Kulturë
Zef Mulaj: Nën rrathët e lisit
E marte, 16.04.2013, 07:31 PM
NËN RRATHËT E LISIT
-Cikel
nga libri “Lulet e shpirtit”, (poezi haiku)-
Nga Zef Mulaj
***
E kam
pritur pranverën,
Me
bukuritë e saj dehem.
Udhëve të
Malësisë sime.
***
Një emër
i ri përjetshëm,
Në të
gjitha qelizat e reja.
Dashuria
e parë e bardhë.
***
Maja e
Hekurave
Hijon
fshatin tim.
Nën
rrathët e lisit.
***
I ri në
shpirt dhe zemër,
Duke ecur
ende solid.
Frymëmarrje
afër meje.
***
Brohoritja
pa pushim,
Me gishta
shenjëzën.
Shiu
zbutë hapësirat.
***
Retë
pikojnë përjetimet,
Të
ardhura nga planetët.
Turma
emigrantësh vijnë.
***
Mbret të
heshtjeve s’ka,
Pabesia
në kohë prishet.
Malësori
mbëlton lule.
***
Në
rrjedhjet e kohëve,
Trëndafila
bore të bardhë.
Akullnaja
shpirtërore.
***
Nëpër
dyer trokitje të vona
Zgjojnë
heshtjen e dhimbjes.
Ceremonia
vazhdon prapë.
***
Në
ditarin e kohës tjetër
Ngjyra e
kuqe shigjetë zbret.
Në buzën
e ëmbël të nuses.
***
Flakadanë
të ndezur atje,
Ndriçojnë
horizonteve.
Flaka e
freskon shpirtin.
***
Kohë dhe
erë e hazdisur
Ndritë në
zemra dashurie.
Filiza të
reja në kopshte.
***
Udhëtari
i bjeshkës me kujdes.
Vallet
koreografohen ngadalë.
Mbi det
varka valën përkëdhel.
***
Buzëqeshja
e Dardhës së Hasit
Më
buzëqeshi plot me bukuri.
Shqiponja
zbriti nga Shkëlzeni.
***
Qielli u
kthjellua nga retë,
Zëri i
bilbilit sa
Dashuria
shfaqet në shesh.
***
Në Lugjet
e Verdha hapë krahë,
Bukuria
rritet për ditë me hov.
Vashës i
vlon dashuria në gji.
***
Natyra
është mbretëreshë
E
shpirtit tim këtu larg që rri.
Puthje
nga Malësia më çon.
***
Shikimet
më mbushën me afsh,
Rreze
shpresash më përqafojnë.
Prej
vendlindjes sime deri këtu.
***
Në
fytyrën e mallëngjimit,
Portreti
i dhimbjes më merr.
Peng të
këtij shekulli të ri.
***
Dy kokat
e shqiponjës,
Simbol i
yni në flamur.
Rudinat
freskohen prore.
***
Në çdo
cep të Globit
Ajo
shtrinë shikimet.
Erë e tokës
e ringjallë.
***
Kufinjtë
i anuloi moti i ri.
Rreze
lulesh në Malësi.
Gjerdan i
arit në agshol.
***
Shqipëria
mbushur plot
Frymë të
lirë, pa pengesa.
Krenaria ime, në zemër.