E shtune, 27.04.2024, 03:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

LB: Urime për heronjtë e dijes!

E premte, 07.03.2014, 06:16 PM


Më 7 mars të vitit 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Kjo shkollë u hap në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për ne, fat ky i cili shkollën shqipe e përcolli pashkëputur deri në kohën tonë. Mirëpo, fatmirësisht, këtij fati të keq me kohë i kishte dalë përballë vullneti i pashuar ndër shekuj për të mos u dorëzuar kurrë para vështirësive. Kjo bëri që mbi këtë sakrificë të ngritet një vetëdije e lartë, e cila arriti ta mbrojë nga rreziqet më të egra gjatë historisë substancën tonë kombëtare. Kjo i bën mësueset e mësuesit tanë heronj.

Ne, sot, si dhuratë për mësueset e mësuesit shqiptarë ua dërgojmë atyre mirënjohjen tonë më të thellë për vetëmohimin e pashoq në funksion të realizimit të misionit të tyre të shenjtë. Dhuratë për të kujtuar dhuratën më të bukur që kemi pranuar ndonjëherë si komb, shkollën shqipe.

Unë, si Kryetar dhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes për Bashkim, duke u ndier thellësisht krenarë për Ju dhe punën tuaj të palodhshme, ua urojmë 7 Marsin dhe zotohemi se do të punojmë në çdo formë të mundshme që për të gjithë mësueset e mësuesit të krijojmë kushte për punë dhe jetë sa më të dinjitetshme, siç edhe e meritojnë.

Prishtinë,

7.3.2014

LËVIZJA PËR BASHKIM

Avni Klinaku

Kryetar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora