Kulturë
Kisha e parë në botë u bë në Kosovë
E premte, 22.08.2014, 09:40 AM
Kosova mund të jetë djep i krishterimit në Ballkan nëse jo në Evropë dhe më gjerë. Një ekip i arkeologëve turq po pretendon se gjeti themelet e tempullit fetar në zonën e Ulpianës.
Në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.
Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.
Shefi i
ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend,
"Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm", tha Cetinkaya.