E shtune, 27.04.2024, 04:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Katani i dikurshem, tjeter film ne Shqiperi

E premte, 28.03.2008, 12:29 PM


Anisa Ymeri - Koha Jone

Komisar Katani i dikurshem, duket se ka nje identitet te ri edhe nder shqiptare. Njihet edhe si Konti Shternberk. E kjo s'mund te mos e gezoje aktorin Mikele Placido, i cili dje shkeli per te treten here ne Shqiperi, per te qene i pranishem ne premieren e dyte te filmit te jetes se Piro Milkanit, "Trishtimi i Zonjes Shnajder". Por me gjase, prania e tij ne kinematografine shqiptare s'do te mbese me kaq. Nje tjeter projekt eshte ne horizont, e ndonese ende nuk dihet se c'do te jete, pasditen e djeshme eshte diskutuar pikerisht per kete gjate takimit te Placidos me ministrin Ylli Pango. Askush s'mund te thote asgje konkrete per kete, por ama Mikele mund te rrefeje ne pak fjale qe: "Ndaj jam ketu dhe ne kete takim, pasi mundem te flasim ndoshta edhe per nje tjeter projekt me Ministrine e Kultures. Do te pelqente shume te ndodhte keshtu. Per mua, do te ishte nje nder shume i madh qe te mund te bej dicka dhe te jap aq sa mundem per kinematografine e ketij vendi". Duket se nuk jane falenderimet e radhes thjesht formale. "Gjithnje ne kujtim te stergjyshes sime, e cila kishte shqipen gjuhe amtare, pasi familja e tim eti ne vitin 1700 nga malet e Shqiperise u vendos ne Itali, rrefen Placido, kam detyrimet e mia per kete vend. Sot une jam ne Shqiperi e shpresoj te mund te bej dicka te mire per kete vend".

Por, ai qe per dekada me radhe, qe kur ne ekranin e vetem shqiptar u shfaq filmi i bujshem, njihej si "Komisar Katani", ne vitin 2008 mund te thuhet se ka edhe nje identitetet te ri. Konti Shternberk, pasi ky eshte edhe roli qe interpreton ne filmin "Trishtimi i Zonjes Shnajder", i cili ka pasur bum shikuesish ne kinema "Millenium" prej dates 29 shkurt kur pati edhe premieren e pare. Ndaj edhe Placido rrefen: "Ndjehem mire ne kete rol timin te ri. Dhe faleminderit Milkanit, qe me ofroi te jem ne kete film te tijin. Ju them se nuk munda te mos ndjej gezim qe kur zbrita ne aeroport, personi i pare me te cilin pata kontakt, gruaja police e sportelit, nuk me pershendeten si Komisar Katani, por si Konti Shternberk. Fale regjisorit Piro Milkani kam nje tjeter identitet ne Shqiperi".

Nje rol episodik ai i Placidos ne filmin e Milkanit, por ama mbreselenes. Ai eshte konti cek, Shternberk, i cili nxjerr prej bibliotekes se ti nje liber kushtuar Shqiperise dhe historise se saj. Dhe aktori fare i ri shqiptar, protagonist kryesor ne film, Nik Xhelilaj, eshte perkrah tij, aktorit i cili ka bere epoke ne historine e kinemase boterore. Por, njerezit qe percojne vlera jane modest. I tille shfaqet edhe Placido, jo vetem ne dublat e filmit, por edhe ne bisedat e veshtrimet me ata qe e rrethojne e me te cilet komunikon e punon.

Placido, tjeter projekt ne kinemane shqiptare

Mikele Placido ne Shqiperi, tanime nuk njihet vetem prej filmave te tij qe jane suksese boterore. Ai njihet si Konti Shternberk, pasi filmi "Tirshtimi i Zonjes Shnajder" i Piro Milkanit e ka bere te tijen. Pergjate ketyre diteve te shfaqjes se tij ne "Millenium", filmi ka mundur te shkoje te shqiptaret, duke percuar te ta nje tjeter imazh te Placidos, ate te kontit cek. Por aktori me origjine te hershme shqiptare nuk kenaqet me kaq. Me gjase, shpejt do te flitet me konkretisht per nje projekt kinematografik ne qender te te cilit do te jete Mikele Placido. Kete e ka bere me dije pasditen e djeshme aktori, duke u shprehur: "Do te pelqente shume te ndodhte keshtu. Per mua, do te ishte nje nder shume i madh qe te mund te bej dicka dhe te jap aq sa mundem per kinematografine e ketij vendi".

Kur Shqiperia ndryshon ne syte e Katanit

As ai s'mundi t'i shmangej pyetjes se si e gjente Shqiperine e vitit 2008. Mikele Placido, i cili per te paren here ka shkelur ne vendin tone ne vitin e hershem 1991 e me pas ne vitin 1993, me siguri do te verente ndryshime te medha. "Shqiperia ka ndryshuar shume, u shpreh ai dje, ne shkallet e Ministrise se Kultures. Me duket vetja si te jem ne nje qytet te madh dhe bashkekohor ne Milano, apo gjetke. Te rinjte dhe ata qe jetojne ketu ndoshta nuk e ndjejne ndryshimin, por ju them se Tirana ka ndryshuar shume". Duket pak i surprizuar nga ajo qe ka gjetur ne kthimin e tij ketu, kur kane kaluar plot 15 vjet nga hera e tij e fundit ne Shqiperi. "Ka nje klime tjeter nga ajo qe ka qene kur une per te fundit here isha ketu dhe kane kaluar plot 15 vjet prej atehere", perfundon Placido.

Nga nje familje e varfer ne Hollivud

Fama e tij arriti majat kur ai, "Komisar Katani" u shnderrua ne tmerrin e mafies siciliane. Edhe shqiptaret e njohen si te tille ne fillim, e me pas mesuan se origjina e tij e hershme, stergjyshja e tij kishte shqipen gjuhe amtare. Por Mikele Placido eshte rritur ne nje familje te varfer e i eshte dashur per vite te tera te beje pune te ndryshme. Ndersa sot, ne moshen 62-vjecare, ai numeron me se 100 role ne kinemane boterore. E nisi nga Italia per te arritur aty ku te gjithe artistet enderrojne, te prekin Hollividin. Ai jo thjesht e preku, por u shnderrua ne nje prej aktoreve te suksesshem te kesaj industrie gjigante te kinematografise boterore. Ndersa ne Shqiperi ka qene prezent jo vetem me filmat e tij me te suksesshem. E duket se pas "Trishtimit te Zonjes Shnajder" do te jete protagonist edhe ne nje tjeter projekt, i cili ende nuk dihet se cdo te jete, pasi eshte ende ne fazen e ngjizjes se tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora