E shtune, 27.04.2024, 12:45 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Përsëri erdhi Nëntori

E marte, 26.11.2013, 08:53 PM


PËRSËRI ERDHI NËNTORI

Për të mos harruar

NGA AGIM GASHI

Presidenti i përjetshëm i Republikës së Kosovës e njëherit Arkitekti i Pavarsisë së Kosovës e njifte mirë popullin e tij, njifte miqët e popullit dhe rrethanat që zhvilloheshin për ti realizuar synimet tona shekullore. Duhet ta dimë se historikisht Kosova ka pasë burra të fortë dhe trima, por asnjë nga ata nuk ka ditë sikurse Dr. Rugova ta harmonizon trimërinë dhe mençurin  me urtesinë. Vendimet e marra historike ishin udhërrëfyese për tërë një popull i cili synonte lirinë, demokracinë dhe flakjen e robërisë shekullore.

Si çdo punë që e bënte me dinjitet e menquri, Dr. Rugova kurr se harronte popullin, komunikonte me te,ua uronte festat, u ipte kurajo se një ditë patjeter do të vie liria e pritur me shekuj.

Asnjëherë nuk u ndal së menduari edhe për festën e madhe të flamurit.Ai e dinte se dy shtete me një flamur nuk do lejonte bota. Duhej dizajnuar një flamur tjetër pa i humbë karakteristikat kombëtare. Andaj edhe dizajnoi flamurin adekuat që ndryshe quhej Flamuri i Dardanisë, dhe të cilin populli e përkrahi dhe mori si të vetin.

Por, dikujt nuk i pëlqente që Kosova të kishte flamur me dy krena shqiponjeje. Ua kishin frikën sqepave të saj, madhshtisë së saj...Andaj edhe e dogjen.E dogjen mu në festen e flamurit. Sot, Dardanisë sonë i valon flamuri me gjashtë „zvezdica“ që përkrahet edhe nga vrasësit tanë. Ata zjarrvënësish në flamuj dardan, gëzojnë privilegje, ndërsa urdhëdhënësit posedojnë miliona.

Dhe për çudi, kur erdhen në pushtet këta që e digjnin flamurin dardan, e që përdhunuan emrin eTij me denigrime, hoqen nga trolli ynë flamurin kombëtar por edhe festen më të dashur Ditën e Flamurit!

Të njejtit, dikur Dr.Rugoven e shpallnin tradhëtar, spiun, antikombëtar dhe diku në malet tona i shqiptohej denimi me vdekje. I shqiptohej denimi në malet dardane pa e ditur të shkretit, se mu këto male janë roje të atdheut, ishin roje e Presidentit dhe atyre që luftonin me zemër për komb e atdhe.

Ai akuzohej gjoja për„politikë paqsore“, por, askund nga analistët e mëdhenj botërorë nuk mund ta quanin politikën e Dr. Rugovës„politikë paqsore“ kur edhe vetë Serbia e dinte se politika e Dr. Rugovës ishte luftë e hapur kundër Serbisë dhe politikës kolonizuese të saj.

Edhe sot, kur Presidenti Rugova nuk jeton më, zhvillojnë luftëra të ashpëra kundër Tij dhe që sa vite kjo luftë nuk ju korri asnjë fitore. Përkundrazi, ata përjetuan jo vetëm humbje por edhe debakël humbjeje. Kështu është dhe kështu do të jetë gjithmonë kur padrejtësia lufton kundër të drejtës. Këtu shifet se Dr.Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti luftëtari më i denjë për lirinë e atdheut, i cili edhe për së vdekuri korr fitore të reja.

Për ti përkujtuar Urimet e Presidentit, që nuk harronte kurr se populli ka nevojë për fjalën dhe urimin e Tij, po ju sjellim një Urim të Festës së Flamurit të vitit 2003. Dhe ja si Uronte Presidenti:

Prishtinë, 27 nëntor 2003

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qyetarëve të Kosovës një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në këtë mesazh të Presidentit Rugova thuhet:

Qytetarë të nderuar të Kosovës,

Zonja e zotërinj,

Në Ditën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Dita e 28 Nëntorit të vitit 1912 është dita më e ndritshme në historinë moderne të kombit shqiptar.Kjo është ditë e pavarësisë shqiptare, e cila u përgjysmua më vonë. Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do të qetësonte popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në BE dhe në NATO,dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Brenda vitit, në mes të dy festave të Flamurit, Kosova ka vazhduar progresin e vet në të gjitha fushat e jetës. Njëherësh, Kosova po hyn në fazën e zhvillimit ekonomik të gjithanshëm, po punon në privatizimin dhe në krijimin e vendeve të punës për të rinjtë, që janë objektiva të institucioneve të vendit tonë.

Poashtu, kemi pasur progres edhe në integrimin e minoriteteve në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.Ka pasur progres të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Edhe Shqipëria është në fazën e konsolidimit demokratik dhe të integrimeve evropiane.

Në këtë ditë feste,mund të themi se shqiptarët sot në përgjithësi janë më të fuqishëm dhe po bëhen faktor i rëndësishëm në këtë pjesë të Evropës e të botës dhe në planin ndërkombëtar.

Në këtë ditë feste,urime të veçanta u shprehim të gjithë shqiptarëve në diasporë.

Me këtë rast përshëndesim UNMIK-un dhe kryeadministratorin Holkeri, OSBE-në dhe ambasadorin Fieski, me të cilët po punojmë në prosperitetin e Kosovës.

Poashtu, përshëndesim KFOR-in dhe komandantin, Gjeneralin Kamerhoff, me ushtarët e tij, që bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.

Përshëndetje të ngrohta u shprehim edhe përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e vendit tonë.

Dhashtë Zoti që festën e ardhshme të 28 Nëntorit ta presim me njohjen formale të pavarësisë së Kosovës!

Gëzuar Dita e Flamurit, 28 Nëntori!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti e bekoftë Kosovën!, - thuhet në fund të mesazhit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, drejtuar qytetarëve të Kosovës me rastin e 28 Nëntorit.

Vdekja e Dr. Rugovës ishte vdekje e hershme dhe humbje e madhe për popullin e Kosovës dhe LDK-në si parti më e madhe në trojet tona. Turmat qindramijëshe që i shkonin në nderim të këtij Kolosi, tregonin fort fuqishëm dashurinë që kishte arritur ta mbillte tek ne dhe në ne. Edhe në temperaturat nordike të atij dimri, gra, pleq, fëmijë e plaka, intelektualë e fshatarë me dhembje në shpirt qëndronin me orë të tëra me qëllim të një përkulje falenderimi pranë arkovilit të më të Madhit njeri që pati historia e re e shqiptarëve. Varrimi i tij ishte varrim i një burrështatasi që bota demokratike dhe ajo përparimtare ia njifnin rolin dhe meritat që ai i kishte në luftën e drejtë për liri e pavarësi tëKosovës.

Por tani pas vdekje ngrihen në këmbë dallkaukët,falsifikatorët, inatçorët, kurrkushët e kush jo tjetër, duke i bashkuar forcat për denigrimin e kësaj figure historike, që populli shqiptar pati fatin ta ketë në gjiun e tij. Filluan pastrimet brenda partisë së LDK-së, dalin në shesh fraksionet e ndryshme, ndarjet në LDK-istë e Rugovistë, krejt me qëllim të përfitimeve vetanake dhe marrjes së pushtetit nga ata që më së paku e meritojnë. Disa OJQ që janë bërë si pulat e këqija që kokrrat i hanë në oborrine vet ndërsa vezët ia bëjnë fqiut, nuk zgjedhin mjete jo vetëm për ta diskredituar figurën madhore të Dr. Rugovës, por synojnë haptas shkatrrimin e LDK-së si parti e cila nën udhëheqjen e Strategut tonë, Kosovës ia solli lirinë e ëndërruar me shekuj.

Por Dr. Rugova ishte njeriu që mbolli farën e dashurisë njerzore. Ajo farë akoma është në zemrat tona dhe na mbanë të fortë që ta ndjekim rrugën e Tij. Akoma ka forca LDK-ja që dinë ta shporrin urrejtjen dhe atë ta shndërrojnë në dashuri, që ndarjet t’i kurorëzojnë me bashkim, që hubjet t’i bëjnë fitore. LDK-ja duhet të gjallojë për hir të popullit dhe lirisë sëKosovës, duhet të gjallojë pë hir të kujtimit për njeriun që perëndia na e dhuroi pas shumë vuajtjeve shekullore.

Patjeter se në trojet dardane, do të vie dita kur ëndërrat e dëshmorëve, Jasharajve dhe të Presidentit Rugova, do të kurorzohen me fitore të plotë, me një shtet të fort shqiptar, me një gjuhë, me një flamur e me një atdhe.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora