Kulturë
Vahit Nasufi: Këngë për Sali Bajramin
E enjte, 08.01.2015, 07:59 PM
Vahit Nasufi
KËNGË PËR SALI BAJRAMIN
Nënë Kosova ka dhënë besë -
Pa rapsodë kurrë nuk mbesë!
Toka ime me plotë ar -
Lind e rritë shumë këngëtarë!
Në mbarë Kosovën, n`fshat e qytet -
Këngëtarë lindin për çdo vjet,
Malisheva po bën lumë -
Këngëtarë t`mirë, unë pata shumë!
Thotë Drenoci - jam krenar,
Që e rrita një këngëtar,
Sali Bajramin - gojëbilbilin,
Këngët e tij, kënaqin secilin!
Baba i tij ishte rapsod -
Këndoi shumë ai odë më odë,
T`birit këngën ia impononte -
Për trashëgim e këshillonte!
Kur i mbushi shtatë - tetë vjet -
Me vete e merrte babai i vet,
Nëpër dasma kudo që shkonte -
Të këndojë, Saliun e çonte!
Kaloi rininë pa lumturi -
I vdiq baba e la të ri!
I thoshte baba Sali, bre djalë,
Këngën kurrë, ti mos e ndalë!
Pesëdhjetë e gjashta, ishte atëherë -
Kur policia i shkojnë në derë...
Nga regjimet komuniste -
Akuzohej për këngë nacionaliste!
Një vendim e ka nënshkruar -
Të shkojë n`polici e ka detyruar!
Për një bisedë informative -
Zbaton urdhërin e zemërzinjëve!
Me aftësitë e vetvetes -
Përballoi sfidat e jetës!
Sharkinë prej dore nuk e lëshonte -
Me këngë hallet i përballonte!
Spesh i ndodhte t`këndojë vetë -
Por, më shumë këndoi n`duet,
Këndoi shumë dhe me të ndjerin -
Me Riza Bllacën, Ramush Ymerin...
Feriz Krasniqin, kushëri e kishte -
Me të zëri mirë i pajdiste!
Kënduan së bashku, disa vjet,
Nuk ishin pak, por, katërdhjetë!
Nëpër dasma, larg kur shkonin -
Vështirë e kishin të udhëtonin,
Të dy kishin nga një kalë -
Për lakmi - kuaj me shalë!
Këndonin këngë folklorike -
Për shumë ngjarje historike,
Për çdo këngë, mjeshtrinë e kishte -
Patriotike dhe ashikishte!...
Ky rapsod, përveç folklorit -
Kishte prirje dhe prej humorit!
Sa herë fliste, ja vënin veshin -
I çonte dasmorët me lot t`qeshin!
N`verë t`vitit gjashtëdhjetë e gjashtë -
Me Ferizin, të dy bashkë,
Në Langolen të Anglisë -
Rritën famën e shqiptarisë!
Në festivalin ndërkombëtar -
U shpërblyen me vend t`parë!
Nga çiftelia dhe sharkia -
U habit
krejt
Sali Bajrami i madh ka qenë -
Me Ferizin, dy doajenë,
Në Langolen morën trofeun -
Nderuan kombin dhe Atdheun!
Shtruan pyetje shumë gazetarë -
Prej nga janë këta këngëtarë,
Që e morën vendin e parë?!
Nga Kosova janë dy shqiptarë!
Repertor të gjërë kishin -
Qindra këngë përmendësh i dishin!
Këndonin këngët e të parëve -
Nga gjitë trevat e shqiptarëve!
Smundja e rëndë një kohë të gjatë -
Shtriu Saliun, përmbi shtrat!
I tha këngës - mos mbajë shpresë -
Ti jeto, se unë do t`vdesë!
Filloi sharkia të rënkoi -
Pse Saliu, më harroi?
Mjeshtër i madh ishte për mua -
Pesëdhjetë vjet e kam shoqërua!
Moj sharki, s`të kam harruar -
Por, s`më munden këmbë e duar,
Edhe zëri gati m`ka shkuar -
Si duket vdekja më është afruar!
Mos ki dert, ti moj sharki -
Për ty lindin shahira t`ri,
Kurrë jetime s`të lënë shqiptarët,
Trashëgim t`kemi nga të parët!
E vërtetë është fjala jote -
Por, s`i besoj unë kësaj bote!
Unë, do t`rri e varur në mur -
Sali Bajrami, nuk lind më kurrë!
Mirë, Saliu e kishte hetuar -
Vdekja shumë ishte afruar!
Gjashtëdhjetë e tetë, pa i mbaruar -
Zemra e tij, rrahjet ka pushuar!
Dymbëdhjetë gusht, tetëdhjetë e shtatë -
Pa hyjë ende në mesnatë,
Më njëzet e një e shtatëmbëdhjetë -
Sali Bajrami, ka ndërrua jetë!
Porsa Saliu ka ndërruar jetë -
Akrepi i orës, nuk shkoi përpjetë!
Ajo orë rrinë n``mur gjithmonë -
Vdekjen e Saliut, na e përkujton!
Toka e zezë, pra na e mori -
Yllin e madh nga folklori!
Që ndër ne, më nuk jeton -
Por, vepra e tij, ende ndriçon!
Dallëndyshe me krah të zi -
Një lajm t`hidhur ta shpërndani -
Se ndërroi jetë, Sali Bajrami!
Varri i tij, t`mos rrafshohet -
Pllakë mermeri i ndërtohet,
Midis pllakës n`fotografi -
Më poshtë shkruan e mri i tij.
Sali Bajrami legjendë e rrallë -
Vepra e tij, e mban të gjallë!
Për shum këngëtarë mbet idol -
Për folklorin mbet simol!