Mendime
Asllan Dibrani: Islamisti Lutfi Efendi Haziri kërcënon
E enjte, 05.12.2013, 08:55 PM
Islamisti Lutfi Efendi Haziri i kërcënon ligjet e Republikës së Kosovës dhe u shpalli luftë për shami!
Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com
Disa gjysmë politikanë në mungesë të potencialit intelektual merren me gjëra sekondare të shamisë dhe gjërave primitive qe nuk përkojnë me kohën!
Opinioni kosovar u shokua, ma me pseudo politikajt, siç është Hoxhë Lutfi Haziri i Gjilanit qe ju rrit mendja qe e fitoj Gjilanin me njëqind e një mijë shtylla!!! Një shtytje siç duket ja dhanë edhe votuesit primitiv të shamisë që po manipulohen nga qarqe te huaja në Kosovë? Ata nuk dinë të shohin përtej hundës si kleriku islamist Lutfi Haziri. Ai pas fitores u dalldis duke i kërcënuar ligjet e Republikës së Kosovës me sanksione bile , bile edhe u shpalli luftë. Ai u zotua qe do ti shoqëroj nxënësit nëpër shkolla, me i mbrojt shamiat edhe kësulat e hoxhallarëve nga e cila thërret varfëri, skamje , urrejtje dhe vëllavrasje . Lutfija ju kërcënua dhe ja mblodh betë edhe zonjës Atifete Jahjaga dhe ministrisë së Arsimit qe ja kishin tërhequr vërejtjen . Ata u munduan ta qortojnë si një djalë adoleshent i pa koncept, ku mburret me një anë se qenka fetar dhe po i urrejlka, jo fetaret , ortodokset, katoliket dhe bektashinjtë qe janë si sekte fetare në vete në Kosovë . Ky aq i mençur qe është si politikan harron kolapsin e varfërisë dhe skamjes qe e ka kapluar Kosovën dhe prapambeturitë qe e kanë ngulfatur .Ky me një kapital marramendjesh sillet me te varfër në forme ma naive dhe arrogante! Hazir Efendiu ka harruar që në Kosovë dhe në Gjilan ku jeton, ai papunësia e ka mbuluar vendin , Gjilanin e kanë rrethuar serbet me komuna të reja dhe për Hazir politikanin, ma me rëndësi është shamia dhe kësula e hoxhallarëve me i fut ne shkolla se sa me u marre me projekte dhe plane zhvillimore ... Për Lutfi Hazirin nuk ka brengosje se populli nuk ka ujë të pijes në
Gjilan prapë ma me rëndësi është për te , me fut shaminë në shkolla...
Për Lutfiun ma më rëndësi është shamia islame me hy në shkolla të Kosovës se me e zgjedh problemin e energjisë elektrike në Gjilan qe mos te mbesin populli në terr. Lutfiu u dalldise dhe e ka rrit mendjen duke i fyer intelektualet që kanë qenë me vlera historike. Belbëzimet e para i mësoj Lutfia nga ata qe e bënë alfabetin shqip dhe u bë një politikan i vockël . Mos të harron Lutfi Hazir haxhia se Car Dushanin, armiku e vendosi në Shkup dje e nesër do t'ja binin në sheshin e Gjilanit! Prapë për Lutfi Haxhiun ma me rëndësi është me u marrë me politiken e shamisë. Ai paka shumë u tregua që nëse nuk merrni vesh me fjalë e ne një fare mënyre tha do te sakrifikoj për shami e kësule duke i treguar edhe muskujt kërcënues si një fare repisti Memli Krasniqi, qe të dyve akoma u qesin buzët qumësht se edhe me gjene përngjajnë!
Ne saj te këtyre skandaleve qe po i bënë Lutfija mos të mendon ky pseudopolitikan, aq naiv, aq i pa pjekur se askush , politikën nuk ka marrë me thes në krah? Kanë qenë burra edhe ma të mëdhenj se ky dhe u rrënuan nga qielli dhe u plandosen për toke këto ditë. Andaj Lutfi Hazdreti Efendi Haziri, zbrit pak ma afër në toke ,se me u rrëzuar nga minarja e gjemisë, ato shami që po i nxit për terr të femrës shqiptare , do të shërbejnë për "qefin" sipas zakoneve fetare islame... dhe do shkosh në boten e mrekullive , pa ata qe ju kërcënove dhe kërkove me u bërë operacion apo një far synetllëku sipas këtij sharllotani!!!