| E shtune, 27.04.2013, 01:34 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
PAK HUMOR...
Ë – PAZANE...
Ishte koha kur shkrimtarët e Veriut po fillonin
përpjekjet e tyne edhe për një gjuhë letrare shqipe. Kjo vrehet edhe nder
shkrimet e të gjithë kolosëve t’ asaj kohë.
Sigurisht në të parët që ka mendue për këte gjuhë
dhe pse sot ka “mbetë jashta saj”, asht kenë edhe At Gjergj Fishta.
Kjo dokumentohet me përpjekjet e Tija në të gjitha
fushat e punës së palodhun që Ai ka ba për këte qellim të naltë atdhetar, tue
fillue nga alfabeti...
Per fat ruhen edhe dokumenta tjera që vazhdojnë me
u lanë në heshtje, ndoshta, kjo asht ma mirë se me u rreshtue me dokumentat
fallco e të pavlerë të sotmet!
Kishte një mik me të cilin edhe rrahnin mendime për
shumë çeshtje, po Ai, nuk ishte në Shkoder...kështu, At Fishta, u detyronte me
i shkrue edhe letra.
At Fishta merr pendën dhe fillon e i shkruen një
letër…
Kujtohet se ai asht ma shumë për me formue gjuhën
letrare (si sot) mbi bazën e tosknishtës, kështu që, At Fishta, për mos me i ra
ndesh mikut, fillon e ban disa “ndryshime” në letër tue përdorë disa trajta të
Shqipnisë së Mesme, po edhe tue u largue paksa nga gegnishtja e “theksueme” e
vetja...Në letër kur asht rasa për trajtat e Veriut, Fishta e përdorë “ë” –
pazane, ndërsa, kur përdorë fjalët e marruna nga Shqipnia e Mesme dhe
Jugu, nuk e shkruen aspak “ë” pazane... kështu shumë fjalë që shkruen
mbesin të “cungueme” në atë letër, gja e cila, me siguri “lexuesin” duhet ta
kenë çuditë, “si asht e mujtun me gabue kaq shumë At Fishta!?”...
Me kenë se At Fishta njihej edhe si piktor, kur përfundon letrën dhe mbasi ka vue edhe emnin e vet në fund, krejt poshtë vizaton një piskërr dhe afër saj ven rreth 15 – 20 “ë”pazane dhe i shkruen mikut të vet: “p.s. Mos prito e merri ti vetë këto ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ....dhe të lutem veni ku e kanë vendin!...”.
Shenim F.R. Kjo letër asht kenë e ruejtun në Arkivin e Shtetit Tiranë. (2009).