Shtesë » Lajme
Turqi, goditje e re ndaj ushtarakëve
E enjte, 12.04.2012, 11:31 AM
Policia
turke bastisi shtëpitë e disa dhjetëra ushtarakëve të lartë në vend, në një operacion
të ri kundër organizatorëve të grushtit të shtetit të vitit 1997.
Një mandat
arresti u zbatua ndaj gjeneralit të dalë në pension, Cevik Bir, i cili luajti
një rol të rëndësishëm në rënien e qeverisë së Necmettin Erbakanit. Shtëpitë e
kontrolluara ishin të gjitha të ushtarakëve, të cilët mbanin pozicione të larta
gjatë komplotit. Më parë në prill, dy gjeneralët që udhëhoqën një grusht të suksesshëm
shteti në vitin 1980, nisën të procedoheshin në
Gjenerali
Bir ishte u dyti për nga hierarkia në forcat tokësore turke dhe ai me stafin e
tij ishin ata që sollën rrëzimin e qeverisë islamike të Erbakanit.
Një tjetër
grusht shteti i deshtuar, drejtuar një qeverie të mëparshme të Erdoganit, në të
cilin janë përfshirë mbi 400 ushtarakë, është duke u trajtuar në gjykatë.
Partia e
kryeministrit aktual, Recep Tayyip Erdogan, doli pikërisht nga radhët e atij
formacioni islamik, të shpallur si antikushtetues nga Gjykata e Lartë e Turqisë
në vitin 1998. Erbakan u dënua me pesë vjet pezullim nga politika dhe vuajti
disa vite burgim.
Sipas
analistëve, qeveria e Erdogan është duke u përpjekur të zvogëlojë ndjeshëm rolin
tradicional që ushtria ka luajtur në jetën politike turke. Sipas mediave turke,
komploti i 1997-s është shoqëruar me qindra arrestime dhe gjykime në të gjithë vendin.
Gjenerali
94-vjeçar Kenan Evren, president i Turqisë në vitet 1983-89 dhe gjenerali Tahsin
Sahinkaya, 86, janë duke u gjykuar njëkohësisht në lidhje me grushtin e shtetit
të viteve 1980.
Rreth 600
mijë persona u arrestuan gjatë atij puçi. Shumë prej tyre u torturuan, qindra u
dënuan me vdekje për t’u falur më pas, ndërsa 50 persona të konsideruar si “tradhëtarë”
u ekzekutuan me varje.
Gjyqi
ndaj dy gjeneralëve nuk kishte mundur të zhvillohej më parë si pasojë e një vendimi
kushtetues që i vishte ata me imunitet, por vendimi u rrëzua në vitin 2010, pas
një referendumi popullor.
Gjenerali
Evren, ashtu si ai Bir, kanë një rëndësi të madhe për politikën turke, pasi ai
përfaqëson klasën dikur të paprekshme të ushtarakëve. Turqia ka përjetuar katër
grushte ushtarake shteti në historinë e saj moderne, në vitet 1960, 1971, 1980 dhe
1997.