Shtesë » Lajme
OKB, NATO, EULEX, të angazhohet edhe për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë
E premte, 04.05.2012, 11:05 AM
Deklaratë .
OKB, NATO, EULEX, të angazhohet edhe për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë
Derisa OSBE e shef si lehtësimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë .
Kështu të veprohet edhe për ne shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit e Preshevës -
Është interes që të ketë angazhim duke organizuar për shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit e Preshevës të mos zvoglohen votues . Votuesit shqiptarë duhet të transportohen dhe duhet t’na garantohet shkuarja dhe ardhja deri në vendëvotime dhe anasjelltas kështu është dashur edhe që OSBE-ja të monitoroj dhe investoj edhe për ne të shpërngulurit , zhvendosurit dhe të dëbuarit shqiptarë që jetojm në Kosovë nga krahina shqiptare e mbeturë padrejtësisht nënë admnistriminin e serbisë .
***
Ne të shpërngulurit , zhvendosurit dhe të dëbuarit që jetojm në Kosovë edhe në këtë rast edhe më herët disa herë kemi kërkuar nga Tirana , Prishtina dhe faktori i jashtëm që në komunat shqiptare Medvegjë , Bujanoc e Preshevë të instalohen forca civile dhe ushtarake ndërkombëtarë nga NATO-ja apo OKB-ja . Po ashtu është dashur që edhe këtë e kemi kërkuar të instalohen edhe EULEX-i për shikimin e shkeljeve e të drejtave të njeriut dhe kolektive të shqiptarëve që jan duke u diskriminuar dhe nuk përfaqësohen në gjykata , polici dhe admnistrat komunale dhe qendrore . Nukë është duke u respektuar amnistia për ushtarët e UÇPMB-së ku vazhdimisht burgosen dhe kurdisen gjykime politike . Edhe për marrëveshjen e Konçulit është dashur të mblidhet ndonjë takim kosultativ që të plotësohet , pasurohet dhe rishikohet si një marrëveshje që është arritur nën monitorimin e Piter Fait . Pra Tirana , Prishtina dhe faktori i jashtëm duke menduar në forcat e NATO-s të OKB-së apo EULEX-i , të marrin në konsiderat edhe shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit e Preshevës duke u marr me shikimn e marrëveshjes së Konçulit dhe të drejtata e tyre .
***
Është dashur dhe duhete të kihet parasysh RECIPROCITETI . Beogradi nuk i harron serbët lokal kurse Ndërkombëtarët nuk duhet ti harrojn edhe 8 , me fjal tetë mij votues nga Medvegja , Bujanoci e Presheva që jan të pajisur me dokumenta dhe që figurojn në lista zgjedhore kurse në tërë Kosovën kemi mbi 50 mij banorë që jan të ardhur pas qershorit 1999 .
Refik Hasani
03.05.2012