Kulturë
Drita Lushi: Dy buzë
E diele, 26.05.2013, 08:00 PM
DRITA
LUSHI
(Cikël
poetik)
PIKAT E
SHIUT
Nën
petalet e një trëndafili,
ca pika
shiu
iu
fshehën diellit nazemadh
e pritën zgjimin tim.
Priten
që buzët
të m’i freskonin me shiun
e puthjeve,
që qielli
kish çuar
mbrëme
për mua.
DY BUZË
Dy buzë.
Vetëm dy
janë ato.
Puthitur
si horizonti me qiellin,
fshehin
pas rruazave të fildishta
kushdi sa
sekrete,
fjalë të
pathëna,
puthje të
padhëna,
urrejtje
të shkruara
në
pergamene memece.
Dy buzë.
Vetëm dy
janë ato.
Po kur
horizontin e puthitur kalojnë
mijëra
fjalë, freski u japin shpirtrave
e ngrohin
me jetë zemra të ngrira.
Dy buzë.
Vetëm dy
janë ato.
Po kur
fjalët kafshojnë e s’mbahen,
dhimbshëm,
a ndoshta me dëshirë,
ushtarë
me heshta në duar shndërrohen,
dhe si
leva e Arkimedit,
botën
levizin,
dhe mbi
të shtete,
dhe mbi
shtete njerëz
në
lëvizje kaotike
e luftra
ndalen,
të tjera
fillojnë,
traktatet
përpijnë
firma pompoze
politikanësh.
Dy buzë.
Vetëm dy
janë ato.
Kur
lëvizin, që puthje të dhurojnë,
dashuritë
llastare kapin me fijëza jete
në trupin
e Afërditës grua;
kur ato
puthin,
paqja
shtron qilimin
thurur me
duar grash,
si gjethe
të blerta,
punuar me
fijëza uterine,
që jetë
të ketë.
Dy buzë.
Vetëm dy
buzë janë.
Dhe sa
shumë …
Sa shumë
…
SOT JAM
NJË TJETËR
Sot
ndjehem një tjetër.
Më shihni
dhe ju?
Mos
ndoshta dielli lindi më heret?!
A ndoshta
dita më e bardhë erdh’?
Mos
ndoshta yjet m’u puthën me shpirtin?
A hëna
mbolli ëndrrat në gjumin tim?
I shoh
kaq qartë,
i ndjej,
sepse mbrëmë ,
pushova
në zemrën tënde.
Shoh si
më afrohet bota,
si
rrotullohem bashkë me Tokën, lehtë,
e me
prekje zgjoj dhe planetë te tjerë.
Ej!
Qenka
mirë brenda zemrës tënde.
Ej!
Të
rri dhe një natë tjetër?
Pranon?
Atëherë
po rri më shumë,
derisa te
mos më lësh më të iki.
Dua
të shkel çdo ditë
rrugëve
të zemrës tënde,
të eci
zbathur, të ndiej të ftohtin,
të
nxehtin.
Dua të më
prekin në inde
e t’i
prek me jetë;
dua
stinët t’i bëj vit brenda teje,
e ti të jesh vitet e mia të jetës.
Më muros,
a më mbaj robinjë,
ose më jep liri të fluturoj,
po qiell
të kem zemrën tënde,
pa re,
pa shi,
me diell,
me dritë!
Brenda
teje, jam një tjetër …
NJË LETËR
Sot,
mora një
letër,
mbi krahë
pëllumbi,
me pendët
e tij ngjyer
në bojë
shpirti,
ishin
shkruar vargje
me gërma
harrakate,
të kapura
për dore,
formonin
ca fjalë
të ëmbla,
të ëmbla
nektar.
Si
flutura dashurie,
mbi
krahët e tyre
qielli
bënte hije,
freski të
m’i sillte
zjarrit
të zemrës sime.
S’i
besova shkrimit,
që
harrakt ish’,
por
besova puthjet
vënë
nëpër fjalë,
gërmat
ngjyra- ngjyra,
në
kopshtin e tyre
rritej e
rritej dashuria.
Shkrimin
harrakat
pështolla
në gji,
cicëruam
tok ,
me “unë”
e me “ti’;
sa herë e
lexoja
therriste
emrin tim.
Harrakatit
shkrim,
një
dhomëz i bëra
mu në
shpirtin tim;
gërmëzat si flutra
i ndiej
pa pushim;
më thonë
që ai
nuk është
veç kujtim.
PA ARDHUR
TI
Kur ti,
butësisht, preke shpirtin tim,
zgjove
petalet e ëndrrave,
fillin e
ditëve të mia,
braktisur
e harruar,
në një
qoshe,
fillova
ta mbledh e të thurja ëndrra.
Pa ardhur ti,
isha veç
një lot i ngrirë
në faqen
e lëmuar.
Pa ardhur
ti,
isha një
buzëqeshje bore.
Pa ardhur
ti,
isha nje
ëndërr e rrudhur.
Pa ardhur
ti ,
isha vit
pa stinë.
Pa ardhur
ti,
Isha
stine pa jetë.
Pa ardhur
ti,
zemra veç
një rrahje pa rrahje kish.
Pa ardhur
ti,
qenia ime
hije i bënte vetes.
Pa ardhur
ti,
isha në
mesrrugë ,
përhumbur
muzgut.
Pa ardhur ti …
Po ti
erdhe …!
KUR S’JE
TI
Kur s’je
ti,
dita ime
luhatet
si një
anije në det të trazuar.
Kur s’je
ti
shpirti
ngre dallgë,
që
përplasën
brigjeve
të tua,
kërkojnë
të të
prekin ...
të të
ndiejnë ...
të të
marrin me vete ....
Kur s’je
ti
buzët e
mia
zhuriten
nga puthjet e munguara;
shtrij
krahët,
por prek
veç imazhin tënd ...
Kur s’je
ti
Toka
e ndal
rrotullimin
e unë
ndal bashkë me të.
Të presim
Ty,
të
presim, të na shuash mallin,
të më
freskosh buzët,
deti të
ndalë dallgët
e Toka,
të vazhdojë rrotullimin.
Kur s’je
ti ...
KUR U
SHFAQ DASHURIA
Kur
dashuria akoma s’kish shkelur
në
shtigjet ku ecja,
isha një
stinë e thatë,
një verë
pa zogj,
një
vjeshtë me plogështi të verdhë,
dimri me
borë,
që akullzonte
ditë e natë.
Isha viti
me dymbëdhjetë muaj, që strukur
flinin
pranë njëri- tjetrit,
isha
statuja amorfe, rrethuar
nga
gardhi i mendimeve
të mia të
ngurta.
Kur jetën
time e preku dashuria,
e shkelja
shtigje të parrahura,
qeshë
vera
ku zogjtë
këndonin,
qeshë
vjeshta,
ku e
verdha puthej me jeshilen,
qeshë
bora e dimrit
që mezi
priste të shkrinte,
qeshë
era,
që
flladiste stinët e mia,
qeshë stuhia,
që rrëzoi gardhin
e dyzimeve të mia.
DIKUSH MË
BESOI ZEMRËN
Dikush më
besoi zemrën.
Brenda
saj,
shtrova
një shtrat me petale.
Muret i
leva me ngjyra ylberi,
si
dashuria.
Çati bëra
hojet e
ëmbla të fjalëve.
Dhe aty
hyra të jetoja.
Kështu,
ajo
u bë
shtëpia ime e re.
Dikush më
besoi zemrën,
Unë i
besova veten.
DIL NGA
HARRIMI
U bënë
orë që s’të shoh, i dashur,
shumë
orë,
por ato
thone jo ...
Atëherë
janë ditë ... që s’të shoh;
Ato
vrenjten kur u përmend emrin ..
Javët po
ashtu më largohen ...
Atëherë
janë muaj ...
Oh ! U bënë muaj që s’të shoh!
Orë …
muaj ...
nuk di,
nuk e mas
dot mungesën tënde ...
Dil nga
harrimi
e … me
fjalët tuaja
lodro
mbi trupin tim,
këngët të
zgjohen,
këngët që
presin të këndohen
nga zërat
tanë …
Dil nga
harrimi
të bëjmë
duet zërash,
t’i
bashkojmë në sintoni
e zemrat
të këndojnë
tonën
melodi.
Dil nga
harrimi
e në mos
dalsh,
n’harrim
dhe unë do të vij.
PROVË
DASHURIE
Më vuri
në provë dashuria,
shkruajtur
mbi portën gjysmehapur:
Më gërma
mos më sill, - më tha -
fjalë nuk
dua,
nuk dua
të më duash ...
Unë
ngriva.
Pa fjalë
për një çast ngela,
pranova
provën,
a do
mundja vallë, do mundja?
Në provë
ish dhe ajo ...
Një provë
– lojë,
unë dhe
dashuria,
e,
në mes
ndjenjat …
Do më
pëshpërinte e para në vesh fjalë të ëmbla,
a do t’i
thoja unë e para,
që për mua ish Perëndia?