E premte, 26.04.2024, 01:44 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevahir Cirongu: Ngjarje me dhimbje

E diele, 15.12.2013, 09:31 PM


Ngjarje me dhimbje, kujtime historie që do kujtohen nëpër breza

(Masakrat e vrasjet që ka bërë sllavi në Kosovë prej vitit 1912 deri më 1964)

Nga Xhevahir Cirongu

Po të vështrosh nga maja e malit historik dhe të hulumtosh nëpër dekadat e viteve të vitit 1912 e deri në vitin 1964, nxjerr një kolkuzion të plotë e me shumë dhimbje, se mbi popullatën e shqiptarëve të Kosovës është ushtruar një gjenocid i vërtet.

Politika sllavoserbe për asnjë çast nuk ka reshtur, por ajo ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj popullatës shqiptare Kosovare. Edhe pse në trojet e veta shekullore, me gjuhën e zakonet e veta shqiptare, me këngën e vallen të kënduar me sharki e çifteli, këngën që i këndonin fëmijës ku lindte e përkundej në djepin prej druri, aty ku gëdhendësh flamuri e shqiponja,atje në qemerin e portave të shtëpive me stemën e shqiponjës, atje ku këndohej kënga e vajit për të afrmit që largoheshin nga jeta, apo atje ku edhe u këndohej kënga e trimave që derdhnin gjakun për liri!

E pra, Kosovarët nuk e ulën kurrë kokën, por ditën ta mbanin lartë edhe në kohën më të vështirë të jetës së tyre, armikut s’ju dorëzuan asnjëherë. Ata, me përkushtim, me besë e trimëri, duke dhënë edhe jetën për vatanin, ecën e s’u ndalën përgjatë rrugës të historisë.

-Po t’i kthesh përgjysëm viktimat shqiptare, që ka bërë sllavi ndaj popullatës, prej vitit 1912- 1964, ato arrijnë deri në Bruksel. Këto fjalë na i thotë plaku i Dumnicës së Poshtme atdhetari Halim Abdullahu, sot ai banon në qytetin e Besianës. Një emër qyteti që ka rrënjët te besa shqiptare.

Në zonën e Llapit, viti 1944- 1946, nga sllavoserbët u vranë në mbrojtje të kufirit këta persona: Fazli Uka, Rexhep Dudi, Fazli Shaqiri, Zenun Dobratini, Ali Xhemal Dobratini, ( veti i tetë). Jah Fusha, Alia i Nokes, Zenel Mërnica, Hoxhë Visoka, Halit Shaqiri, Ruhan Turuçica, etj.

Në vitin 1918 – 1919, sllavët edhe me ndihmën e Rusisë, masakruan e vranë në Keçkollë, Propashticë mbi 800 banorë. Kjo masakër ndodhi brenda dy orëve. Por, masakra vazhdoi edhe në fshatrat e tjerë si në Herticë, Gërdovc, Rep Popovë, etj. Të gjitha këto ngjarje ndodhën në zonën e Llapit e të Gollapit.

Në fshatin Ballovc, forcat militare serbe pushkatuan gjyshin e nënës të Fatimes, (të gruas së Halimit), që e kishte emrin Daut Ballovci. Ashtu, në mënyrën më të diallzuar, ushtarët erdhën në familjen e Dautit dhe ushtruan dhunë barbare, dhe duke bërë presione, se duam të gjejmë Dautin për ta arrestuar, kur vetë e kishin vrarë. Xhandarmëria serbosllave, përveç dhunës verbale ndaj pjestarëve të familjes së Dautit të pushkatuar nga ata, shkuan te varri dhe e zbuluan, gjoja se a ishte me të vërtet gjallë apo vdekur.Ata, e zbuluan nga varri duke i shkulur edhe mustaqet me gjithë lëkurë!

Një luftëtar e atdhetar tjetër, trim e dragua mali ka qënë edhe Sheq Mirofci. Në vitet 1918 – 1919, luftoi me guxim e trimëri kundra ordhisë militare sllave në Mirofe.Ai futi në kurth ushtarët seb, se gjoja po dorzohet , ( këtë e bëri për të shpëtuar shokët nga rrethimi), dhe u dorzua. Por, edhe shokët nuk mund të largoheshin dot nga rrethimi, e në befasi i zunë dhe i pushkatuan që të gjithë.Kurse Sheq Mirofcin së bashku me një shok tjetër i arrestuan dhe i çuan në Kushumli.Kjo ngjarje ishte shumë e rëndë për Sheq Mirofcin, dhe i digjej shpirti për shokët e pushkatuar. Aty në burg fiku dritat rojevedhe u mori armët duke i vrarë që të gjithë sa ishin aty. Këtë veprim e bëri së bashku me shokun tjetër të burgut.Kështu, që të dy arratisen nga burgu e marin rrugën për në Llap.

Pas kësaj ngjarje shkon në Turqi dhe vdes atje atdhetari Sheq Mirofci.

Më shumë se kurrë, sot midis popujve duhet miqësi, si e vetmja rrugë që të çon drejt përparimit dhe zhvillimit shoqëror.

Shënim: Zona e Llapit ka qytet Besianën ( Ish Podujevën). Ky qytet ka në rrethinat e tij 77 fshatra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora