E premte, 26.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Jahjaga motori i luftës kundër terroristëve islamikë

E hene, 11.08.2014, 07:33 PM


Atifete Jahjaga në fjalimet e saj ka paralajmëruar shpesh për dukurinë e ekstremizmit fetar. Pas aktit monstruoz të Lavdrim Muhaxherit muajin e kaluar, ishte sërish shefja e shtetit ajo që ftoi në Zyrën e saj krerët e institucioneve të sigurisë duke dhënë sinjale për betejën kundër radikalëve dhe terroristëve islamike.

Më 12 dhjetor të vitit 2013, Presidentja Atifete Jahjaga po mbante një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe po paralajmëronte se Kosova rrezikohej nga radikalët që po marrin pjesë në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

Në atë kohë, ajo kërkonte nga organet e drejtësisë të ndërmerrnin masa dhe të ruanin sigurinë e Kosovës, rajonit dhe të botës nga ekstremistët.

“Megjithatë, ne po sfidohemi me problemin e radikalizimit, në këtë rast, siç po përballen edhe të gjitha vendet e tjera që kanë shtetas të tyre të përfshirë në konfliktin në Siri”, kishte thënë Presidentja Jahjaga.

Por, beteja e hapur e Jahjagës kundër të dyshuarve për terrorizëm kishte nisur qysh kur kishte marrë mandatin e Presidentes së Kosovës, më 7 prill të vitit 2011.

Për dallim prej udhëheqësve të tjerë të shtetit, Jahjaga ka dal hapur kundër veprimeve ekstremiste të qytetarëve të Kosovës, të cilët po bëheshin pjesë e luftërave sektare në Siri e Irak.

Mirëpo, reagimi më i madh i mekanizmave të shtetit vjen vetëm kur janë vrarë më shumë se 16 qytetarë të Kosovës në këto luftëra dhe që dyshohen se qindra të tjerë janë rekrutuar dhe po prisnin t’iu bashkoheshin organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nusra, të cilat po bëjnë luftë sektare në Siri e Irak.

Edhe kjo me iniciativën e Presidentes. Ajo para pak ditësh, thirri në takim udhëheqësit kryesor të sistemit të drejtësisë dhe nga ta kërkojë që luftën kundër terrorizmit ta kenë prioritet. Madje, Presidentja Jahjaga para një jave kishte takuar edhe Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit, Sylë Hoxhës. Atij i kishte thënë se Prokuroria, Policia dhe AKI’ja duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm në luftë kundër njerëzve të dyshuar për terrorizëm.

Po ashtu, Shefja e Shtetit mblodhi në një vend edhe Kryeministrin Hashim Thaçi, Kryeprokurorin Sylë Hoxha, Shefin e Policisë, Shpend Maxhunin e Shefin e AKI’së, Bashkim Smakaj. Në këtë takim Presidentja kishte thënë se është e domosdoshme bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjërë. Ndërsa në ditën kur u zhvillua operacioni tha se qëllimi është që të gjitha ata që paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit do të përballen me ligjin.

“Presidentja Jahjaga theksoi se ky operacion ka për cak përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre që kanë nxitur dhe inspiruar veprime që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, të qytetarëve tanë, të rajonit dhe më gjerë. Presidentja Jahjaga falënderon në veçanti pjesëtarët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës për punën e palodhshme për të identifikuar dhe parandaluar rreziqet që i kanosen Kosovës dhe aleatëve të saj strategjik nga terrorizmi. Ajo vlerëson edhe punën dhe angazhimin e Prokurorisë së Shtetit në vendosjen e sundimit të rendit dhe të ligjit”.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora