E marte, 21.09.2021, 01:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Fëmijëria nëpër vargjet e mia

E hene, 12.01.2015, 07:08 PM


Fëmijëria nëpër vargjet e mia

 

Nga Përparim Hysi

 

Fëmijëria

 

Fëmijëria më gjeti dhe këtu, në Tiranë,

Sikur prapa të më ketë ndjekur me shkop

-Hajde, se po na prishin  mushanë!*

Apo ke zënë Tiranën dhe je kthyer në ulok?!!!

 

Pa ngrihem hopa nga krevati

Errësirë dhe asgjë: xhin-xhan?!!!

Pak sikur më zuri inati

Se dimër është dhe hiç nuk ma mban.

 

S'ma mban, po ndahet fëmijëria

Jorganin zu e ma hodhi për tokë

Po dale,- thashë,- se jam burrë me thinja

Pse ç'më pandeh? Mos jam çamarrok?

 

Opo lëri nazet se je bërë si mullar

Qafa të është trashur si dem

Kanë dalë e po të presin plot moshatarë

Dhe thirrjes sime po i bie me shqelm?

 

Eh, fëmijëria! O moshë trazovaçe!

Unë nuk lija kurrë dy gurë bashkë

Pse më trazoni tani , o ju çaste?

Ku kam gjunjë më të dalë mushasë?!

 

* mushaja- qe tokë e askujt dhe kullotte tërë fshati.

 

Dy shkarpa

 

- Pa gjej dy shkarpa që të ndezim zjarr,-

Më tha nëna mua. (Sakaq ia dhashë në duar)

 

-More, po paske qenë budalla

Duhet të paktën të mbledhësh një krah.

 

Eh, moj nënoke, po unë qeshë fëmijë

Ti kujtoje se isha "gjeni"

 

Portreti i nënës zë më shfaqet

Dhe dy pika loti varen përmbi faqet

 

Mes shokësh

 

I kam hipur pelës çile

Moshatarët ftoj në garë

Veri bëhem. Garoj pa hile

Gjithmonë unë në vend të parë.

 

Mandej me ta zëmë lozim fshatçe

O cingël. o dokërr, o kollonekas

Po gazi i  madh në kaladibrançe

Uria na grryente se bëheshim "esull"

 

Pa ndiznim pastaj një zjarr bubulak

Bukën pranë zjarrit e theknim.

Kush nxirte një qepë, kush djath veç pak

Me njëri-tjetrin jepnim-merrnim.

 

Eh, sa lezet e shije na kishte

Ajo bukë e thekur  me kripë e qepë

Ajo kohë ishte, si ishte

Tani pleqërisë vjen dhe më "mek"

 

Se thinjat m'i rrëzon nga koka

Dhe bëhem prapë i vogël

Fëmijëri! Je e bukur sa bota!

Të dua aq, sa mendjen ma sjell rrotull.

 

Tiranë, 4- 6 janar 2015




Deti i pistë i kohës


 


Në detin e pistë të kohës


Nuk kam hyrë asnjëherë


I jam shmangur tërë jetës ndotjes


Se kam erz dhe nder.


 


Kanë tentuar t' më blejnë me para


A kokën të ma zënë me derë


Shpirtin s' e shita dhe mbeta  fukara


S' u komprometova asnjëherë.


 


Mundësitë i pata të mbushja xhepat


Dhe koka mos më dhimbte brezash


Por unë nuk jam nga ata që veshin xhaketat


Pazare xhambazësh a jargavitje hijenash.


 


Kurrë në jetë nuk shkela vijat e bardha


Të gjithë mund t'i shikoj drejt e në sy


Jam nga të parët që shlyej, ç'më takojnë taksa


Dhe jetoj i qetë, sado  që më nuk kam as shtëpi.


 


Gjumin e bëj të qetë: si të jem pasha?!


Askujt nuk i kam borxh


As që i kam zili ata që pa djersë vunë para


Jeta e tyre? Katran e blozë...


 


6 janar  2015


 


Dafina e lavdisë


 


Dafinën e lavdisë ia vë popullit tim


Që faqen  e ka të bardhë  historikisht


Po kurrë unë nuk këndoj për biçimë


Që e heqin veten si shënjt apo Krisht.


 


Kurrë nuk këndoj për mite të rreme


Nga ato soj që kraharorin e bëjnë gropë.


Të tillët, për mua, janë vemje


Kam qejf që nga pushteti t'i përzë me shkop.


 


Nuk bëjnë shtet, por duan veç pushtet


Karriken e pushtetit as që duan ta lëshojnë


Sikur t'i lësh, duan të qëndrojnë për jetë


Duan si monarkët: brezash ta trashëgojnë!


 


Pak, po panë që i zbresin nga kali,


Zënë e jargaviten sikur do mbrrijë kiameti


Nuk ka më keq, kur ëngjëll hiqet djalli


Makiavelistë të kulluar: Qëllimi është pushteti!


 


Dhe mezallla s'e ngopen.Na marrin si dele


Që kur nuk kemi "sanë", zëmë e hamë bar


Pushtetarët që s'punojnë për popullin, janë vemje


Dhe kurrë për të tillë, nuk kam për të kënduar.


 


10 janar 2015


 


 


Një stafetë që duhet të vdesë.


 


Po. Është një "stafetë" që duhet të vdesë


Të zhbëhet dhe të ikë pa nam e nishan


S'ka më të turpshme (nga brezi në brez)


Shtet! A ke llogaritur sa janë bërë "kurbanë?"


 


E kam fjalën për "stafetën e zezë"


A ndryshe siç quhet ajo e hakmarrjes


Mesjeta u rikthye: për faqe të zezë


Pushtetarët  rrinë si "jashtëvalles"


 


Sikur ç'ndodh,as që u prish punë


Të vrasësh e ngujohesh në shekullin njëzet e një?!!!


Tek shoh të ngujuarit, mua më zë me shkumë


Dhe mallkimin lëshoj mbi pushtetarët, pa veçuar asnjë.


 


7 janar 2015


 


"Puplat" e pushtetit *


 


"Puplat" e pushtetit nuk i dua


Jam "ngrohur" prej tyre dikur


S'ka dreq që më  ndryshon mendjen mua.


Pushtet nuk do pranoja kurrë.


 


Se është një kalë që më hipën


Ka peshë të rëndë:si elefant!


Halleve të njerëzve nuk u përgjigjem


Këto "pupla" më  mbushin me inat.


 


"Pupla" të tilla ma shpojnë trupin me gjemba


Dhe veten hiç nuk e ndjej rehat


Për këto "pupla", kurrë nuk më shkon mendja


Kam aq alergji,sa bërtas:- Larg prej meje! Larg...



* Kam qenë kryetar i pushtetit të parë pluralist   në vitin 1991 dhe kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Që atëherë as më shkon mendja për pushtet. Pak qëndrova vërtet, po ndava tridhjetë hyrje në qytet dhe  dhashë rreth  100 truaje në zonën më "palcë" të Fierit. Përfaqësoja PD (unë jam i djathtë) në zonën "Qendër" ku sapo dy fshatra(Sheq i madh dhe Sheqi i vogël) iu atashuan qytetit.


16 mars 2003


Tiranë, 12 janar 2015






(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora