Kulturë
Ramiz Lushaj: Dekanti i Llesh Zef Doçit të Lurës
E diele, 24.08.2014, 10:09 AM
LEKSIONE NGA DEKANATI I LLESH ZEF DOÇIT TË LURËS
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Me një “Centaur” 32 tonësh të markës angleze me shofer një djalë nga Vlora u nisa nga kantieri i prodhimit nr. 2 tek vinçi “katërmeterkubshi” tek “Ura e Telit” në Bujan për në Dushaj të hidrocentralit të Fierzës. Aty zhdripa për me shkue tek shkolla e mesme profesionale me degët ndërtim, elektrike e mekanike, e cila kualifikonte ndërtimtarët e veprës së dritës për nevojat e saj të ditës e përspektivës. Tue ec rrugës u takova me një burrë të shtatshëm e të pushtetshëm, trupadrejt si lis, mjaft i afërt në bisedë po folke me “qitje të largët”. Ishte Llesh Zef Doçi i Lurës, njëri nga ata burra të lartë që kishte vend e rend për mirë në “Universitetin popullor të Dibrës” me pleqnitë, me filozofitë e veta. Nga permendja e vargjeve e kuptoja se e njihte mirë edhe të madhin Gjergj Fishta, gjeniu i letrave i ndaluar nga shteti monist. Koha përballëse i shkruhej në rrudhat e ballit. Në dritën e syve rrezatonte mirësi. Në meditimet e të foluren e tij vrellonte mençuri.
Tek
shkolla e Fierzës nxanësit e mbasdites ishin në mësim pa shkëputje nga puna, po
roja e derës na e dha të drejtën e hymjes brenda pasi Lleshi ishte mik i ardhun
nga larg, nga Lura, i mbajtun
-Asht’
baba i Dod Doçit... – i thashë rojes së shkollës, i cili u çel në fytyrë e i
foli do’ fjalë të mira për Dodën. Ato fjalë ishin aq lëvdata saqë si thuhej
asokohe në politikë: “
Atëherë
Llesh Zef Doçi i Lurës e ndali hapin dhe e kqyri rojen ngultas e fytyrëqeshur.
Ndoshta deshti me e dit’ a janë fjalë ajri apo ari.
2.
Llesh Zef Doçi i Lurës para e unë mbas tij, i sy kaluam me plot ndalesa stendat në korridoret e mëdha e të gjata në tre katet e shkollës së Fierzës. I kisha pa edhe herë të tjera, ndaj më dukej sikur kishim shkue “për inspektim” aq me vëmendje i shihte ato. Gaboja asokohe. Sigurisht, përngutje. Lleshit nja 50 vjeçar ende i rrinte zgjuar pasioni i detyrës fisnike të mësuesit, prej së cilës ishte nda’ përgjithmonë prej saj, pasi kishte krye detyra të ndryshme shtetërore në Lurë e qytetin e Dibrës, në Sllovë, Kastriot, etj. Tani, në dekadën ’70, ai kishte kalue dy vite sfidë, ndoshta nga ma të vështirat në jetën e tij krenare, elitare. E kishin luftue padenjësisht në karierë, po nuk e kishin mposht në zemrën e shpirtin e tij dinjitar.
Si
djalosh 20 vjeçar e dveta në tepri: “A e dinë fëmijët e tu e të vllaut
(Markut)... për ardhjen tuaj në Fierzë?!”.
Ai kishte ardhë tek Doda..., po mendjen e kishte edhe tek djali tjetër, tek ma i madhi, tek inxhinieri gjeolog, Prenga. Ai mbetej i mendimit se Doda i kujtonte rininë e tij dhe Prenga ma shumë “pleqërinë” e tij. E hante meraku që fëmijët e tij mos t’i rritke jeta para kohe, as me i vnue jeta përpara, as mos me i lanë jeta mbrapa, po me ecë rrugës së gjatë me hapa e shpirtin e vet, me krahë hapët për fis e miq, me i pri’ vet punës së vet. Me i ndjet’ kohës drejt e pa i pushue punës...
I pazakonshëm ishte Llesh Zef Doçi i Lurës për mend e kuvend. Ndoshta edhe i jashtëzakonshëm. Ai ishte një “universitet popullor”, në “katedrën” e tij ishte vet dekan e shkuar dekanit. “Leksionet” e tij i kanë qëndrue kohës.
3.
Disa herë ia përserita fjalët: A ta thërras Dodën... nga ora e mësimit?
Llesh Zef Doçi i Lurës nuk hapte udhë. As unë nuk arrija ta konceptoja atë njeri të fismë, i ardhun nga Lura në Fierzë tek pritke në korridoret e shkollës tue pa stendat e shumta e nuk e thirrke djalin e vet pa e mbarue orën e mësimit. Pas pak dolëm tek dera kryesore e shkollës. Mbas pak minutash e mora vesh se ai kishte qënë dikur mësues. E tashti po lexoj në libra se e ka lanë emrin e vet në breza nxanësish.
Aty kishte ardhë edhe shoferi vlonjat i Centuar-it për me marrë leje një mujore nga shkolla për dikë të vetin, pasi në punë e kishte gjet’ zëvendësuesin, dhe i ecte rroga pa kanë aty. I shkruhej emri në bordero. Unë kisha marrë përsipër t’ia kryeja kit’ kërkesë të tij në atë mënyrë që pothuaj mos me iu rregjistrue asnjë mungesë. Sikur të ishte në shkollë. Mugesat e shumta sillnin moskualifikim simestral ose vjetor, mbetje për vjeshtë apo përjashtim nga shkolla.
Tek dera e shkollës u veçuam pak prej Llesh Zef Doçit të Lurës dhe ia kallxova shembullin e tij. Atypëraty hoqa dorë nga premtimi për një “leje një mujore pa mungesa” në shkollë për njeriun e tij. Ai, djaloshi vlonjat, u merzit bajagi prej meje e më tha se malësori nuk e ka fjalën kështu. Për me e shlye sadopak (jo)gabimin pata shkrue në gazetë për mirë për atë shofer vlonjat që punonte për vitet që vijnë, ecte ma shpejt se koha.
Ai leksion i Llesh Zef Doçit të Lurës asaj dite m’u duk se “më la në klasë”, po ishte një provim që më vlejti tanë jetën, veçmas përsa kohë isha i emëruar një ndër instruktorët e rinisë për shkollat e rrethit të Tropojës, kur shkova student në Tiranë, e, tevona si drejtor i Qëndres Kulturore të Fëmijëve (Shtëpisë së Pionierit). Më kujtohej shenjtëria që kishte Llesh Zef Doçi i Lurës për shkollën, për vendin e dijeve, njerëzit e dijes, për profesionin e tij.
4.
Rrugës për tek kafja i thashë Llesh Zef Doçit të Lurës se kam me shkruejt në gazeta për kit’ vizitë të tij në veprën e madhe të dritës, në Fierzë, e cila asokohe kishte deri mbi 10 mijë vetë në frontet e saj. Nisa ka e dveti për Lurën e Fierzën... Ai po ecte pa e thanë kurrnji fjalë. Pa astenji përgjigje. E ndali hapin. U kthye prej meje. M’i lëshoi sytë sikur po më lexonte ma shumë apo do më thoshte diçka ma tepër.
-
-Trofta – i thashë me merziti, pasi ma ndrroi temën e bisedës.
- A e din se trofta, megjithëse asht’ peshk i mirë, ecë lumit të Valbonës përpjetë, kundër rrjedhës së lumit të vet të pastër.
Çka me i
thanë?!
E pa se nuk isha ka i bie kurrkund në ta alegorisë së tij e më futi ma andej në thelluta filozofike të odës dibrane, të universitetit popullor të Dibrës, të urtive - pleqnive të tij.
-A e ke
parë Valbonën e kthjelltë se aty, pak më andej ku bashkohet me Drinin e
turbullt ecë gjithë atë rrugë, qindra metra, duke e ruajtur pastërtinë,
kaltërsinë e bukurinë e vet. Dy lumenjtë kanë gjithë jetën që e bëjnë detyrën e
vet. Drini vjen i turbullt. Valbona don me mbet’ e kthjelltë. Prej aty ku
Valbona e humbet kthjelltësinë ajo nuk thirret lumi Valbona, po lumi i Drinit.
Në këtë jetë, në brezat e vet, njerëzit është mirë me mbetë Valbonë.
Atëherit, tue pasë para vedit një djalë 20 vjeç, që shkruante me pasion me dhjetra artikuj nëpër gazeta e revista të kohës nga Fierza në Tiranë, që merrej masivisht e aktivisht me rininë, Llesh Zef Doçi i Lurës nisi me më dhanë “leksionin” ma të thjeshtë: më tha se “ishte i prekun”... I kishte ra pikës. E dija çka domethanë kjo fjalë. Edhe në vendlindjen time, në ma të bukuren e botës, Tropojë, dikë që shteti i kohës nuk e shihte me sy të mirë, për mos me e rëndue me terma politik e ideologjik të ditës, i fokusonin e deshifronin të gjitha në një fjalë të vetme: “i prekun”...
Asokohe
pata folë bukur shumë e gjatë me Llesh Zef Doçin e Lurës e më pati lanë në
memorien time një respekt tejet të madh për ditunitë e tij në sjellje e në të folune,
në praktikat e filozofitë e tij. Ai e kishte ngrit’ dekanatin e tij prej
brezash, prej atëherit, për sot e për nesër. Ngaqë baja shumë shkrime në
gazeta, nganjëherë edhe dy a tri në një numër gazete të Tiranës, të lypshin me
iu dhanë ndonjë pseudonim. Një prej tyre ishte Rali Lura. Emri i parë kishte
inicialet e emrit, emrit të babës e mbiemrit tim, kurse të dytit, si mbiemër, e
lashë “Lura”, në respekt të atij burri të fismë e të ditur, Llesh Zef Doçit të
Lurës. Prej asaj kohe e deri më sot, gazetari e regjisori i TVSH, Ilir
Buçpapaj, më thërret me kit’ emër.
5.
Atë ditë, kur hymë me Llesh Zef Doçin e Lurës në një kafe të madhe në Dushaj, aty afër shkollës së mesme, lëvizën gjithato karrike e njerëzit u ngritën në kambë. Disa njerëz në tavolina deshën me na e lëshue vendin. A i njef – e dveta. Jo – më tha. E kuptohej: ai ishte njeri stoik e magnetik edhe kur hidhte hapin e lëvizte dorën, le më kur folke apo qeshte: burimonte dritë.
Prej aty
u kthyem prapë tek “shkolla e natës”.
Tek dera e jashtme e shkollës së Fierzës, në të djathtë të saj, pa hy’ brenda territorit, ishin shkoq dy gurë të murit të jashtëm e kishin ra në trotuar. I kapi me dorë herë njanin e herë tjetrin e i ndoi në vendin e vet. Gurët zunë vend. Shkuen ku duheshin, po nevojiteshin materiale e mjete pune për me i rregullue si e don mjeshtria e ky vend i dijes.
-Ç’ka je ka ba, bre burri i dheut? – i thashë. Edhe ndonjë tjetër foli sikur une.
Llesh Zef Doçi i Lurës u kthye prej meje e po i vinte keq me më qortue, po ndoshta nuk pati as kohë se ra zilja e përfundimit të orës së dytë të mësimit. Ai veç më tha: Një gurë e rrëzon një mur, një gur e ngren një kullë”. Ia dhamë dorën njani-tjetrit me falmeshendete e u ndamë si dy miq të njoftun prej kohësh, ndërkohë që kishim ndejt veç pak orë sëbashku në Dushaj të Fierzës.
Para disa kohësh më ra rruga andej nga shkolla e bashkuar në Dushaj të Fierzës dhe, pas 38 vitesh, në murin e jashtëm, në të djathtë të derës së shkollës, kishin ra mbi dhjetë gurë që i ngritën ndërtuesit e veprës së dritës. Muri po dëmtohej edhe në anë të majtë të derës. M’u kujtuan ata dy gurët që i rivuni Llësh Zef Doçi i Lurës...!
Historiani, publicisti e poeti i mirënjohur mirditor Nikollë Loka e ka shkrue një monografi “Llesh Zef Doçi i Lurës – forca e mendjes, pesha e fjalës”, ku më ftoi edhe mue të jem recensent i kësaj vepre me interes shkencor historik. Edhe djemtë e Lleshit e të Markut ishin dakord. Iu faleminderit. Një promovim nderimtar, dinjitar, elitar, iu ba kësaj monografie me 300 faqe, më 31 maj 2014, në fshatin turistik “Lura” tek Gjiri i Lalzit. Veprimtaria ishte një nderim i lartë për një prind të lartë, për një personalitet meritor, për një njeri me vlera kontributive... Aty mësova një fakt të madh, një të vërtetë për kohën e brezat: kjo “Lura” e dytë, një fshat turistik i madhërishëm mes pishave, pranë detit, afër kodrave, i ka themelet tek Llesh Zef Doçi i Lurës, i Derës së Parë të Lurës. Lartësi e dritë i dhanë fëmijët e vet me familjet e tyre. Të dy Lurat i bajnë nder njana-tjetrës, i ngjajnë njana-tjetres, kanë histori të përbashkët në lartësi të maleve e në breg të detit.