E marte, 26.10.2021, 12:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Orë letrare në shkollat e Dardanës

E diele, 04.11.2012, 04:20 PM


PËR NDERË TË 100 VJETORIT TË PAVARËSISË - ORË LETRARE NËPËR SHKOLLAT E DARDANËS

Nga Shaban Cakolli

Dardana (ish-Kamenica) njëra nga trevat me pasuri të pashterrshme kulturoro-kombëtare,dikur kalonte nëpër ngarkesa padrejtësishë,ku ushtroheshin përndjekëje e burgosëje mbi shqiptarët,të cilat ushtroheshin nga hegjemonizmi i monarkisë sllave,të cilët synonin eleminimin fizik dhe kulturor të shqiptarëve në këto treva,të cilat për ne ishin njësoj të rrezikshme,kurrë nuk arritën të na shuajnë dashurinë për historinë kombëtare,trimërinë,mençurinë,qëndresën,burrërinë,besen,nderin,dashurinë,edhe pse i ruajtëm me shumë vuajtëje e sakrifica.Pas luftës së fundit në Kosovë,Dardana frymon krejt ndryshe.Ajo është bërë qerdhe e kulturës sonë kombëtare,ku shumë të rinjë i paraprijnë punës së paepur drejt zhvillimit të kulturës sonë kombëtare.Ndër ta duhet përmendur Faton Krasniqin,drejtor i  Qendrës për Kulturë dhe Sport,i cili ka bërë nisma të rëndësishme dhe hapa të mëdhenj  në kulturën tonë kombëtare në Dardanë.Me projekte të mëdha,me  punë të përkushtuar,në mënyrë esenciale,qytetarët e Dardanës,qoftë me organizimin e festave kombëtare,shënimeve të ndryshme kulturore në bashkëpunim me institucionet kanë demonstruar vlera të mirëfillta dhe vizione të qarta.Këta muajt e fundit institucionet e komunës së Dardanës po punojnë me aktivitete të ngjeshura,në përmbushëjen e aktiviteteve  të tyre kombëtare e kulturore në kuadër të 100 vjetorit të shpallëjes së Pavarësisë së Shqipërisë.Kordinimi i aktiviteteve është bërë për lakmi,me një kalendar shumë serioz,me programe të larmishme që fund e krye i shkojnë për shtati kësaj ngjarëje të rëndësishme historike të këtij 100 vjetori.

Njëra nga këto nisma ishte edhe një karvan poetik,me poetët e Anamoravës,i cili për nderë të 100 vjetorit mbajti orë letrare nëpër disa shkolla të  Dardanës

Për nder të "100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar", Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi orë letrare me poetët e Anamoravës nëpër shkollat fillore të këtyre fshatrave si në shkollën fillore në: Topanicë, Hodonoc, Karaçevë e Poshtme, Muçivërc, Shipashnicë, Busavatë, Strezofc dhe Krilevë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Faton Krasniqi ka thënë se ky lloj organizimi do të bëhet tradicional, poetët pjesëmarrës ishin: Hysen Kçiku, Beqir Buzuku, Demir Krasniqi, Nexhat Rexha, Daut Maliqi, Musa Ahmetaj, Fitore Bunjaku, Sinan Sadiku, Vebi Klaiqi, Gani Korça, Vesel Bojku dhe Shaban Cakolli. Krasniqi tha se ky "Karvan i Poetëve të Anamoravës", do të jetë nga ky vit tradicional, dhe do të vazhdojë nëpër shkollat tjera të komunës sonë.

Me iniciativën e  Faton Krasniqit,përkujdesëjen e  Milit Thaqit dhe Nazim Maliqit,organizimi ka kaluar në një pregatitëje të lartë,me pritëje të ngrohët nga drejtorët dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave,si dhe është përcjellur me interesim të madh nga nxënësit e këtyre shkollave.Për mua si poet i mërgimit,ishte fat i madh qëndrimi im në vendlindje në kohën e këtyre organizimeve,nderë e madhe nga ftesa e organizatorëve që më përzgjodhën të jem pjesëmarrës në këto takime,krenari  që gjindesha në mesin e shkollarëve të vendlindjes sonë.Uroj ky organizim të bëhet tradicional dhe gjithnjë të jem në mesin e këtyre organizatorëve të dashur dhe  të shquar.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora