Kulturë
Drita Lushi: Peshorja
E diele, 09.06.2013, 06:03 PM
DRITA
LUSHI
AH
SIKUR…!
- Peshorja-
Skicë – essé
Qysh kur
jemi në bark të nënës,“dëgjojmë” të flitet për peshë dhe peshore!
Kur
mamatë shkojnë tek mjeku obstetër ai u thotë: “Peshohu, peshohu njëherë të shohim!”
E ato,
nga dëshira për një shtatzani normale dhe rrjedhimisht për fëmijë të
shëndetshëm, peshohen jo pa një farë “ankthi” se sa kanë shtuar, a thua se
pesha e tyre përcakton dhe shëndetin e fëmijës.
Te tjera,
që duan të ruajne linjat, peshohen edhe pa u thënë doktori dhe përsëri kanë
“ankth” se sa kanë shtuar, duke menduar se si do ti heqin kilogramët pas
lindjes.
Ne të dy
ratet “fajin” e ka peshorja për ndjenjën e “ankthit” që i pushton femrat,
përballë saj (peshores).
Ai send i
çuditshem i shpikur nga njeriu, arrin të na krijoje frikëra, iluzione,
shtrëngime, dieta, tkurrje, strukje,stepje, tërheqje.
Ju
kujtohet pas lindjes?
Shkojme
tek mjekja çdo tri javë ose njëhere në muaj të peshojmë fëmijën, të dimë
sa gramë shton, mundësisht pa peshën e
rrobave, e s’pyesim fare në femija qan në atë peshore të vogël si minidjep që e
gjejmë në Qendrat Shëndetesore Shqiptare.
A nuk
piva mbrëmë gjithë natën qumësht?”
E nëse
gramët nuk janë ato që duam ne, fillojmë merakosemi, vëmë në lëvizje gjithë
shtëpinë,vjerrat dhe mamatë tona, motra e vëllezër, u shprehim shqetësimin
tonë: “Çfarë ka ky fëmijë që nuk shton?” Vrapojmë në farmaci të gjejmë ushqimet
më të mira, masim mililitrat që pi fëmija nga biberoni (përsëri ja ku hyn kjo e
“shkretë” peshore!),e nuk presim; As pa u bërë java, vrapojmë përsëri para
zonjëzës peshore.
Raste ekstreme, kur mamatë i japin të hajë fëmijës, dhe pas dy orësh shkojnë për ta peshuar, të bëjne të ndihesh ekstremisht çuditshëm dhe keq.Harrojnë se kjo mani, mund të ketë pasoja të parikthyeshme.
Kanë qenë
dikur dhe kandarët,( janë edhe sot, jo vetëm si relike)por jo mo jo!
Nuk janë
kaq të kërkuar sa peshoret moderne.
Por mos kujtoni se peshorja dhe pesha është një problem vetëm për femrat.Meshkujt gjithshtu kanë raporte të mira me peshoren… e ju femra mos u bëni “xheloze”.
Por
lidhja me peshoren nuk mbaron deri tek pesha fizike.
Pa
mendoni pak përtej së përditshmes sonë…
Jo aq
larg, por ja deri aty… kur kemi qenë të vegjël…
Sa herë
jemi përpjekur të mos gabonim në shkollë, nga frika se do të na gjykonin prindërit, mësueset e
shokët?
Sa here
jemi munduar te “mos gabonim”se do ti konsideronin sjelljet tona të pahijshme,
do na shihnin shtrembër,e do të na
quanin “dele” që dilnim nga kopeja?
A ju kujtohet sa herë na kanë thënë prindërit :“Mos këtu!”, “Mos u shoqëro me këtë, apo me atë?”
Pa shihni
pak tani të përditëshmen tonë…
Sa herë u jemi drejtuar fëmijeve tanë, me pjesëzen mohuese:”Mos?!”
A nuk ju
duket vetja përsëri si në atë peshoren
ku na vinin prindërit të vegjël, ose ku kemi vënë fëmijët tanë?
Pra,
peshohet sjellja dhe veprimet.
Po po
peshohen!
“Si?”- do
pyesni ju.
A nuk
ekziston përhere një grup njerëzish që ju njeh, që flet për ju, që ju gjykon
sjelljet, veshjen, punën, qoftë ndër sy, qoftë pas krahëve?
Eshtë e
sigurtë se edhe ai që është
indiferenti më i madh, nuk mund t’u
shpëtojë këtyre opinioneve,ose të kalojë kaq shpërfillës përballë tyre.
Qofsh njeriu
më i mirë, më i drejtë, më i mençur , ç’rëndesi ka; Nuk mund të shpëtosh pa u
“situr” në PESHOREN E OPINONIT.
Edhe kjo
lloj peshorje, krijon frikërat e veta, ashtu si peshorja e fëmijërisë,
shtatzanisë, ashtu si peshoret ku masim eleganecën apo mbipeshën tonë .
Duke
pasur “frikë” si do të dukemi në këtë “peshore”, dhe njëkohësisht për tu dukur
sa më mirë, e di ç’bëmë ne njerëzit?
“Shpikëm” autopeshoren.
Autopeshorja
“mat” veprimet, sjelljet, interesat, dashurinë, servilizmin;Mat gjumin,
zgjimin, shoqërine, punën.
Uf!
Ç’torturë
, pa mendojeni një çikë?!
E di si e
mendoj ketë “vetëpeshore”?
Si nje
burg Brenda vetes, ku gardianet jemi ne vetë, dhe çelësat e prangave i mbajmë
po ne.
Liria ka
qenë dhe ështe gjëja me e çmuar për ne shqiptarët, dhe për të gjithë popujt e
njerëzit.
E nëse do
quanim zgjedhë vetëm atë,kur një i huaj na pushton vatanin, do ishim kryekëput
gabim dhe jo të drejtë.
Zgjedha më e madhe është ajo që njeriu i bën mendimit dhe sjelljes së tij, kur e cungon, e pret, si jep frymëmarrje, e ndrydh e akoma më shumë, e kyç brenda vetes, duke pasur pikërisht frikën e gjykimit të kësaj “dreq” peshorje!
Personalisht
s’më ka pëlqyer që jetën ta shoh si balancë.
Është
paradoksale të mendosh që pikërisht ajo shigjetë e vogël peshoreje, të na
“kontrollojë” idetë, veshjet,mendimin;
Ajo
shigjetë e vogël peshoreje të na “censurojë” te qeshurën, shakanë, mirësinë,
dashurinë.
Jo
balancës, por jo vulgarizmit dhe ekstremizmit!
Te mos
ecësh me balancë, por jo të fluturosh!
Pra të ndihemi të balancuar, brenda mosbalancimit,kjo është ajo që duhet t’i mësojmë vetes dhe të tjerëve përreth.
S’duhet
parë e s’duhet vënë jeta në balancë,por të jetë sensi i masës që duhet të
shoqërojë të përditëshmen dhe veprimet tona.
Të mos
ndihemi në“kurthin” e peshores së jetës tonë.
Te ndihemi, e të ndiejmë të lirë.
Si?
Peshorja?
Vlen, por në farmaci dhe politikë do të ishte shumë e domosdoshme.
***
Ah, sikur
të mos ishte “shpikur” kurrë peshorja për njerëzit!
Ah, sikur
të ishte “shpikej” një peshore politike!
Ah,
sikur…!
Drita
Lushi
Shqipëri,
qershor 2013