojet tona.

 

Të bashkura të qëndrojnë:

Shqipëria dhe Kosova jonë!

 

Ndëgjoni: Pabesi më bëri Evropa,

T’gjithë shqiptarët janë Kastriota!

 

Një këshillë për ty e dashura rini:

Mbanie lart Flamurin Kuq e Zi!

 

Tani është koha e Shqiptarisë,

për Bashkimin e Madh të Shqipërisë!

 

(18.01.2015, Bochum, Gjermani)

 

LOTI DHE HESHTJA

 

Loti e heshtja,

në kundërshtim!.

Heshtja parim,

loti ngushllim.

 

Koka në zgjim,

përkëdhelje e ledhatim.

Në mesin e shqipes,

një liqe me frustim!

 

Heshtje e ngurim,

loti duket si jetim!

Përballë funeraleve,

lotët e thyen heshtjen.

 

Mbyllesh në vetëvehte,

në shpirt thell i prekur.

Në këmbë në rreshtin e parë,

pleqtë me Plisa të Bardhë.

 

Lotin nuk e durojnë,

heshtjen e shkallmojnë.

Plagë e pa shruar,

je Nëna Kosovë!

 

(17.01.2015, Bochum, Gjermani)

 

VALA E TMERRIT NË KOSOVË

 

1.

Ujqërit - ulurimë në fush e mal.

Bishat e egra pallin si gomarë.

Në të gdhirë u zhduk Ylli Polar.

Kjo tokë ka gjak nëpër kapilarë.

2.

Ne nuk ju kemi në fis e as në farë.

Për shqiptarë ju jeni gjakatarë!

Erdhët shtigjeve të botës si barbarë.

Nuk e harrojmë tmerrin n’Tivar.

3.

Varre u mbush vendi me shqiptarë.

Nënat e shkreta me lot duke qarë.

Torturuan çdo anë, i varën në litar.

Shqipet,vëllaun më vëlla e ndanë.

4.

I pushkatuan pa gjyq, i dërguan në Rusi.

Errësir ishtë per ne, Nëna ime Shqipëri!

Në tri republika më ndanë në Jugosllavi.

Krijuan Maqedonin’ e coptuan Shqiptarinë.

5.

Kosovën e futën nën ombrellen e Serbisë.

I zbrazën tokat me shqiptarë në Mal të Zi.

Shkijet përpiluan planin për Shqiptari.

Ah, me i shpërngulë shqipet për Turqi!

6.

Republikë kërkon Kosova barazi n’Jjugosllavi.

Bishate nuk u ngopën, gjakun e shqipes duke pi.

Dita ishte e pa diell, me furtunë e me stuhi.

Nën mëshirën e njerkës më la Nëna Shqipëri.

7.

Ah,  përnga numri jemi të tretët:

Ne shqiptarët në këtë Jugosllavi.

Duam të drejta si të tjerët, dhe liri.

Pse mos të bashkohem me Shqipërinë!

8.

Ah, i cënuan të drejtat për shqiptarë!

Në mënyrën më perfide e zbrazën Kosovën,

Duke dërgue shqiptarç me e ndërtu Evropën.

Gjakëpirës, dëshironi më ma shkretërue votrën?

9.

Jugosllavi, dekretet e shkaut të Serbisë.

I mbushën me shqiptarë burgjet e Jugosllavisë.

Ah, që nga Goli Otoki e deri n’Idrizovë!

Vala e tmerrit të ka gllabëruar Kosovë!.

 

(1986, Baballoq, Kosovë)

 

MES RRESHTAVE FSHIHET SEKRETI I TREGIMIT

Në vitin 1993 fillova të punoj me refugjatë, si mësues i gjuhës gjermane. Ka qenë një kohë shum’e rëndë dhe e tendosur, sepse kishte shumë shqiptarë të mërguar. Madje, ishte një situatë e nderë, sepse ishin të mërzitur. Në atë kohë kisha mbi 40 nxënës të moshave të ndryshme. Interesimi ishte shumë i vogël për gjuhën gjermane. Sepse aty jetonin mbi 200 shqiptarë. Një gjë më ka ra në sy.Të gjithë ishin të lidhur njëri me tjetrin dhe e ndihmonin në forma të ndryshme. Madje, ishtë kenaqësi kur i shiqojsha të gjithë bashkë. Ndërsa sot janë ndarë dhe përçarë. Mjerim!Tani nuk i shiqon së bashku, si dikurë. Madje,  tani të merr malli ta shiqosh një masë të njerëzve me shqiptarë. Në ato vite nuk kisha kohë në shtepi me pushue. Sepse nuk ka institucion që nuk kam qenë duke përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhen gjermane dhe anasjelltas, sepse gjendet në gjyq dhe në polici emri im si përkthyes. Një herë po e përktheja një shqiptar i cili u martua me një gjermane dhe një çift tjetër shqiptar. Në fund më pyeti zyrtari: Zoti Jashar! Është lidhje serioze apo? Nuk më intereson, - iu pergjigja. Sepse unë i përkthej dhe nuk i marr askujt të holla për punën që e bëj. Thjeshtë e pa interes i ndihmoj, bashkatdhetarët e mi. (4 Dhjetor 2014, Bochum, Gjermani)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora