E premte, 26.04.2024, 04:16 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Përkujtohen dëshmorët: babë e djalë Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi

E merkure, 25.04.2012, 07:56 PM


Në 13 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: babë e djalë Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi

Në 13 vjetorin e rënies në Katunishtë të Podujevës u  përkujtuan babë e djalë dëshmorë Salih e Kadri Qerimi, Ndërsa në fshatin Ballofc u  përkujtua dëshmori, Bedri Bislimi Në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve përpos familjarëve morën  pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve si dhe qytetarë tjerë liridashës të Llapit e më gjerë. Ndonëse një kohë të gjatë Salihu dhe Kadriu qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Kastrat  ku në një ofensivë të ndërmarr nga forcat armike në  Kastratit vetëm këta dy dhe  një shok tjetër ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në atë anë. Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin  Pakashticë ku edhe bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Tani ata prehen në dheun e Kosovës në varrezat e fshatit Katunishtë pranë njëri tjetrit ashtu si qëndruan edhe në frontet e luftës. Ndërsa dëshmori i kombit Bedri Bislimi i cili ndonëse mori pjesë në shumë beteja anekënd Llapit, ra dëshmor në fshatin e tij të lindjes në Ballofc të Podujevës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora