Shtesë » Lajme
Muharrem Sfarqa: Mërgimtari Maxhun Smajli, vazhdon marshin për lirinë e Kosovës
E merkure, 02.05.2012, 01:24 PM
Mërgimtari
Maxhun Smajli, vazhdon marshin për lirinë e Kosovës
MAXHUNI ECË E NUK NDALET...
Nga Muharrem Sfarqa
Kohë më parë,
pikërisht me 24 mars në ditën e fillimit të bombardimeve nga aleanca e NATO-s,
kundër caqeve serbe, publicisti e veprimtari mërgimtar Maxhun Smajli, në shenjë
përkujtimi dhe falënderimi për shtetet përëndimore, qe i kthyen shpresën e
lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ka ndërmarrë marshin më të pazakontë, për të ecur
këmbë nga Fulda e Gjermania deri në Kosharen e Kosovës. Rruga e tij, siç është bërë
e ditur, do të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO-s, 78 ditë
Në ditën
e 23 të ecjes së tij gjendet në Bolzano të Italisë, në kilometrin e 650, pasi
ka kaluar Gjermaninë, permesë qyteteve; Wertheim, Haidenheim, Miendenheim,
Krumbah etj, si dhe Austrinë nëpër qytetet kah e dërgoi marshuta e tij si;
Reutte, Inst, Langbeck, Nauders e Schönweis, ku kaloi vargmalet e Alpeve në Tirolin
e jugut, në një lartësi mbidetare prej 1740 deri 2370 metra, për të arritur në Merano
e Bolzano të Italisë.
Akti i
tij ka bërë jehonë anë e mbanë ku jetojnë shqiptaret, por nuk ka mbetur pa u vërejtur
edhe nga të huajt e sidomos nga shtetasit gjerman, ku u viztua dhe u xhirua në rrugëtimin
e tij edhe nga Helmut Rupert i televizionit HR3. Ndërkaq numri i shqiptarëve mërgimtarë
që po e vizitojnë, në grupe e vec e vec protoganistin e këtij marshi, është i
madh. Ata po udhëtojnë me kilometra të tëra, për ta takuar njeriun që ka
maxhepsur me aktin e tij dhe është bërë një element identifikues dhe i dashur për
të gjithë. Vizitat që po i bëhen për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, Maxhunit
i kanë shtuar forcën morale për të përballuar përkushtimin e tij me sukses. Gjendja
e tij e mirë shëndetsore dhe moti i mirë që po mbretëron, po mundësojnë që në përpikëri
të realizohen parashikimet e Maxhunit. Kilometrat e rrugës së tij të kaluar ( saktesishte
650 ), e kanë quar atë deri në
Në pjesën
e rrugëtimit të deritashëm, ai është vizituar dhe përkrahur nga një numër
veprimtarësh si ; Ragip Prapashtica, Halim Arifaj, Shaban Mehana, Tefik Jaha,
Durim e Egzona Mulliqi,Daut Rexhaj,Alina Rexhaj, Besim Prekazi etj, të cilët për
këtë ultramaratonistë shqiptar të ecjes, kishin sjellur edhe ca ushqime nga
kuzhina shqiptare si dhurata modeste e befasuese për te. Në Itali ai u prit nga
një grup bashkëatdhetarësh, ( 35 mërgimtarë), që kishin dalur në rrugë për ta
pritur dhe përgëzuar.
Në kilometrin
e 137 në Itali, ai u prit edhe nga anëtarët e Shoqates Kulturore " Kosova "
të Bolzanos, të drejtuar nga Mr. Linda Përlaska si dhe nga gazetarë italian të gazetës
Alto Adige, të cilët publikuan një reportazhë me titull " Marshi i
shqiptarit që falënderon, kalon nëpër Merano ". Një pritje është organizuar
edhe nga kolonia shqiptare në qytetin Laives ku bashkshortët Osman Opre nga
Dibra e madhe dhe Selvete Shala, nga Mitrovica, në lokalin e tyre hotelier, u
kanë krijuar mundësinë bashkëkombasve tanë për ta takuar, pritur e përgëzuar e,
edhe përqafuar me emocione, protoganistin e këtij marshi.
Ndërkaq
numri i atyre që vazhdojnë ta përgëzojnë për këte marsh është shumë i madh, ku
nuk mungojnë thirrjet telefonike as edhe nga SHBA-të e shtetet tjera të Evropes
si nga Belgjika, Italia, Austria etj., si dhe nga Kosova.
Maxhun
Smajli në hapërimin e tij drejtë Kosovës, vazhdon me homazhin e tij në ecje,
duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë
shqiptarët të cilët nëpër histori, ishin nisur në rrugën e kthimit- drejt
vendlindjeve të veta, si: nizamët e Jemenit të largët, vullnetarët e Spanjes,
apo edhe robët e luftës së parë e të dytë botërore të cilët kurrë nuk arritën në
shtëpitë e tyre, duke i lënë eshtrat rrugëve të botës, pa një shenjë a gurë varri.
Dashuria
ndaj atdheut e manifestuar në këtë mënyrë të vecantë është edhe një senzibilizim
për të gjithë ata shqiptarë, që lufta e fundit i detyroi të marrin botën në sy,
me mallin e pashuar për Kosovën.
Maxhun
Smajli, i cili ishte edhe reporter i luftës për lirinë e Kosovës, nuk harron që
të falënderojë të gjithë ata që e mbështetën e ishin në përcjelljen e tij, në mesin
e të cilëve poetë, publicistë, gazetarë e veprimtarë të mërgatës shqiptare: Anton
Kolajn, Hasan Qyqallen, Pal Sokolin, Qazim Bajgoraliun, Gjergj Muqajn, Muharrem
A. Gashin, , Shaip Ademin, Martin Cunin, Lena Muqajn, Daut Rexhajn, Idriz
Hasanajn, Ramadan Deskun etj, si dhe nxënësit e shkollave shqipe, të cilët me
recitimet e tyre, krijuan krenari dhe emocione përmallimi te të pranishmit. Mirënjohje
të thella ai shprehë edhe për mjetet e informimit, vecanërishtë për gazetën "
Bota sot " dhe TV Diasporën të cilat kan informuar gjithanshëm për këtë ndërmarrje
unike të mërgates shqiptare, jo vetëm në Gjermani.