E premte, 24.09.2021, 01:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Botues i dobët

E merkure, 17.12.2014, 08:50 PM


NEBI DRAGOTI

DY KRITIKA LETRARE:

BOTUES I DOBËT

Jo rrallë ndesh gjatë leximit të shtypit letrar,veçanërisht të poezisë, apo edhe botimeve të librit artistik fjalë të pakuptimta të cilat prishin vlerën e vargut.Vjen kjo nga pakujdesia,që tregon botuesi për materialin ose është rrjedhojë e moskokëçarjes,ose mospërgatitja e duhur në këtë fushë.Çuditërisht,dikur ,në një gazetë partiake,që botonte faqe letrare,gjejmë të përziera vargjet e Nolit me vargje të autorëve bashkëkohor.Kjo të le të kuptosh që ke të bësh,thjesht,për të mbushur faqet e gazetës,për të botuar sa më shumë firma për afera komercializmi.Një dukuri e tillë është e pafalshme ndaj çdo krijimi letrar dhe prandaj kërkohet të tregohet më tepër kujdes dhe përgjegjësi.Na takon të lexojmë deformime foljesh edhe në kohë e vetë,deformime emrash e mbiemrash.Nga volumi poetik “Mall i zhuritur” renditim të keqshkruara:”kishtje sjelle të qytetëruar” ,”kënaqaqesi”,”për të kënduar filloj e zej”.Në një volum tjetër,”Striptizë në shpirtin tim” lexojmë:”…dhe t’ia dhisja një udhe të vjetër”,”buballenjë”etj.Për ilustrim të vëzhgimit me shembuj të kësaj natyre vazhdojmë dhe me volumin satirik “Karrierëzinjtë”:tek foljet ”qeshim”, “mbajmë” ndryshohet veta e foljes dhe shkruhet “qeshin”,”mbajnë”,në vend të fjalës”djajë” shkruhet fjala “djalë”,vargu “më turren pas mua një karrierist”.Përdorime të tilla ulin edhe reputacionin e botuesit.Duke e shkruar fjalën tjetër për tjetër humb edhe figuracioni i vargut këtu:”Eh,socializmi ç’na solli”,ku duhej “Eh,socializmi ç’na polli”.Me shembuj të tillë vazhdon gjatë.Gabime  në ndërtim fjalie dhe  shkrim  fjalësh gabim duken edhe në flashet televizive.Nëpërmjet këtij shkrimi u jipet sinjali botuesëve :”Gjuhën shkruaje si duhet dhe në standartin e aprovuar!” Serioziteti i botuesit,i redaktorit ,që merret me veprën duhet të jetë i gjithanshëm dhe në lartësinë e duhur.Veç kësaj edhe i duhet kërkuar që të jetë i tillë.Në fokus,sa sipër,këtu ka edhe një të keqe të madhe:në poezi ka autor që nuk përdorin shenjat e pikësimit.Përdorimi i shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe të shkruar ka vlerën e vet dhe ndihmon në mirëkuptim të asaj që kërkon të transmetojë autori tek lexuesi.Këtu nuk duhet të influencohemi nga autorët e huaj,se si e shkruajnë poiezinë.Ne duhet të zbatojmë rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.Kjo kërkesë,së pari,është detyrë e botuesit.Në këtë drejtim nuk duhet të ketë tolerancë.Qëndrim vlerësimi tjetër për këtë problem nuk ka .Tjetër,duhet përqëndruar vëmendja:rezulton edhe një gabim,por…që bëjnë sikur nuk e kuptojnë ose nuk kanë një vizion të qartë për gjuhën shqipe që duhet të jetë e një standarti.Gjuhë me dy standarte nuk duhet të ketë.Një gjë e tillë e ndanë,e përçan kombin.Madje jam plotësisht kundra mendimit,që është lakuar në segmente të veçanta,me idenë se dhe gjuha duhet të mbështetet tek koncepti i liberalizimit të saj.Proçka këto që mbajnë në vetëvete ekstremitete të dëmshme dhe e sjellin gjuhën shqipe në shkatërrim,në copëzime dhe ndasi sociale,krahinore,kombëtare,ku e ka të vështirë shqiptari të komunikojë shqip me shqiptarë që kudo ndodhen.Madje,edhe politika qeverisëse,duke u aktivizuar ministria përkatëse,duhet të ngrihet kundër këtij fenomeni regresiv.Me të madhe duhet kërkuar që të zbatohet përdorimi i ligjëruar i gjuhës standarte,sidomos në gjithë institucionet shtetërore.Në këtë  drejtim shteti ,për shkelësit shteti duhet të aplikojë edhe gjoba..

…HUMBET DHE TALENTI

Një mori firmash vërshojnë redaksive.Shyqyr që ka edhe redaksi elektronike.Mirë kjo,por mungon konkurenca e ndershme për të dhënë më të mirën që botohet.Kjo e mirë ka kërkesat e veta,por unë nuk desha të ndalem e ta analizojë,sigurisht,në prizmin kritik.Shkurt,kjo konkurencë duhet parë në shtjellimin tematik dhe trajtimin artistik etj.Të parët janë redaktorët që njihen me këtë krijimtari dhe këtyre u takon ta bëjnë publikimin e artit të vërtetë përpara lexuesit tonë.Por…ka neglizhencë…ka subjektivizëm…ka paaftësi në punën redaktoriale…ka hatër e sy njerke…ka inate primitive etj.Ky qëndrim vetëm dëmton dhe nuk ka asnjë pikë serioziteti.Në një shkrim,dikur,përcillja  dhe mendimin:”…mos vallë,kjo që botohet,(sidomos për debutantët e kam)është ajka e poezisë shqipe që shkruhet sot në Shqipëri,Kosovë a gjetkë?Kjo nuk do koment. Pastaj,në gjithë botimet që bëhen nuk shikon që të përfshihen krijime nga gjithë trevat shqipfolëse.Ka redaksi me kërkesa burokratike:”jo,duhet e shkurtër”nuk botohen krijime të gjata ,se u zë vend,…kështu që nuk botohet edhe poema.Kërkesa me problem komercializmi janë këto.Me të tilla kërkesa e të tjera të kësaj natyre,dëmtohet letërsia.Këto qëndrime të këqija kanë për pasqyrë botimet e dobëta që janë bërë në këtë tranzicion.Këu nuk duhet përjashtuar edhe thënia që qarkullon në publik:”Bëhesh poet dhe me lekë”.Analizën e kësaj shprehje le ta bëjnë botuesit.Më e keqja,në botimet letrare shihet edhe dukuria negative:ka edhe cenzurë në prizmin politik:ky është i këtij krahu…t’ia botojmë.Ai është i krahut tjetër.Ose me këtë nuk e kemi muhabetin mirë etj.etj.Kjo duket tek ndonjë gazetë që e mban veten për “politiko-letrare”.Këtu nuk ka koncepte të qarta për letërsinë.Në pluralizëm kjo është për të qeshur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora