E premte, 26.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Kush asht profesori komunist Nasho Jorgaqi?!?

E marte, 17.06.2008, 09:45 PM


Kush asht profesori komunist Nasho Jorgaqi?!?

nasho-jorgaqi.bmp (Ne foto Nasho Jorgaqi) Kohet e fundit, kur ne gazeten SHEKULLI Nashua beri ate shkrimin famkeq ne te cilin na mburrte agjentin serb Mirash Ivanajn, une fillova te thelloheshe rreth ketij profesori komunist.

U vuna ne kontakt me miq te mij te cilet me derguen disa te dhana rreth tij. Nderkaq rreth ketij shkrimi une publikova nder disa gazeta-online repliken time: http://kosova.albemigrant.com/?p=2267 .
Me gjithese shkrimin e publikova, edhe tashti vazhdojne te me shkruejne miqt, qe e njohin kete profesor komunist.
Ja se çka me shkruen njeni:

“……… Sa per N. Jorgaqin ate e permend si sigurims i ndjeri Gaqo Peci, biri i patriotit Sotir Peci. Ne librin me kujtime qe shkroi Gaqoja mbasi doli prej burgut e permend Nashon si person sigurims e te pabese. Mbasi ishte bere mik me Gaqon per te shfrytezuar letra e kujtime te Sotir Pecit per Fan Nolin, kishin pasur korrespondence bashke. Por kur e arrestuan Gaqon ia kishin nxjerre ne hetusi letrat qe Gaqoja ia kishte derguar Nashos me disa kritike per letersine e realizmit socialist…

Nashoja duhet te jete rekrutuar ne vitet e para mbas clirimit, qe kur ishte gjimnazist ne liceun e Shkodres. Me vone, ndoshta me deshiren e tij, Nashoja u perdor edhe kunder te arratisurve ne Belgjike etj, per te cilet shkroi dhe librin “Mergata e qyqeve”.
Lidhja qe po tregon ti e Nashos me Kiu (Irakli) Bozon e zbulon edhe me mire mundesine e rekrutimit te tij. Irakli Bozo ka nje vajze qe quhet Kaliopi, pra lidhja midis Nashos e Irakliut duhet te jete tek gjyshja e Nashos dhe e Kiut sepse emrin e nenes nuk e merr vajza po mbesa e merr emrin e gjyshes.

Une nuk e dija faktin qe Nashoja ishte sigurims dhe parvjet u perpoqa ta nderonim ketu ne Amerike per te promovuar biografine qe ai shkroi per Fan Nolin, meqe ky liber me kishte pelqyer dhe Nolin e kam dobesi. Nashoja ka nje pamje te lezecme dhe sillet si babaxhan, me keto tipare ai ka genjyer shume persona edhe mua ne te kaluaren.

Kur vajta vjet ne Shqiperi, shoket e mij me thane se Nashoja kishte qene spiun, se Gaqo Peci kishte shkruar per te, etj dhe kur e takova u grinda me te. Ai nuk heq dore nga lidhjet me komunistet sepse ia ka pare te mirat. Madje nje shok me tha se ka qene sigurims me graden kolonel, gje qe tregon se ai ka qene ne kariere sigurimi qe perpara se te hiqeshin gradat.
Qofsh mire, xxxx YYYY. “

Ja se çka dij une Paul Tedeschini per Nasho Jorgaqin.

Ai ka ba gjimnazin ne Shkoder fille mbas viteve te mbas-luftes (qe gabimisht quhet “mbas Çlirimit”). Ai ka qene leva e partise komuniste dhe si vegla edhe te organeve te sigurimit, dhe se bashku me shume te tjere nga jugu i kan pase sjelle ne gjimnaz per te eleminue studentat shkodrane demokrat, bij te demokratve shkodrane me kulture europiane. Shumica e tyne vijshin ne shkolle te armatosun dhe i rrihshin keto studenta, prej te cilve shume kan perfundue neper burgje dhe kampe perqendrimi.

Nji i tille ka qene edhe ky i famshmi i jone Nasho Jorgaqi, te cilit si shperblim partia komuniste dhe sigurimi ia hapi te gjitha dyert e perparimit per studime, ndersa shoket e vet te shkolles, me tradita demokratike dhe te rritun neper familje me kulture prendimore, dergjeshin burgjesh e neper kampet e perqendrimit.

Veç kesaje ky ka qene kushri i ngushte nga nana me ish komandantin e brigades se 9-t partizano-komuniste Irakli Bozo, i cili qe nga Mbas-lufta e deri vone ka qene nenkryetar i Gjykates se Larte. Ai vinte ne Shkoder dhe kryesonte gjyqet e famshme politike kundra intelektualve demokrat. Ish prokurori famkeq komunist xhelati i famshem Aranit Çela kerkonte pushkatime dhe kryetari Irakli Bozo, kushriri i Nashos, jepte vendimet per pushkatim.

Dhe na presim qe keto Nashot te na i hapin dosjet e krimeve komuniste!!!!!
Jo zotni, dosjet duhet ti hapim na vete. Jo ato dosje qe jane neper ministrina dhe qe vazhdojne te mbesin ne dyert e tyne, por dosjet qe kemi neve vete ne trunin tone, ku i kena te shkrueme te gjitha krimet e asaje kohe te zeze. Prandej asht detyre e imja, asht detyre e jotja dhe detyre e gjithkujte qe ka perjetue ate periudhe xhelatash, te shkruej e mos te rrij indiferent tue prite qe bijt e xhelatve te hapin dosjet e baballarve te tyne.

Nji brezni e tane intelektualsh shqiptar me kulture europrendimore, pa dallim krahine e pa dallim besimi, jan torturue, jane masakrue, shume jane pushkatue dhe shume jane dergje neper burgje e kampe perqendrimi. Dhe familjet e tyne kan hjeke te zezat e ullinit nga perndjekjet e psueme.
Me eleminimin e ketyne intelektualve, u krijue nji boshllek i madh kultural, i cili u zevendsue me “intelktuel-Njeriu i ri” nji prej te cilve asht edhe Nashua ne fjale. Mjafton te lexoni shkrimin “Vlerësimet e Enverit dhe Kadriut për ‘Mërgatën e qyqeve” ne gazeten “Tirana Oserver” http://www.tiranaobserver.com.al/20050601/intervista2.htm . Nder te tjera aty thuhet se liberi i spiunazhit “Mërgata e qyqeve” ka qene në sirtarin e Kadri Hazbiut. Ja se ç’fare komenti kam lexue ne gazeten KOHA E JONE http://www.kohajone.com/komente.php?idm=19056&psize=20&page=2 :

“Spiuni Isuf Mullaj mundohet,kot me e godité “biografiné” e tij tue n’a gallzue péralla.E kimi né mendé botimin e turpéshém “Mergata Qyqéve”té “shkrimtarit” Nasho Jorgaqi.Tashe Isuf Mullaj lavédéron Mbretin Zog dhe n’a thoté qé ka pasur njé “detyré” n’Oborrin Mbretnor.Mbos té harrojmé se ka trathtue qindra Shqiptar me familje qé veprojshin pér shllirimin e Atdheut nga komunizmi.Rinija shqiptare e diné shumé miré kush ishin enveritet té vérteté si ky personi qé po justifikon “aktivitetin” e tij.Doté ishte ma miré me pranue gabimet, me modesti , tue marré parasyshé vujtjen e popullit ma tepér se 40 vjeté.
Matiani 08/02/2008 ora 13:18”

Por po ti bajsh keti profesori nji radiografi shpirtnore, kushedi se sa e sa viktima te tjera veç Gaqo Pecit dhe studentve te Shkodres do te kete ne ndergjegjen e tij te ndyte.

Paul Tedeschini, 16.06.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora