| E merkure, 25.04.2012, 07:56 PM |
Në 13
vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: babë e djalë Salih e Kadri Qerimi dhe
Bedri Bislimi
Në 13 vjetorin e rënies në Katunishtë të Podujevës u përkujtuan babë e djalë dëshmorë Salih e Kadri Qerimi, Ndërsa në fshatin Ballofc u përkujtua dëshmori, Bedri Bislimi Në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve përpos familjarëve morën pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve si dhe qytetarë tjerë liridashës të Llapit e më gjerë. Ndonëse një kohë të gjatë Salihu dhe Kadriu qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Kastrat ku në një ofensivë të ndërmarr nga forcat armike në Kastratit vetëm këta dy dhe një shok tjetër ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në atë anë. Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin Pakashticë ku edhe bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Tani ata prehen në dheun e Kosovës në varrezat e fshatit Katunishtë pranë njëri tjetrit ashtu si qëndruan edhe në frontet e luftës. Ndërsa dëshmori i kombit Bedri Bislimi i cili ndonëse mori pjesë në shumë beteja anekënd Llapit, ra dëshmor në fshatin e tij të lindjes në Ballofc të Podujevës.