E premte, 26.04.2024, 06:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Me dy krojshe qershia

E marte, 14.08.2012, 07:38 PM


ME DY KROJSHE QERSHIA

Kur m’ kujtohet fëmijëria –
S’i harroj vuajtjet e mia !
Vuajtje t’ rënda nga varfëria –
Kur ma ndante rriten lakmia !...

Prej Tugjeci , n’ Gjilan me shkua –
Dy ditë rrugë duhej udhëtua !
Isha fëmijë dymbëdhjetëvjeçar –
Mora rrugë për t’ shkua n’ pazar !

Ishte fundi i muajit Qershor ,
Me dy krojshe qershia  n’ dorë ,
U nisa n’ Gjilan për çare –
T’ shes qershitë , t’ fitoj ndo ‘i pare !

Duke i bartë krojshet për dore –
Thosha blejë lapsa e fletore !
N’ ato kushte shumë t’ vështira –
Babai s’ kishte t’ më blejë libra  !

Deri sa mbërrina n’ pazar –
Këmbët e zbathura mu bënë varrë !
Kur i hapa krojshet  n’ atë vapë –
Qershi – shkretat ishin kalbë !

Mora rrugën n’ shpi me u kthy ‘ ,
Duke qarë me lot në sy !
Për këtë rrugë që m’ shkoj kot mundi –
Morën vesh dhe krejt  katundi !

Gjilan, më 14 .08.2012. Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora