E premte, 26.04.2024, 04:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Fritz Radovani: Ë - pazane...

E shtune, 27.04.2013, 01:34 PM


Nga Fritz RADOVANI:

PAK  HUMOR...

Ë – PAZANE...

Ishte koha kur shkrimtarët e Veriut po fillonin përpjekjet e tyne edhe për një gjuhë letrare shqipe. Kjo vrehet edhe nder shkrimet e të gjithë kolosëve t’ asaj kohë.

Sigurisht në të parët që ka mendue për këte gjuhë dhe pse sot ka “mbetë jashta saj”, asht kenë edhe At Gjergj Fishta.

Kjo dokumentohet me përpjekjet e Tija në të gjitha fushat e punës së palodhun që Ai ka ba për këte qellim të naltë atdhetar, tue fillue nga alfabeti...

Per fat ruhen edhe dokumenta tjera që vazhdojnë me u lanë në heshtje, ndoshta, kjo asht ma mirë se me u rreshtue me dokumentat fallco e të pavlerë të sotmet!

Kishte një mik me të cilin edhe rrahnin mendime për shumë çeshtje, po Ai, nuk ishte në Shkoder...kështu, At Fishta, u detyronte me i shkrue edhe letra.

At Fishta merr pendën dhe fillon e i shkruen një letër…

Kujtohet se ai asht ma shumë për me formue gjuhën letrare (si sot) mbi bazën e tosknishtës, kështu që, At Fishta, për mos me i ra ndesh mikut, fillon e ban disa “ndryshime” në letër tue përdorë disa trajta të Shqipnisë së Mesme, po edhe tue u largue paksa nga gegnishtja e “theksueme” e vetja...Në letër kur asht rasa për trajtat e Veriut, Fishta e përdorë “ë” – pazane, ndërsa, kur përdorë fjalët e marruna nga Shqipnia e Mesme dhe Jugu, nuk e shkruen aspak “ë” pazane... kështu shumë fjalë që shkruen mbesin të “cungueme” në atë letër, gja e cila, me siguri “lexuesin” duhet ta kenë çuditë, “si asht e mujtun me gabue kaq shumë At Fishta!?”...

Me kenë se At Fishta njihej edhe si piktor, kur përfundon letrën dhe mbasi ka vue edhe emnin e vet në fund, krejt poshtë vizaton një piskërr dhe afër saj ven rreth 15 – 20 “ë”pazane dhe i shkruen mikut të vet: “p.s. Mos prito e merri ti vetë këto ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ....dhe të lutem veni ku e kanë vendin!...”.

Shenim F.R. Kjo letër asht kenë e ruejtun në Arkivin e Shtetit Tiranë. (2009).



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora