E premte, 26.04.2024, 05:31 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Pse u desh të dobësohej LDK?

E merkure, 27.11.2013, 08:23 PM


PSE U DESH TË DOBËSOHEJ LDK- ja NË KUVENDIN E VI ?

Shkruan: Xhevat Rexhaj

Pa mëtuar të ndalem në historikun që prej themelimit të LDK-së e tutje, do të fokusohem në disa rrjedha që kohërisht përcollën këtë parti themeltare për , dhe rreth formimit të shtetit të dytë shqiptarë në Evropë.

Pas themelimit të LDK-së, dhe kyqjesë së qindra mijëra shqiptarëve në këtë parti, si frymëzim dhe shpresë për të ardhmën, në Kuvendin e dytë të saj filloi të vërehej një trend i pazakontë që në të të kyqen edhe një numër i madhë ish të burgosurish, thuaja shumica prej tyre me ideologji staliniste-enveriste. Si grup që qëllimisht u fut në LDK, ishte grupi i Hydës, pra Hydajet Hysenit, M. Hajrizit, B. Musmuratit, R. Bujës e disa të tjerë që vërtet qëllim mishin kapjen e majës së LDKse, për interesa të tyre përqarëse, kjo do vërehej aso kohe edhe kur ndodhi nji lloj puçi me, dhe kundër F. Aganit, por që me durim dhe urtësi u tejkalua ajo fazë e keqe. Të tjerat rrjedha dihen se si ky grup duke shfrytëzuar urtësin, dhe idenë e Presidentit Rugova, për nji bashkim të të gjithë atyre shqiptarëve që duan të punojne dhe veprojnë për Kosovën e pavarur, por me kohë këta treguan fytyrën e tyre kuqaloshe duke sjell edhe ndasi brenda trungut të LDKse,  dhe duke dërguar disa virusë edhe nepër Degët e LDK se në mërgat si rasti me G. Sylën në Zvicërr që mjerishtë edhe krijoi një dobësim të LDKsë mu në kohën e ndjeshme kur përgatitej edhe lufta. Megjithatë shumica absolute e LDK istëve me urtësi, shmangu këta virusë, të cilët si mizat u vërsulëm kah grupet e LPK së aty ku e kishin vendin, dhe gjatë e pas luftës, të gjithë u gjetën aty ku do ta shifnin interesin personal, atë material si dhe karrieristë, duke u futur në Institucione, polici, e FSK, pra duke zaprtuar të gjitha fushat jetësore të Kosovës, për të cilat shumica absolute e shqiptarëve kishin dhanë maksimumin e tyre për pvarësin, pra çlirimin, por që pas lufte mbetën të anatemuar dhe të larguar nga grupacionet që me trumpetime e me propagandë bolshevike-revolucionare zaptuan edhe vet luftën dhe luftëtarët.

Në anën tjetër populli shqiptarë i Kosovës, me pietet dhe me vetëdije të fortë kombëtare, përkundër të gjitha këtyre makinacioneve të atyre , me votën qytetare përkrahu përseri LDK-në dhe liderin e pamohuar të Kosovës Presidentin Rugova, dhe kështu ndodhi në vazhdimësi , gjerë sa në janarin e vitit 2006 Zoti e mori për në amshim Ibrahim Rugovën. Atë kohë Kosova ballafaqohej me bisedimet e fundit rrethë njohjës formale, apo thënë më mirë në bisedat me fuqitë botërore më në krye me SHBA të, për ti dhënë fundë status quosë nën administrimin e OKB-së. Atë botë LDK ja ishte me shumicë absolute në Parlament, dhe pas zisë kombëtare për vdekjën e Presidentint, vërehej një dozë frike se si dhe çfarë do të ndodh tani e tutje me vet LDK.në? Në gjithë këtë amulli pas mortore, ishte më së e vërtet se ekipi i Marti Ahtisarit veç se kishte ardhur afër përfundimit të propozimit për statusin final të Kosovës,  dhe me këtë kuptohej se disa qështje madhore do duhej të kishin një rrjedhë edhe jo fortë të përkrahur nga populli i Kosovës, megjithate bashkësia ndërkombëtare,e sidomos SHBA kishin përcaktuar drejtimet, dhe besa veprimet se si do të dukej skena politike kosovare pas vdekjës së President Rugovës. Me direktiva, dhe me planë të organizuar bashkësia ndërkombëtare thuaja se kishte shtruar rrugën që me pak tronditje të ndodhte edhe dobësimi, apo thënë më ashpër, degëzimi i LDKsë, ngase për këtë sigurishtë se ata kishin edhe llogaritë e tyre, por thënë drejtë kishin edhe argumentët e tyre. Pas jo shumë muajve te kjo edhe do vie, dhe momentumi kryesor ishte qështja që të luhej loja në mes dy figurave kryesore të LDK-së së asaj kohe, në mes Z. F. Sejdiu dhe Z. N. Daci, e ku vetëvetiu kuptohej se rreth këtyre dy figurave do të formoheshin grupe të caktuara interesi, apo përkrahësish e kështu edhe do të vinet realishtë gjerë të ndarja faktike e LDK.së. Të tjerat dihen botërishtë, LDK ja pësoi ndarje, dhe me këtë filloi dobësimi i saj që për zgjedhjet e ardhshme kur do duhej të formoheshin Institucionet që do mirreshin me finalizimin e njohjës formale të pavarësisë, ato institucione të kishin fuqinë dhe të kishin mbështetjën sidomos të atyre që quheshin „krahu „ i liftës, duke ditur se me planin e M. Ahtisarit Kosovës do i ofroheshin disa zgjidhje të dhimbëshme që duheshin menagjuar fortë nga ato institucione.

Po pse ishte edhe interes i BE se dhe vet SHBA –së që LDK-ja të mbetej si parti e dytë?

Nëse u kthehemi vetëm për disa çaste ngjarjeve të cilat kishin ndodhur në Kosovën e pasluftës, ku fatkeqësishte kishte patur edhe vrasje të goxha shumë figurave madhore kombëtare, sidomos të atyre nga radhët e vet LDK-së , dhe disa figurave ushtarake të luftës. Ngjarjeve konfliktuoze ku klanet e caktuara të dy partive që thirreshin në „luftë“, demonizonin dhe etiketonin vet LDK-në, dhe LDK-stët e shumtë si „tradhëtar“ udbash, anti luftë e të tjera, ku mu këto klane me çdo mjet mundoheshin ta njollosnin, dhe besa edhe ta largonin nga skena politike të Madhin Ibrahim Rugova, ata të cilët digjnin Flamurin Dardan, ata të cilët nuk pranonin Hymin Dardan e të tjera, ishte e qartë se edhe vet bashkësia ndërkombëtare kishte frigën se nëse mbetet në pushtet LDK-ja atëhere do kishte probleme rreth zbatimit të planit të Marti Ahtisarit. E gjitha kjo duhet të vështrohet nga ky kandë, për dhe rreth kësaj kanë shpreh mendime edhe shumë analistë të huaj e edhe vendorë.

-E pra duke u dobësuar e degëzuar LDK-ja, ndodhi ajo që ndoshta duhej dhe pritej të ndodhte: në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale, si parti e parë doli PDK-ja, dhe kështu ajo si forcë kryesore formoi qeverinë, dhe që gjërat të shkonin ashtu siç kërkonin fuqitë e mëdha duhej që edhe vet LDK-ja të futej në koalicion të madh, e më këtë do urtësoheshin të dy taborrët, ngase që të dyja do ishin bartëse, dhe bashkërenditëse të zbatimit të planit të M. Ahtisarit. Kuptohet se të qenit e LDK-së në koalicion ishte thuaja se formal, ngase frenat dhe përgjegjësit e mëdha tani më i kishte në duar H. Thaqi ,dhe PDK-ja si dhe minoritetet e caktuara, sidomos serbët që kishin vendet e rezervuara.

-Me planin e M. Ahtisarit Kosova duhej të kishte një flamur që nuk do përkiste me historinë, dhe as me vet identitetin monoetnik shqiptarë!

-Me planin e M. Ahtisarit, Kosova duhej të kishte një Hymn të pa tekst, dhe një stemë me domethënje shumë etnike!

-Me planin e M. Ahtisarit duhej të ndodhte decentralizimi I madh, dhe formimi I disa komunave monoetnike serbe, dhe duhej që Mitrovica të ndahej në dy komuna, atë shqiptare poshtë Urës së Ibrit, dhe atë serbe nalt Urës së Ibrit.

-Me planin e M. Ahtisarit, Kosova duhej të përgatitetj që edhe më tutje të zhvilloheshin bisedime me Serbin rreth veriut të Kosovës, e që siç dihet tani më do të rezultoi me një të keqe të madhe, dhënjën e statusit të quajtur “ Zajednica ”, pra Bashkësia e komunave serbe me kompetenca të shumta që fatkeqeishte në një të ardhme të mesme edhe do mundë të sjelli edhe gjerë te një ndarje faktike të territorit dhe sovranitetit të Kosovës.

-Pas këtyre gjërave që duhej të bëheshin, apo thënë shkurt duhej të rregulloheshin me ligje e Kushtetutë, bashkësia ndërkombëtare sigurishte se kishte edhe detyra shtesë për vet Z. Thaqi dhe partinë e tij, dhe këto do të kërkoheshin nga ky këto dy vitet e fundit. Me atë përkrahje që kishte fituar PDK-ja prej bashkësisë ndërkombëtare, kishte edhe obligimet që duhej zbatuar, dhe këto ishin; marrja e gjykatave me disa figura të përfolura nga radhët e vet PDK-së, me disa njerëz të forte që drejtësia ndërkombëtare I kishte fokusuar se duhet të dilnin para ligjit,dhe kjo do të ndodhte sidomos këto dy vitet e fundit. Arrestimet dhe burgosjet e shumë bashkëpartiakëve të Z. Thaqi, u bënë më të lehta ngase ai dhe partia e tij janë në pushtet, me këtë lë të kuptohet se vet përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare më në krye me SHBA-në kishin edhe qëllimet e mira, ose thënë troç kishin në plan urtësimin e disa klaneve dhe grupeve mafioze që menjihere pas luftës kishin zaptuar çdo cep shteti, shkurt kishin uzurpuar të gjitha resurset shtetërore dhe shoqërore të vet Kosovës.

Epo, kur ndalemi, dhe rezonojmë me menquri e kthjelltësi, atëhere mendoi se mundë të vijmë te konkludimi se, të gjitha këto ndryshime, dhe obligime ishin e mundur të zbatohen vetëm nga pushteti në krye me PDK-në, e ku asesi nuk do të çfajësohen asnjihere edhe disa politikaj dhe vet LDK-ja që ishte parti koalicioniste ato dy vite pas rishpalljës së pavarësisë, sidomos rreth flamurit, Hymnit, decentralizimit e të tjera, por ndoshta edhe kjo ishte obliguese nga vet miqët tanë ndërkombëtar që ishin edhe çliruesit, por edhe sponzorizuesit e pavarësisë.

Tani mundë të vijmë te qështja se çfarë do të ndodhte pot ë ishte LDK-ja në pushtet kur ndodhën të gjitha ato që I përmenda më lartë, Flamuri, Hymni, decentralizimi, burgosjet e figurave të vet PDK-së, bisedimet me Daqiqin, qështja e “ zajednicës” e të tjera? Duhet thënë shkurt e shqip, po të ishte LDK ja në pushte kur ndodhën këto ngjarje, do të digjej së pari Prishtina, dhe shumë qytetet të tjera, do të kishte etiketime e besa edhe ndonjë vrasje kundër LDK-istëve me akuzat se LDK-ja “ udbashe” e ndërroi Flamrin, se LDK-ja, solli hymnin pa tekst, se LDK-ja po I burgos “komandantët” ,se LDK-ja po e ndan Veriun e Kosovës, se LDK-ja po përqafohet me çetniket serb Daqiq, Nikoliq e Vuqiq, se LDK-ja  nuk e mbrojti vlerën e luftës në Luginen e Preshevës, se LDK-ja amnistoi kriminelet serb e keshtu me radhë. Nga kjo del se po të ishte LDK ja  pushtetare gjatë këtyre viteve, vërtet Kosova, shoqëria kosovare, dhe qytetaria do të pësonte katrahura të papara duke ndezë edhe luftë vëllavrasëse në mes shqiptarëve, dhe kjo do të bëhej nga vet strukturat e PDK-së, që do krijonin përshtypjën se vërtet LDK-ja është  “tradhëtare”, por që kjo mos të ndodhi kam përshtypjën se u kujdesën vet SHBA ja me aleat, duke sjellur në pushtet “ te fortit” në kyre me H. Thaqin, I cili të gjitha këto I bëri me partin e tij, e si shpërblim nga bashkësia ndërkombëtare duket se ai do të shpëtoi veten e vet nga përgjegjësit që e ngarkojnë. Këtë në një apo tjetër mënyre e tha para dy ditësh edhe miku I madh I shqiptarëve, ish zëshënesi I Klintonit, dhe diplomati I karrierës Z. J. Rubin në Prishtinë, ai tha kështu tekstualishtë; “ ka ardhur koha që ata që kanë luftue të largohen nga politika, para se të bëjnë gabime më të mëdha…”, me këtë ai la të kuptohet, se tani më PDK-ja ka realizue disa obligime ndaj aleatëve, dhe ndaj bisedimeve me Serbin, por që njëherësh edhe kanë degradue në krim e korrupcion, andaj është koha që disa prej tyre ta shpëtojnë veten e tyre.

Po ku mbetet sot LDK-ja? Po LDK-ja keto dy vitet e fundit ka marrë një fizionomi të re, ka ngjitë radhët dhe ka rigjenerue strukturata, ka profesionalizue veten dhe me sigurt po e fiton primatin e partisë së parë, aty ku ishte, dhe e gatshme e me siguri edhe me nji pe¨rkrahje të aleatëve e sidomos të Gjermanisë, LDK ja përgatitet që tani më Kosova të udhëhiqet nga njerëz të dijesë, për një ekonomi më të fortë, dhe për një shoqëri demokratike ku përgjegjësia do të jetë alfa dhe omega e shtetit. Nga e gjitha kjo, kam përshtypjën se ndoshta ishte më mirë që këto vite LDK-ja nuk ishte në pushtet, ngase do të pësonte shteti nga grupe interesi të partive rivale, ishte më mirë që nuk ishte bartëse e atyre ndryshimeve që u cekën më lartë se do mbetej  „përgjeggjëse“  me dekada edhe pse jam i sigurt se edhe LDK ja nuk do kishte forcën të iu kundërvihej aleatëve për ato ndryshime që do duhej të ndodhnin, ngase ishin përcaktuese për shtetin e ri dhe njohjën e saj nderkombëtare. Në gjitthë këto ngjarje, une asesi nuk do deshiroi të keqkuptohem se po e amnistoi LDK-në për shumë gabime fatale që janë bërë nga disa politikaj të saj, që pas vdekjës së Presidentit, por emgjithate përgjegjesit dhe gabimet e saja janë vërtet minore karshi atyre të PDK-së.  Po e përmbylli me një thënje të një mikut zvicerran të Kosovës, Dr. phil. M. W. historian i njohur, dhe ish kryetar i shoqatës  „ Zvicërr-Izrael“: „  Kosovën si një regjion që kishte ngjashmëri me shumë regjione tjera në botë,e ngriti aq mjeshtërisht si problem madhor populli i Kosovës ngase këtë detyrë ia besoi nji njeriu që asnjihere nuk u injorua nga faktori ndërkombëtar, e ai ishte Ibrahim Rugova. Kosovën e çliruat ju shqiptarët, se e kërkuat çlirimin nga Amerika e cila edhe ua plotësoi dëshirën, Kosovën do ta presin probleme rreth konsolidimit, ngase grupe interesi do të gërryejnë të mirat e saja, por Kosova do të jetë një shembull i mirë sesi  e drejta fiton ndaj të keqës, ngase ka një rini që askush në Evropë nuk e ka…“



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora