E shtune, 27.02.2021, 07:39 AM (GMT)

Kulturë

At Gjergj Fishta: Gjaksorvet

E diele, 17.06.2012, 10:24 AM


Nga At Gjergj Fishta OFM.:

XIV.      GJAKSORVET.

 

Në vitin 1899 Fishtës i vranë vëllan e madh (Poeti pat edhe nji tjetër para vedit qi i vdiq kur ishte jashtë shteti, në Konferencën e Paqës). Vrasja e tij i ep shkas me u lëshue me këte lirikë kundër gjaksorvet. Gjak vllazënsh i derdhun kot qi shkretnoi Atdheun. Mbasi Poeti lëshon namen, ia paraqet vetës  Mëninë hyjnore ndeshkuese, qi çohet kundër tyne.

Asht ndër ma të parat poezi të Fishtës. Gjuha asht e pastër, me gjithse asht shkrue kur ishin në përdorim shumë fjalë turqisht. Të shprehunit asht i rrjedhshëm e dramatik.

 

Ndalnju! Ku véni burra?...

Pash Zotin, lshoni hutat!

Pse teper gjak asht derdhun,

Pse teper bajtë kem’ futat:

Prej vaj’t na asht marrun zani...

Medet, o qiellë, medet!...

                        2.         A thue nuk jemi vllazen

                                    T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,

                                    T’ tanë t’ quejtun me nji emen?

A thue, kshtu do t’ xêhen

Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke

E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?

3.         Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit

                        T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...

                        Kush kjé, kush kjé ai mizori,

                        Qi pushken rroku s’ parit

                        E duerët tash don me i zhye

                        Në gjak t’ vllazenvet kot?

1.                   Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!

E vejë ati i mbetët grueja

Djali i njatij t’ perbuzunit

Veshun me zhele t’ hueja,

Kerkoftë nper dyerë të shekllit

Pa u gjetë kush me i dalë zot.

2.                  Jo, jo, se ma prej sodit

Thêmra e gjaksorve e mnershme

Token nuk do t’a shklasë,

T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,

T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,

E shuguruen me gjak.

3.                  Atje nen vapë t’ Saharës,

Nder luaj e pardha jeten

Mizuer, kush don me më shkimun

                                    Në gjak t’ vllazenve eten,

Atjé, pa kenë vajtue,

Mbaroftë i namët per lak...

                        ________________________________________________________________________

1.Poetit i duken gjaksoret! Vargu asht i ngjashem me epoden e VII të Horacit, qi nuk dihet a asht njohtë nga Fishta. –hutat: armë në përdorim aso kohe.- futat: rubat e zeza.

                        2.xêhen: shamatohen. – Merr për bazë njisinë e gjuhës, doket e zakonet...

                        5. Koh’e ndershme: Kur armet ishin vetëm për mbrojtjen e Atdheut, tue shugurue tokën...

                        6. e pardhat e Saharës: Leopardat e shkretinës së Saharës në Afrikë.

                                                                        -45-

 

4.                  Djelmt t’onë, - ah kob i zi!

Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,

Të cillt dergue i pat qiella

Per me mbarue punë t’ mdhaja,

E vllazenve i muer pushka

E kalben sod në vorr...

5.                  E kanga nder né shuejti,

Porsi n’ nji shpi dalë fare:

Me thirr nder hatlla mblue

Lahuta eshtë Shqyptare,

E por shêjzeza qyqe

Shqyptarve u kndon n’ oborr...

6.                  Dridhu, gjaksuer i mnershem,

Se t’ erdh i zi rreziku!

Se neper terr, Njai, t’ cillit

Kur i veton qerpiku,

Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,

Kundra teje po vjen.

7.                  I zi e i perfrigueshem

I prin Atij thellimi:

Ftyren ia zblon vetima,

T’ cillen ia ndezi idhnimi;

Tue bumbullue rrufeja

Raven Atij ia then.

8.                  Me zhgjeta të frigueshme

Doren Ai e armatisi;

Qé, se edhe e rrebtë duhija

Idhun mbi ty tash krisi,

E ‘i dét të zi ankimesh

Permbi kryet t’and dikon.

9.                  Qé, se edhe vala e mnershme

Perpin me gjire t’ veta

Shpin t’ande prej themelit:

E grueja e jote e shkreta,

                        _________________________________________________________________________

7. Oh kb i zi!: mjerim, shemtim! Shprehja asht nji fshamje qi shpërthen prej shpirtit, kur mendon sesa djali i rinj vritet prej grindjesh vllaznore. – E Arbnisë uzdaja: shpresa e ardhme e Shqypnisë. Fishta përdori shpesh fjalën Arbni, arbnuer, qi gati nuk përdoret ma me kuptimin e dikurshem.

8. shuejti: mêni, prani, heshti. – me thirr: me lbozë, pshtimë, çagjë, bloza. – hatlla: pjesa e sipërme e shtëpisë mjedis pullazit e trenave të qellzanës (tavanit). – Lahuta eshtë shqyptare: 

Vegla kombtare e kangve epike, qi përdoret ndër male tëVeriut, eshtë: me heshtë, mos me u ndie. – E por shejzeza..: Qyqja në Shqypni mbahet si zog qi tregon shkretnim, të dalun fare.

9. Poeti mbasi i  lëshon namen gjaksorit, për shkretnimet qi sjellë kombit prej gjaqesh, siellet kah ai dhe e lajmon, si t’ishte tue pa me sy, se Hyji i idhnuem asht kah ia mbërrinë me mëni të vetën, për me zhgjetue até e për t’i shkretnue shtëpi e familje. – Kur i veton çerpiku...: N’themel dridhë veç me “nji vetimë qerpikut”.

10. I zi e i perfrigueshem...: Nji shkathësi e gjallni dramatike, bashkue me nji shkathësi klasike e bajnë ketë tubëz të pranueshme, bindse! – thellimi: stuhija. - Raven: I çilë rrugë.

                        11. Idhun: e idhnueme kunder teje. – dikon: shprazë.

                        12. E grueja ...e shkreta: Sepse ajo nuk ka faj për gjaksitë e kryeme prej të shoqit e edhe ....

                                                                        -46-

 

Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,

Nper valë kot pshtim kerkon.

10.              U dhà mbi ty tash gjyqi,

E zhgjeta e frigshme e Zotit

Mbi ty vjen tue fishkllue...

Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit

Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje

Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.

11.               O Zot, pse kaq vonove

Gjaksorin pa ndeshkue?

E, dersa ky mizori

Gjak vllazensh pat dikue,

Kot landë rrufeja e jote

Pse bjeshkavet por çau ?

                        _________________________________________________________________________

....ajo bashkë me fmijë do të vuejnë shplaken, qi Hyji i çon gjaksorit. – Fmin t’u: Fëmijët t’uej,  asht përdorë si substantiv përmbledhës.

13. q’motit: qyshë në kohë të hershme, të shkueme. – do t’bije – Kshtu, nierin m’tokë kush vrau: Kur Shën Pjetri hoq shpaten e preu veshin Malkut, sherbtorit të kryepriftit, mbasi kapen Krishtin, Ky tue u sjellë prej tij, i tha: “Shtine shpaten në mill, pse të gjithë ata qi të kapin shpatën, prej shpatet do të mbarojnë!”.

14. Idhnimi kunder gjaksorve asht aq i madh e i rrebtë në zemren e Poetit, sa edhe mbas ndeshkimit t’ardhun prej shplakës s’Hyjit, nuk mund të ndalet – tue perdorë të folunit e Profetvet të vjeter – pa u sjellë me e pyet Hyjin, pse kishte vonue aq gjatë pa i ndeshkue. Vërej per shka i perket mendimit: Mbi Vorr t’A. A. Paliq, str.8. – pat dikue: pat derdhë.   –landë: landë ndër pyje, landë ndër bjeshkë.

 

Shenim (F.R.): Nga një shpjegim i Prof. Gasper Ugashit (ish nxanës i Fishtës), dy vargjet e fundit atë kohë kanë ngjallë shumë diskutime, tue u konsiderue si një revoltë e Poetit.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora