E marte, 18.06.2019, 09:04 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Mesazhe dhe veprime patriotike të figurave tona kombëtare

E enjte, 03.05.2012, 06:11 PM


 

Abdyl Frasheri

Mesazhe dhe  veprime patriotike të figurave tona kombëtare në të kaluarën, por që vlejnë edhe për sot

(Sipas rendit alfabetik)

Nga Reshat Nexhipi

Abdyl Frashëri, dibranëve:’’E ardhmja jonë varet nga bashkimi ynë, nga bashkimi i forcave tona...Si kërkoni të luftoni ju kundër armiqëve të atdheut, kur ju jeni armiq për vdekje me njëri-tjetrin?..Kini ardhur këtu të armatosur gjer në dhëmbë, kurse armët i mbani për të ngrënë kokat e vëllezërve tuaj..,,

Abdyl Frashëri...Akoma pa mbaruar fjalën e fundit, u ngrit një ulurimë e madhe që më bëri të dridhem, por menjëherë u ngashëreva deri sa më shkuan lot në sy kur pashë tërë atë mizëri  që me një lëvizje  prej vetëtime, hodhën në tokë armët dhe po shtrëngonin me njëri-tjetrin duart e djathta si miq të vërtetë..’’

Abdyl Frashëri, dibranëve..Dhe, pastaj, për t i larguar dibranët nga zakonet negative, prapanike, u kishte thënë se çdo njeri ka një atdhe dhe një kanun dhe i pyeti: kush është më i rëndësishëm, atdheu,apo kanuni...kush peshon më tepër? Atëhere, sipas shkriimt të Abdylit, të gjithë u ngritën në këmbë duke thirrur njëzërit:’’gjakun e kemi falur,besa-besë’’dhe sicili i dha dorën armikut të vet,duke u përqafuar vëllazërisht me njëri-tjetrin.

Abdyl Frashëri, në Manastir, 1879. Kosulli, kur e pa Abdylin me pranga në duar, buzëqeshi me ironi dhe i tha me cinizëm: çfarë bëre me idetë e tua? Abdyl Frashëri, si kurdoherë krenar, iu përgjigj ’’Si mund t i thuash bujkut çfarë bëre kur mbjell farën në arë? Sot fara nuk duket por do të mbijë..do ta korrin brezat e ardhshëm..Shqipëria do të bëhet,,

Adem Jashari.Në histori ka hyrë si“Hero i rezistencës Kosovare”, sepse në  Prekaz të Poshtëm, më 30 janar 1991, nisi rezistencën kundër pushtuesve serbë.  Prekazi dhe Kulla e tij u bënë vend i shenjtë për shqiptarët e të gjitha viseve ku jetojnë ata. Sipas Murat Jasharit, nipit të Ademit,deri nëntor 2004,  kompleksin e Jasharëve e kanë vizituar rreth 7 milionë njerëz”, kurse gjer më sot, me siguri disa herë më tepër.

Adem Jashari, sipas  Bob Stewart. Ky  kolonel, ishkomandant i forcave britanike në kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë, në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me strategji-në e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojë hapur,,.

Anton Çeta. Për këtë profesor të dalluar të Kosovës, me origjinë gjakovare, Lirim Deda,në Faktin e 22 janarit, 2009, shkruan se, veç tjerash, kish arritur të pajtonte më shumë se 1500 gjaqe’’ në Kosovë. Vdiq më 1995.

Baba Alushi. ,,Po të mos ishte ky baba bektashi, nuk do të realizohej dot ideali i Abdyl Frashërit për Lidhjen e Prizrenit,,-thuhet në literaturën histo rike dhe theksohet kënga popullore, me këto fjalë: ,,Kush do Shqipërinë kush, i mjeri Baba Alush. Nuk vdiq, por në Qiell rron, dhe së larti na vësh tron. Na vështron e na thërret,përpiquni për Mëmëdhe,,

Baba Fetahu. Patriot i shquar nga ana e Skraparit. Pak ditë pas Lidhjes së Prizrenit, mori në portën e Teqesë së Backës gurin e gdhëndur me shqipo

njën dy krenare, duke i thënë popullsisë së këtij rrethi  se ,,ky zog një ditë do të jetë flamuri i Shqipërisë’’.

Baba Meleqi (Shemberdhenji). Bektashi dhe patriot i shquar nga Staravec

ka e Skreparit, të Shqipërisë. Për gjuhën shqipe, ka shkruar: ,,Këtë gjuhë të bekuar,kush ia dha kështu Shqipërisë,kjo është lule e bekuar, e krijuar prej Perëndisë.Gjuhës shqipe unë s’i ndahem, me gurë të më trazojnë, do të punoj sa të çohem, e në varr të më mbulojnë.

Baba Meleqi...Tinzarët po më ndjekin, unë s kursej vetvenë, sikur në zjarr të më pjekin, se harroj dot Mëmëdhenë.Vdekja për Mëmëdhenë, trimit s ja tremb dot synë, prindët tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë. Mos rimë kështu të fjetur, po të marrim lirinë, se kjo punë s ka të vdekur, të ndriçojmë Shqipërinë,,. Në fund,vetes i thotë: ’’Mos u tremb moj zemra ime, vetëm lutju Perëndisë, po qendro e bëhu trime,  gjallë do t i vesh Shqipërisë.

,,Bashkimi i Kombit,, Manastir: Nëse jemi të bashkuar, do t i përngjasim  shkëmbit në mes të detit, i cili vazhdimisht rihet nga valët, por në vend që të shëmbet ndrit edhe më tepër,,

Çajupit,te,,Baba Tomorri,,: O shqipëtarë të gjorë, ndëgjoni Baba Tomorrë: Kombi Juaj s vete mbarë, se besët u kanë ndarë. Besa e bashkon njerinë, Ju pse e ndani Perëndinë? Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë një Perëndi kanë. Ini një  gjak o të mjerë, se ndë një vend kini lerë. Ini gjithë Shqipëtarë, s ini Grekë as Tartarë. Mblidhuni të bëni benë, të kujtoni Skenderbenë.

Çajupi në,,Besa- Besë,,: Zgjojuni o shqipëtarë, erdhi dita për liri,  zini luftë me barbarë, përpiqi për Shqipëri. Të krishterë e myslimanë, të tërë një qëllim kemi, Gegë, Toskë, Dibranë,  të duamë Mëmëdhenë. Lini djallëzitë, lini pra

pësitë, po shini Perëndinë dojeni  Shqipërinë. Vend i Skenderbeut, mi bukuri i dheut, kur do të gëzojë dhe do lulëzojë? Balt e Shqipërisë,djep i trimërisë, e ëmbël si mjaltë, Zoti na i faltë!

Çerçiz Topulli, sipas Mihal Gramenos: ,,Kapiteni ynë i shtrenjtë, Çerçizi, u tregua si një dragua në këtë luftë (të Mashkullorës-R.N.) Kështu që histo

ria kombëtare do të mburet me emrin e këtij djali të ri, po burri të madh të Shqipërisë...Zbathur, lakuriq..me leshrat përpjetë.. me pushkën në dorë, duke na mburur  neve dhe duke qëlluar mbi ushtarët..

Çerçiz Topulli.. Fëtyra e tij , këtë ditë, ishte më e çelur se kurdoherë, jo si

kur luftonte por sikur kërcente..Shumë herë nxirrte kryet përjashta mbro

jtjeve me gurë që tu fliste ushtarëve turqisht që të hiqeshin mënjanë dhe mos vriteshin vëlla me vëlla, duke u thënë: jemi  bijt e Skenderbeut  dhe nuk dorë

zohemi,po do luftojmë gjer në orën e fundit, se shqiptari di të vdesë, pas zakonit.Me nder për Atdhenë,,

Çerçiz dhe BajoTopulli, Hasoja. Mihail Grameno për këtë nënë  të dy ptriotëve në fjalë, kujtohet: ”Kur ishim rrethuar në Mashkullorë vanë gjithë farefisi, si edhe miqeshat në shtëpi të Topullanjëve për të ngushëlluar plakën e ndjerë,po trimëresha Hasoja, me një madhështi tëmadhe,u thosh:ju lutem tepër moj motra,të jeni të çelura se unë nuk kam nevojë për ngushëllim, sepse trimi po më lëfton si burrat për Shqipërinë!

Çerçiz dhe BajoTopulli... Vetëm atëhere,që Zoti mos e dhëntë kurrë,në qoftëse Çerçizi bie i gjallë në duart e ushtrisë, ejani edhe në më doni mua, tregojeni, jo të ngushëlloni,po të më vrisni që të mos rroj e gjallë, midis shoqevet, si një faqezezë!

Çerçiz dhe BajoTopulli... Po siç e di unë Çerçizin, ay do të bjerë i vrarë me nder edhe atëhere ejani, ju motra, që të dëfrejmë dhe kërcejmë, së bashku se atëhere vdes e gëzuar që na la emrin të pafëlliqur.Mihail Grameno, fiton rastin dhe thotë për t’ëmën: ”Ishte përhapur lajmi në Korçë që isha vrarë.. kur ajo dëgjon,vesh rrobat e reja, duke thënë: kam dasmë se Mihajlin e martova me Shqipërinë!”

Dervish Hima, Manastir, 1910, në Kongresin II: Prej sot e tutje mos përmendim më fjalët toskë, gegë, bektashi, synit, shihit, ortodoks, katolik,

krishter, mysliman etj. por vetëm shqiptar, se të gjithë shqiptarë jemi, një origjinë, një gjuhë dhe qëllim kemi.

Dervish Hima. Një ditë  i hyri  në zyrë kajmekamit turk në Manastir dhe e pyeti:A mos doni ta zini Dervish Himën?-Po, si jo, atë e kërkoj- u përgjigj kajmekami.Unë jam ai iu përgjigj Dervish Hima dhe iu kërcënua me vrasje nëse i bën shqe tësimin më të vogël.

Gjerasim Qiriazi: “Përçarësve të kombit u takon litari”, kurse në strofën e një vjershe të tij,shkruan “Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të ronj, do të zgjoj edhe ata që flenëkështu jetën ta mbaroj. Ose: O mëmëzë e dashur, ç na je kështu, e çpate ti, përse na je helmuar, përse na qan e na mban zi.

Gjerasim Qiriazi, si patriot.. Kur vdiq Gjerasimi, i gjetën nën jastëk një vjershë të shkruar në çastet e agonisë së tij.Ajo titullohej “Lamtumirë” dhe i kushtohej mëmëdheut të dashur nga i cili po ndahej përgjithmonë.

Gjergj Qiriazi: “Ta ruajmë besën se atë e kemi pasuri që s’e ka popull tjetër në botë”-ishte mesazhi i tij.

Gjini. Më 1793 kishte marrë me vete dokumentacionin sekret të ambasadës franceze në Stamboll për ta shpënë në Paris.Gjatë udhëtimit në det, e sulmu

an anglezët dhe për të mos e nxjerrë në shesh dokumenta cionin në fjalë dhe për ta ruajtur besën, flijoi veten duke e mbytur anijen e vet, kuptohet bashkë me të.

Haki Taha, vret Milladin Popoviçin. Publicisti dhe patrioti i shquar Eugen Shehu, thekson shkaqet e vrasjes së Milladin Popoviqit: Haki Taha ishte irituar edhe nga një këngë serbe, në të cilën thuhej: “Proxhe zima, doxhe leto, nema vishetunjatjeta” (Shkoi dimri, erdhi vera, s’ka më tepër tunjatje

ta).

Haki Taha.. i revoltuar nga kjo, i ishte përgjigjur:“Dardani e vjetër, Kosovë e re,ke qenë shqiptare e shqiptare je,dimër e verë, e sa të jetë jeta, ke me përshëndetur me tunjatjeta”.

Haki Taha…Mirëpo, për vrasjen e Milladin Popoviqit, Haki Taha ishte nxi

tur nga deklarata e tij në tubimin e Prishtinës, se ata që duan bashkimin e Kosovës me Shqipërin shikojnë ëndërr me sy çelur. Këtë tallje gjakovari në fjalë nuk e onepsi dot dhe dy dit më pas, me një flamur kuq e zi dhe pistoletë fshehurnë gjoks, hyri në zyrën e MilladinPopoviqit duke i thënë:

Haki Taha… “Merre këtë plumb. E ke dhuratë nga rinia shqiptare,,.Pastaj, i rrethutar nga qindra policë të armatosur edhe me autoblinda, pa iu trembur syri, del përpara shtëpisë , nxjerr nga gjoksi Flamurin eputh fort dhe qëllon në zemrën e vet.

Hanko Tepelena, djalit të vet.(Ali Pashë Tepelenës). Në një rast, kur i biri, Aliu, u kthye nga lufta pa sukses, i tha të merte boshtin e të tirrte lesh me gratë në konak se nuk i kishte hie të mbante armët dhe të qëndronte në mesin e burrave. Hankua gjithmonë e porosite atë që nga lufta të kthehet ose si fitimtar ose i vdekur dhe se nuk duhej hedhur në luftë si luan e pastaj të kthe

hesh si lepur.

Idriz Ajet Gashi.Kosovar i njohur, gjatë egzekutimit, vetë e vendosi litarin në qafë dhe nuk lejoi që atë ta bënin xhelatët e tij.

Iljaz Agushi Enver Hoxhës: Mos u lidh me shkijet. Ato nuk kanë besë e nder…Bashkoju me forcat e Shaban Polluzhës…Luftoni për Kosovën pa shkije”. Më 27 shtator 1943, vritet nga dora e tradhëtarëve komunist.

Koto Hoxhi,në një rast sulltanit i kishte thënë:,,Koka ime është në dorën tënde, po nderi është në dorën time”.

Mic Sokoli në Slivovë. ,,Në vitin 1881, në Betejën e Slivovës, duke ia zënë me gjoks grykën një topi të kalibrit të madh të ushtrisë turke, me repartet e ushtrisë shqiptare, i solli humbje të mëdha ushtrisë turke, ku u vranë më se 1800 ushtarë turq dhe afro 800 ushtarë shqiptarë, pra  flijoi jetën jo vetëm për të mirën e popullit të vet por edhe për të mirën e të gjith popujve të Ballkanit,,-thuhet në literaturën historike.

Mihal Grameno:Rrojtja pa nder është vdekje, por një vdekje e pa mbulur, e kur vdes për Mëmëdhenë, je i gallë i pa haruar.

Mufit Beu në Stamboll. Ky deputeti shqiptar  nga Libohova, një kolegut

të tij turk në parlament, i kishte hequr një shuplakë në fëtyre dhe i kishte thënë me mburrje “unë jam shqiptar dhe bektashi”. (D.Vllahov, “Memoari”, Shkup,1970,f.95, 142, 153)

Naim Frashëri, internacionalist: ,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.

Naim Frashëri për bektashianët:Jo vetëm në mes tyre,po edhe me gjithë njerëzinë janë vëllezër e shpirt. Duanë si veten e tyre  muslimanë e të krish

terë,...po më shumë duanë Mëmëdhenlë dhe mëmëdhetarët, që është më emirë nga të gjitha të miratë..,,

Nikolla Naço dhe Kraqidhasi. Ky konsul grek,  në një rast ka thënë  se shqiptarët ortodoks janë helenë prandaj nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Nikolla Naço, bile e paska zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë.

Nikollë Tarsia, shqiptar, i cili kishte marrë përsipër të vriste gjeneral Lancën, armikun e madh të popullit italian, por, u zu dhe u burgos. Prokurori mbretëror kërkoi dënime me vdekje dhe Nikollë Tarsia i ishte falënderuar për kurorën e lavdisë që ia vuri mbi kokë dhe se ai do të bënte gjithçka për ta merituar.

Oso Kuka.Në një kullë të ishullit Vraninë, më 26 shkurt, të v.1862, në krye të forcave vullnetare, i rrethuar nga ushtria malazeze, i vuri zjarr fuçive të barutit dhe u hodh në erë bashkë me luftëtarët e tjerë malazezë.

Parashqeva Qiriazi: “Nuk duhet të dhimbet shpirti dhe koka, kur është në pyetje kombi dhe fytyra”.

Rexhep Fasku, i Kërçovës. Prof dr. Avzi Mustafa, në gazetën Koha, 21 nën

tor, 2009, duke bërë fjalë për jehonën e Kongresit të Alfabetit  njofton se në rojtoren  e Kërçovës, personi në fjalë, ia hodhi shkumën e sapunit  në sy ber

berit turkofil duke i thënë se germat  shqipe që dolën nga Kongresi i  Manas

tirit do t i shkruaj në ballë se ne jemi shqiptarë....

Sali Butka për atdheun: Në kohë të pleqërisë, më erdhë plagë të rënda, për shkakun e Shqipërisë, që su bë si ma kish ënda. Shqipëria do të bëhet,po vall do ta sho unë, të tjerët do gëzohen, është e ditur kjo punë. Po të  lidhemi besa besë, Shqipëria  nuk do vdesë...

Skenderbeu, para vdekjes:...Besomëni se s’ka asnjë shtet, sado i fuqishëm e i fortë, që të mos bier poshtë, kur ka në gji merita e përçarje dhe kur vihen përmbi të mirën e përgjithshme dobija dhe interesi vetijak...Nëse do të jemi të bashkuar dhe të një mendje, s’ka se si t’ju dëmtojë armiku dhe sulmi i tij. Shteti e mbretëria juaj do të qendrojnë përgjithnjë...

Skenderbeu, djalit të vet: “O biri im, ja, unë po vdes dhe ty po të lë fëmi

jë të vogël o shpirti im, sa po t’ia kesh mbyllur dhe shtrënguar sytë babës dhe sapo të ma kesh futur trupin në varr, hidhu menjëherë sëbashku me të t’më... shko sa më shpejt në qytet dhe kështjellat e tua dhe qendro atje, gjersa të të gërsijnë mustaqet dhe të bëhesh i zoti për të drejtuar dhe qeve

risur shtetin tënd”.

Skenderbeu...Pastaj e porositi si të jetë besnik,i duruar në mundime dhe i patrembur në rreziqe, etj. “Kur të mbretërosh, duaje e nderojë dretësinë...

mos bësh dallim midis të varfërit, të pasurit e të fuqishmit, gjyko njëlloj si të voglin, si të madhin... ushtarët i trajto si miq e shokë...”, etj.

Themistokli Gërmenji, para pushkatimit. Në një shkrim eletronik i internetit, thuhet: “Më 9 nëntor 1917, do të ekzekutohet në Selanik Themis

tokli Gërmenji,pronari i hotelit historik,,Liria,,në të cilin u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir. Para pushkatimit ai shfaqi tri dëshira:1.Të vishej me kostum kombëtar shqiptar,2. Të mos i lidhnin sytë dhe 3 komandën ta jepte vetë ai kur duhe të shtihet në trupin e tij. Edhe pse me  vdekje ishte dënuar nga francezët, i bindur se bëhej fjalë për trillim nga ana greke, gjatë pushkatimit ka bërtitur: “Rroftë Shqipëria, rroftë Franca”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT