E premte, 26.04.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: Shqiptari i Republikës së Kosovës në reprezentacionin kroat

E marte, 17.06.2008, 10:36 PM


Xhevat Rexhaj
SHQIPTARI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË REPREZENTACIONIN KROAT

Nga Xhevat Rexhaj

Njerëzit e menqur, njerëzit që e dijnë se si duhet përfaqësuar kombin, shtetin dhe vendin, gjithherë kanë potencuar se një nderë mënyrat dhe mundësit më të mëdha pas diplomacisë , është kultura, arti dhe sporti. Të gjithë jemi dëshmitar të parakalimeve të shumë njerëzve nga shtete të ndryshme të Evropës, në Zvicerre dhe Austri. Në këto dy shtete po luhen lojrat futbollistike të atyre shteteve që ishin kualifikuar për kampionatin Evropian t¨ë këtij viti. Me 10 tra, qindra mijra adhurues të shteteve pjesmarrëse po defilojnë me flamuj, pankarta dhe veshje me ngjyra të flamujve të tyre, pra të shteteve të tyre. Në kontakt me disa, vërtet vërehet se sa koklart e ndiejnë ata vehten që Shteti i tyre merr pjesë në këtë eveniment sportiv. Pra nuk po luhet vetëm futboll por po tregohet me mburrje edhe Shteti vetë, pra Kombi që po merr pjesë në Kampionat, po shifet pak nacionalizëm, por po i thonë nacionalizëm sportiv?!.
Duhet pajtuar, se të tillë të ngazëllyer, do të ishim edhe ne shqiptarët në përgjithësi; sikur edhe shteti ynë, Shqipëria të kishte marr pjesë në këtë Kampionat. Në turnire të tilla shtetet e reklamojnë vehten, sportin dhe historinë e tyre. Këtu gjanë shprehje edhe njohja e gjeneratave të reja të sotit me shtete të ndryshme, me interesimin e tyre për akcilin shtet veq e veq. Lojrat e mira, ferpleji dhe mjeshtria me topin, ngazllejnë të gjithë shikuesit.
Ti kthehemi realitetit edhe pse , të themi edhe këtë herë nuk u prezantuam në një turnir të tillë, mbesim me shpresë se herave tjera, nga dy shtetet shqiptare, njëra do të rezultoi me pjesmarrje, e ne do të jemi të superkënaqur. Mirëpo edhe pse nuk luajtëm si ekip, emri i Shqiptarit u dëgjua dhe atë thënë me mburrje shumë lartë, pra u dëgjua, u shkrua dhe u tha shumë se futbollisti me nam të madh, me këmbë të shpejta, me teknik dhe mjeshtri superiore,dhe së fundi me zemër Luani si themi ne shqiptarët, VALON BEHRAMI, ia shndriti lojrat e Zvicrres edhe pse nuk u kualifikuan më tutje. Dje, në të gjitha mjetet e informimit zvicerran u tha haptas se Valon Behrami ishte Lojtari Nr. 1 i ekipit Zvicerran, Ishte pra Valon Behrami, nga Mitrovica ai që thënë sinqerishtë na bëri ne shqiptarëve të mburremi për atë se si duhet mbrojtur ngjyrat e Shtetit, kur dihet se Valoni është edhe shtetas zvicerran. Nuk guxoi të shkruaj më shumë për Val! onin, vetëm mund të them se tërë familja ishim me ethe dhe merrnim frymë me Valonin, disi përmes Valonit futbolli u bë pjesë përberës edhe në familjen time, na e zbardhi fytyrën, ky është shqiptaro-zvicerrani, shembull për të gjithë.
E kemi edhe një lojtar shqiptarë nga Republika e Kosovës, futbollistin Gerçaliu në ekipin e Austrisë. Është për tu admiruar loja e tij e parë me Kroacin, edhe ai u mundua dhe bëri të mundshmën e vet. Vetë pjesmarrja në Reprezentacion donë të thotë shumë, pra tregon se edhe te Austria kemi mikun tonë tradicional., pra i dëshiroj Gerçaliut lojra të bukura sepse ai e prezenton edhe Shqiptarinë.
Në këtë kampionat, si anëtar i një Reprezentacioni, por jo lojtar merr pjesë edhe një shtetas i Republikës së Kosovës. Ai nuk është futbollistë por është njeri i profesionit që kujdeset për futbollistët. Pra, ai është një shqiptarë që ka fituar besimin e trajnerëve dhe udhëheqësisë së Reprezentacionit të Kroacisë që të kujdeset si Fizioterapeut i Ekipit, pra Nderim Ali Rexhaj. Nderimi ishte edhe në Kampionatin botëror para dy vitesh dhe se ai është njeri shumë i dashur në reprezentacion. Nderim Rexhaj ishte fizioterapeut në ekipin e futbollit në ligën e parë të Kroacisë në Varazhdin ku ai edhe jeton përkohësishtë. Nderim Rexhaj, me angazhimin e tij ka bërë që edhe lojtarët e Kroacisë të njofin për së afërmi shqiptarët e këtu në veqanti Kosovën. Në bisedë me të Nderimi thotë se do të kishte dëshirë që sa më shpejtë të përgatitej një lojë miqësore në mes Republikës së Kosovë sdhe Kroacisë, ku edh! e ai do të jepte përkrqahjen dhe ndihmesën e vetë. Futbolli pra nuk është vetëm lojë, futbolli është edhe pasqyre e njeriut, pasqyre e shtetit. Prandaj edhe pse Z. Nderim Rexhaj nuk luan futboll ai është aty ku kujdeset për ata që luajnë futboll, në një farë mënyre ai edhe është i rëndësishëm për tërë Reprezentacionin, pra Nderimi është pjesë e ekipit. Nderim Rexhaj, ka shtëpinë në fshatin Cerrcë pra në Istog, ku shpesh shkon me prindër dhe me Gruan e tij, së shpejti pret edhe të bëhet babë. Nderim Rexhaj e don shumë Shtetin më të ri në

Xhevat Rexhaj,
Schaffhausen

botë duke shtuar se së shpejti edhe Kosova do jetë pjesmarrse në lojra të tilla, kjo do të ishte edhe dëshira më e madhe e tij. Nderimi e çmon shumë lojtarin Valon Behrami si dhe Lorik Canën. Në bisedë me nderimin u ndamë me shpresën se futbolli Kosovar do të përparoi shpejtë, por ai lutet që në stadiumet e Kosovës mos të ketë skena që nuk kanë të bëjnë me futboll, në! fund të fundit shton Nderimi, po luajnë vëlllezërit në m! es vete pra ekipete e Republikës së Kosovës, andaj të jenë ferë. Nderimi shpreson dhe beson se Kroacia mundë të arrij gjerë në finale. Me përshendetje për të gjithë shqiptarët i urojmë Nderimit ndonjë titull me ekipin e tij, sepse te e fundit Kroacia e ka pranuar Kosovën si shtet, burras.
Në fund , i lutem Zotit që vërtet tash e tutje shqiptarët, të i sherbejnë vehtes, të jenë aty ku ngritet Flamuri i shteteve , Shqipëri apo Kosovë, edhe ne duhet me i ndihmu pakëz Zotit...

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora