E premte, 26.04.2024, 02:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Musa Osmani

E premte, 30.01.2015, 07:54 PM


Musa Osmani

 

FESTË PA NËNËN


Nëpër festa mungesën e nënës
askush nuk e plotëson
një lugë në sofër çdo herë tepron
se s’është gjallë, nëna ma kujton.

Buka pa përtypë në fyt më ngelë
kur e shoh një derë që s’hapet kurrë
kur hyn në dhomë e nënën s’e gjenë.

Festat shkojnë e vijnë
plaga mbetet e hapur
nëna më ndjek si hije
vrapon për të më qafur.

 

SHQIPËRIA


E madhe ishte dikur Shqipëria
ashtu siç ishin ëndërrat e mia
nëpër shekuj e mjera u tkurrë
e lanë pa brekë e pa uçkurë.


Si deshta unë nuk u bë kurrë
bashkë s’ia lanë asnjë gurë
Xhuxhe e deshën armiqtë çdo herë
në sy të huajve u bë therrë
me paterica e detyruan të ecë
as të jetojë dhe as të vdesë.
 
 
VIJNË BARBARËT


Në zjarr thikat kishin skuqur
kryqin me afsh e kishin puthur
diellin na e kishin zaptuar
n'vend të ujit pinin gjak të kulluar
Ende gjaku nuk është tharë
mijëra kufoma nuk janë gjetë
Ata vijnë si në shtëpi të vet
askush n'derë s'po na troket
vijnë dhimbjet të na tregojnë
se janë të gatshëm barbarët

përsëri të na masakrojnë
 
NËSE NUK TAKOHEMI

 

Nëse nuk takohemi ne dy
mos më fajëso të lutem
se jeta është plot befasi
ndoshta ty të gdhin fati në jug
kurse mua në veri
Dashurinë mbylle në zemër
mos ia jep askujt tjetër
nuk do t'i mbylli sytë
te ty do të vij patjetër.
 
SIKUR TA DIJA


Sikur ta dija se te ti do të vij
do të pritsha i lumtur
pranë një selvije
Më gjete mua të befasuar
mi këpute këmbë dhe duar
nga hutimi ngela gojëhapur
e s’kisha fuqi për të të qafur.
 
HARRESA


Sa shpejt harruam kush ishim dikurë
shkelëm besë dhe Flamur
ndërmjet miqve ngritëm murë
nuk lamë bashkë asnjë gurë
Atdheun e shndëruam në leckë
u shpërndamë pik’ e pesë
e shitëm nderin për interes
Njëri thumbit e tjetri patkoit
erdhi Europa të na shkulë thonjtë
 
DIKURË


Dikurë kishim burra të urtë e mentarë
që dinin atdheut zot me i dalë
Njëri-tjetrin e nderonin askend s’e përgojonin

mysafirin dhe të vjetrin e respektonin
Fjala e dhënë nuk thehej kurrë
betimi bëhej përjetë mbi Flamur
atëherë nuk flitej për femra e uçkurë
Tradhëtia dënohej me vdekje n’litar
ishte nderë asokohe të jesh shqiptar
kuvendet i kishim nëpër oda
nga ne trishtohej tërë Europa
 
LOTI I NËNËS

 

Loti i nënës u ngri në qerpik
atë ditë nga shtëpia kur ka ikë
s’kisha forcë zërin me nxjerrë
kur e pashë nënën në derë
goja fjalët nuk ja thonte
buzët i shkonin poshtë-lartë
kur e lash të vetmuar te porta
përherë të fundit më përshëndeti
dhe si e ngrirë në derë mbeti
 
Ç’NDODHI KËSHTU?


Ç'ke or nip që shqip nuk flet
ç’ësht’kjo gjuhë që  të pëlqen

a harrove se nga po vjen?
Ç’ësht’kjo gjuhë e çoroditur
me fëmijë të azdisur?
Ku janë prindërit pse po heshtin
pse lëkuren kaq lirë po e shesin?
 
RRINI KËTU!


Rrini këtu me shpirt po ju lus
atdheun s’duhet kurrë me e përbuz’
Vend më të mirë mos kërkoni
ngado që të shkoni me përbuzjen
do të ballafaqoheni
Rrini këtu e di se e keni vështirë
por jashtë Kosovës
s'do ta keni kurrë më mirë
    
FRIKË


Provoj të heshti e s’mundi dot
një shpatë e mprehtë më rri mbi kokë
buzëqeshjen time e vret një lot
shpresa ime ka vdek’pa lindë
rrugëve të mërgimit eci me frikë
Plaga e hapur më kullon
i thirri kokës ajo s'më dëgjon
një gur i rëndë mbi shpinë rëndon
ngushllimin askush nuk ma afron.
 
KRENARI


Kam një Zot kam një Atdhe
kam Shqipërinë zonjë mbi dhè
kam shqiponjën përmbi re
kam flamurin kuq e zi
kam Skënderbeun trim me pallë
kam Ademin legjendarë
n'trup më rrjedh gjaku shqiptar.
 
IKJA


Kur buka të mungon në sofër
e as zjarr nuk ke në votër
kur s'të mban vendi yt
kur i sheh zbathur fëmijët
kur ua sheh lotët në sy
t'ju ndihmojsh s’ke mundësi
çdo ditë që lind sjell veç zi
askush dorën nuk ta zgjat
kur fjala mëshirë e humb kuptimin
te ikja e kërkon shpëtimin.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora