Shtesë » Lajme
Isuf B. Bajrami: Në fshatin Luboten sonte është nata e Shën Bartolomeut
E diele, 15.04.2012, 09:14 AM
Në fshatin
Luboten sonte është nata e Shën Bartolomeut
Nga Isuf
B. Bajrami
Në fshatin
Luboten ku më 10-12 gusht të vitit 2001 forcat policore dhe ushtarake
maqedonase, vranë para shtëpive të tyre 10 shqiptarë të pafajshëm sonte është nata e Shën Bartolomeut.
Na vjen
keq për çdo viktimë të pafajshme, na vjen keq për çdo nënë që ka humbur djalë,
por, institucionet përkatëse të shtetit duhet ti shikojnë të dyja anët e
problemit-konfliktit.
Nëse nuk
intervenohet me kohë, nëse banorët e Luboten nuk evakuoheshin me kohë, çështja
tani është shumë e ndërlikuar dhe serioze, grupe të armatosura do të shkaktojnë
pasoja më të mëdha se më 10-12 gusht të vitit 2001,ku forcat policore dhe
ushtarake maqedonase, vranë para shtëpive të tyre 10 shqiptarë të pafajshëm të fshatit
Luboten. Kjo masakër u gjykua nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. Në këtë radhë mund
të eskalojë situata edhe në luftë civile.
Përgjejësit
institucional të Maqedonis duhet t’ju kërkojë falje e jo të ju shkaktojnë dhimbje
të reja shqiptarëve të Maqedonisë, e sidomos shqiptarëve të Lubotenit për
masakrën të cilën e ka bërë me 10-12 gusht të vitit 2001. Në këtë masakër ishin
vrarë dhjetë civilë shqiptarë, kurse për këtë vepër Gjykata e Hagës dënoi me 12
vjet burg Johan Tarçullovskin, udhëheqës i policisë dhe fajtor kryesor për këtë
vepër makabër.
Është e
udhës që shteti ti kërkojë falje këtyre familjeve, jo për të paguar dëmin, pasi
ai nuk paguhet dot, por për ti respektuar ata si pjesëtarë të barabartë të këtij
shteti. Sipas çdo logjike, me plot kuptimin human, në bazë të konventave ndërkombëtare
të cilat janë të thyera nga vetë institucioni shtet, Ministri e Punëve të Brendshme,
nga forcat e armatosura të shtetit, është e udhës që institucionalisht shteti
apo presidenti apo kushdo qoftë institucion i lart i shtetit që me të vërtet të
kërkohet falje edhe që në një mënyrë jo se mund të paguhet dëmi që është bë në atë
periudhë, por është një lloj nderi dhe respekti ndaj qytetarëve shqiptarë nënshtetas-maqedonas,
si qytetarë që llogariten me kushtetutë si të barabartë në Maqedoni.
Në Srebrenicë
më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe të Bosnjës hynë në enklavën e mbrojtur
nga OKB-ja dhe vranë mbi tetë mijë myslimanë. Kjo masakër është cilësuar si
gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare për
Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Edhe pse për nga numri i viktimave këto dy
masakra nuk kanë të krahasuar, që të dyja janë masakra dhe në të dy rastet janë
vrarë nga afër civilë të pafajshëm.
Modeli i
Srebrenicës, ku
Gjilan,13
Prill 2012