E premte, 26.04.2024, 10:10 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Manipulimi i votave në parlament

E diele, 15.06.2008, 01:43 PM


MANIPULIMI I VOTAVE NË PARLAMENT

ME 2 QERSHOR 2008
U VËRTETUA SE ÇFAR “DEMOKRACIE”
BJEN KUSHTETUTA E AHTISARIT

Nga Besnik Prishtina

Fjala e urtë thotë: “Në popull i cili nuk mëson nga historia e vet e hidhur, ajo i përsëritet”!

Kushtetuta e Ahtisarit që u miratua nga Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria e Ahtisarit me 7-9 Prill 2008 në Prishtinë do të e sjell për Popullin Shqiptar të Kosovës po atë gjendje që e kishte nën sundimin e ish Jugosllavisë.

Përveç që Kosova me këtë Kushtetutë po mbetet e ndarë nga shteti Amë Shqipëria, përveç që Kosova po mbetet e ndarë dhe nën sundimin e ish Republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ajo po ri copëtohet edhe njëherë nga brenda përmes të “decentralizimit” si një model perfid për rikolonizimin e saj me koloni të reja serbe e jo serbe në kuadër të procesit të shkombëtarizimit “multietnik” të saj, në të cilin rol aktiv po luan “kolona e pestë”, për herë të par e instaluar në institucione dhe e përberë krejtësisht prej shqiptarëve! Ky model perfid e parasheh edhe ripërtrirjen e Jugosllavisë përmes të krijimit të “Ballkanit Perëndimor”!

Ish KSA e Kosovës formalisht do të funksionoi si një “shtet i pavarur autonom”, por realisht do të i nënshtrohet diktaturës së Brukselit dhe qendrave tjera rreth ti si koloni klasike!

Në bazë të kësaj Kushtetute dhe të Ligjeve që dalin nga ajo përsëri spiuni mercenar shqiptar do të spiunon shqiptarin patriot te policia mercenare dhe te policia e huaj. Përsëri Polici mercenar Shqiptar do të e burgos patriotin shqiptar me urdhra dhe për interesa të huajve. Përsëri hetuesi mercenar do të e merr në pyetje, do të e rrah e terrorizon patriotin e burgosur për interesa të huajve. Përsëri gjykatësi mercenar shqiptar do të e dënon patriotin shqiptar për interesin e sundimit të huajve. Përsëri gardiani shqiptar mercenar do të e ruan patriotin e burgosur për interes te sundimit të huaj me dhjetëra vite në burgje e BE në Kosovë e tj.!

Me një fjalë përsëri, nga njëra anë do të ripërtërihet klasa e njerëzve që i gëzojnë privilegjet, si shërbëtor të regjimit, si në kohën e Fadil Hoxhës, dhe nga ana tjetër klasa e të burgosurve politik, ajo klasë e shtypur e viktimave të regjimit të kohës së vuajtjeve në burgjet jugosllave, si ishin Adem Demaqi me të burgosurit tjerë politikë shqiptar! Përsëri tortura e gjykime të montuara politike të mercenarëve shqiptar ndaj patriotëve shqiptar. Dallimi do të jetë vetëm në retorik. Mercenarët e Beogradit i akuzonin patriotët shqiptar për nacionalizëm e irredentizëm, ndërsa mercenarët e Brukselit do ti akuzoj patriotët shqiptar për “terrorizëm” shpifje tjera të zakonshme që i përdorin diktaturat e huaja koloniale e shërbëtorët e tyre ndaj lëvizjeve çlirimtare!

Në 9 vitet e kaluara populli i ynë e ka shijua “demokracinë” e huaj autokratike kur burgoseshin njerëzit me akuza te rreme dhe mbaheshin në burg pa vendim gjyqi e bile edhe në ato raste kur gjyqi i nxjerrke të pafajshëm! Kur vriteshin shqiptarët nga forcat e huaja te armatosura policore e ushtarake pa as një arsye dhe për këto vrasje nuk u përgjigj askush. Si ndodhi në Prishtinë me 2 Korrik 1999, në Mitrovicë në vitin 2000, në tërë Kosovën me 17 e 18 Mars 2004 dhe me 10 Shkurt 2007 në Prishtinë e tj.

Por, edhe pas 17 Shkurtit 2008 po shihet se të njëjtën shkollë të “demokracisë” po e zbatojnë edhe institucionet lokale të Ahtisarit filluar nga sjelljet barbare të SHPK, sidomos me ata që duan vetëvendosje për Kosovën, e deri te sjelljet e tilla arrogante e kërcënuese brenda parlamentit ndaj Deputetëve që provojnë të thonë të vërtetën.

Rasti më i ri është sjellja në parlament e krye parlamentarit i cili thirri me histeri me 2 Qershor 2008 : “... të mbyllet mikrofoni për Deputetin...” i cili filloi të zbuloi se si është bërë manipulimi me votat e Deputeteve kur është votuar Ligji mbi Festat gjë që u zbulua se nuk kanë qen as ato 46 vota me të cilat u tha se u miratua ky ligj diskriminues e antishqiptar i Ahtisarit në emër të këti Parlamenti kukull. Dikur kështu ia pat mbyll mikrofonin një deputeti të partisë së ti Diktatori Autokrati i UNMIK-ut i quajtur Hakerup i cili dihet se si përfundoi më pas! Ta shohim se sa gjatë do të e vazhdoi këtë sjellje krye parlamentari i përkohshëm i parlamentit të pakicës!

Pasi që opinioni reagoi se Ligjet nuk mund të miratohen pa votat e 51% të Deputetëve të këti Parlamenti, me 11 Qershor 2008 u miratua himni i Ahtisarit me “72” vota për, me 15 kundër dhe me 5 abstenime. Sa është ky numërim i vërtet nuk dihet, por u pa se krye parlamentari pa debat dhe pa lejuar të ketë edhe ndonjë propozim tjetër i urdhëroi Deputet të ngritën në këmbë dhe ua lëshoi himnin e të vdekurve të Evropës të e dëgjojnë, deshën apo nuk deshën ata një gjë të tillë. Më vonë një deputet, “avokat i drunjtë” i po kësaj partie që vazhdimisht i “kundërshton” Pakon e Ahtisarit dhe gjithmonë ia dha votën e vet ligjeve të Ahtisarit, bëri përpjekje që të e arsyeton himnin e Ahtisarit duke than se “... tani e kemi himnin shtetëror dhe himnin kombëtar...” ! EUREKA !! Zbulim epokal! Po cili vend e cili komb në Botë i paska dy himne o i mjerë? Himni është shprehja më e lart emocionale e një kombi që e ! lidh atë shpirtërisht me atdheun e vet dhe kjo dashuri nuk vjen me ligjet e Ahtsarit as me urdhër të krye parlamentarit! Pra, himni kombëtar u eliminua sepse si shumë ua kujtoje tradhtinë këtyre “demokratëve”!

Epidemia e tradhtisë erdhi nga Rambujea dhe nga Vjena. Në Parlament e solli Grupi për negocime me Serbinë. Nga frika për përgjegjësi personale ata e përhapën epideminë e vet duke e përpjesëtua me Parlamentin kur në Parlament u miratua Pakoja e Ahtisarti. Parlamenti e zgjeroi atë me hapjen e konkursit publikë për simbolet e Ahtisarit që sa më shumë njerëz të zhyten me epideminë e tradhtinë e Grupit Negociator, që me përgjegjësin e tyre të ngarkojnë sa më shumë njerëz ! Dhe ja tani në këtë mjegull Grupi Negociator po e sheh veten të “mbrojtur”! Vetëm profashisti Veton Surroi me kohë u tërhoqe nga kjo skenë e turpshme i vetëdijshëm se kjo mund të këtë epilogun e Çausheskut. Prandaj ai kërkoi nga OSBE që të e mundëson montimin e humbjes së votave sikur atëherë kur OSBE ia ka montua fitimin e votave! Veton Surroi do të del në skena përsëri atëherë kur ata që hynë në histori si hero të dalin nga ajo si tra! dhtar! Atëherë, si pas ti vjen “ORA” e Veton Surroit!

Kurora e tradhtisë e Grupit Nogociator është ardhja në fuqi e Kushtetues së Ahtisarit, dhe me këtë akt ky grup harxhohet në tersi.

Në Bruksel janë bërë parallogarit që faktorët politikë të dalë nga e UÇK ti përdorin njeri kundër tjetrit në politikë dhe kështu ti eliminojnë nga skena. Kjo do të thotë se si pas Brukselit Grupi Neogociator duhet të shkoi jashtë loje posa të miraton tëra direktivat që dalin nga Plani i Ahtisarit!

Neve na kujtohet se derisa LDKJ-a gjendej në fushatë propagandistike kundër krahut të luftës ajo përkrahej pa rezerva nga Brukseli , dhe tani kur më nuk kanë nevojë për te, atë e trajtojnë si limonin e shtrydhur. Derisa ishte fushata ajo çmohej shumë, por posa ra fushata dhe kur bashkë u ulën shefat e Gupeve Parlamentare të tri partive më të mëdha dhe filluan të bëjnë politikë unike karshi Brukselit erdhi deri te burgosja e Fatmir Limës dhe ai u lirua kur ky rrezik kaloi! Sikur që Ramush Haredinaj u burgos sepse ai filloi disiplinimin e institucioneve dhe kur u qfaq rreziku që Ramushi nuk pyet për mendimin e zyrave të huaja për qeverisjen e vendit. Po ashtu Ramush Haredinaj u lirua që të përdoret kundër Thaçit që atë të mos e lejoi të stabilizohet në pushtet. “Lufta” mes tyre për karrika të përdorët për të sjell popullin në depresion që të heq dorë nga rezistenca ndaj diktatit të huaj dhe të pajtohet me sundimi! n e Perandorisë Globaliste të BE çfarëdo qoftë ai.

Me një fjalë tëra këto komplote duke e përfshi këtu edhe Pakon e Ahtisarit flasin hapur se Brukseli ka vendos që të mos lejoi të zgjidhet drejtë Çështja Shqiptare në Ballkan, sepse si duket ka nevojë për ekzistimin e një vatre të konfliktit që të e shfrytëzon atë si laborator për ambicie të errëta në llogari të fëmijëve tan. Këtë e zbulon më së miri gjendja faktike në teren: Në Serbi dhe në Malin e Zi që janë dy vende që janë shkaktar të luftërave të tmerrshme të fundit në Ballkan nuk xhindet as një polic dhe as një ushtar i huaji, ato as nuk u administruan dhe as nuk u qeverisin nga të huajt, ato as nuk u çarmatosen dhe as nuk u demilitarizuan. Ndërsa ushtar e polic të huaj ka vetëm në trojet shqiptare, shqiptarët u çarmatosen dhe u demilitarizuan dhe po administrohen e po qeverisen nga të huajt në forma indirekte apo direket! Serbia e Mali i Zi me Maqedoninë u njohën si shtete pa kur far kushtesh e mbikëqyrjesh dh! e po privilegjohen nga BE e OKB vazhdimisht në dëm të trojeve etnike të shqiptarëve!

Por, tëra këto llogari ua prishi Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, sepse me kohë e zgjoi popullin nga gjumi i vdekjes ku e vuan partitë politike me ninullat e tyre për “pavarësi” të rreme e formale me dhjetëra vite! Tani populli e di rrugën e vet dhe i tëri do të bashkohet në Lëvizjen Vetëvendosje deri në VETËVENDOSJE! Asaj i prijn Albinat e Albulenat që nuk njohin dy himne e dy flamurë!

Po, LIDHJA ËSHTË GJALL dhe vetëm rreth Programit të saj qëndron kombi i bashkuar! NJË KOMB, NJË SHTET, NJË FLAMUR!

E tani përsëri !...mileti do gatitet e zinxhini do lebetitet...”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora