E marte, 30.04.2024, 04:18 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Vetëm dorëheqja e qeverisë së Kosovës mund ta nxjerrë shtetin nga kjo gjendje

E diele, 25.03.2012, 05:06 PM


VETËM DORËHEQJA E QEVERISË SË KOSOVËS

MUND TA NXJERRË SHTETIN NGA KJO GJENDJE

 

Nga Ramiz DËRMAKU-Weingarten

 

Sipas shumë analistëve dhe politikanëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë fusnota mund të jetë tragjike për Kosovën. Si në çdo shtetë ponjashtu edhe në Kosovë me ndryshimin e sistemeve në krye të politikës vijnë njerëz të rinj. Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në nismat rajonale, mund të jetë i dëmshëm. Tani kur po mbushen 13 vjet në liri, jemi dëshimtarë se shumë nga këta lider që gjenden në kreun e shtetit politikës, jo që nuk i kanë realizuar premtimet e tyre,por nuk mundën ta arsyetonin besimin që ua dha populli. Prandaj përfaqësimi i Kosovës me fusnotë ka ndikim edhe në vendosjen e statusit të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës që në fillim i ka bërë ca gabime serioze duke bërë lëshime që nuk duhej ti bënte.

1.S’pari ajo nuk ka qenë dashtë të hyjë në bisedime me Serbinë, deri sa ajo nuk e njehë Kosovën si shtetë.

2.Kërkohet që ne mënyrë urgjente QEVERIA E KOSOVËS; të jepë DORËHEQJE ndërprejë bisedimet,

3.Dhe Ti ndërptrejë bisedimet me Serbin

Zgjidhja e Qeverisë së re pra (ardhja e një qevrije kaluese) do të ndohmonte drejtpërsëdrejti në normalizimin e gjendjes në Kosovë dhe ndaljen e dëmëve që po i shkaktonhen Kosovës. Politikanët tanë është dashur ta shikojnë e analizojnë gjatë se ç‘farë pasojash imediate do t’na sjell fusnota, sa i përket zgjedhjes së statutit të Kosovës. Ja çka më tha mua një kolegë i imi gazetarë gjerman, me përvojë mbi 30- vjeçare në Gjermani. I kamë përcjell të gjitha zhvillimet, ngjarjet mbi 15- vite në Kosovë. Më vie keq por duhet thënë realitetin se situata e tanishme është mjaftë shqetësuese. Kosova ka ecur disa hapa prapa. Gjendja në veri të Mitrovicës është akoma e paqëndrueshme dhe për mendimin tim ajo po keqësohet çdo ditë e më tepër. Nëse ndalemi dhe i shikojmë fytyrat politike të para luftës dhe ato pas luftës pothuaj mbi 70% janë të njejtit , disa prej tyre edhe vetë e kanë pranuar se inkuadrimi i tyre në politikë është një gabim i cili po na kushton shtrenjët. Çdo ditë që po kalon politikanët tujë po e ngadalsojnë por edhe po shkatrrojnë shtetin e Kosovës. Me njerëz të tillë në krye të shtetit , është e sigurt se nuk do të keni suksese e rezultate inkurajuese, pastaj dukurit tjera negative që po e përcljellin Kosovën; F amiljarizmi, demagogjitë, xhelozia, urrejtja, etj, këto dukuri jo që po e pengojnë ndertimin e shtetit të Kosovës, por ata pa vetëdije.., apo.., dhe pa u konsultuar me askënd, po marrin vendime të një niveli kombëtarë. Populli shqipëtar i vuajtur, i nënçmuar dhe i robëruar po përjeton kriz pas krizash; si ajo morale, politike ,ekzistenciale,etj. Dy dukuri tejet të rrezikshme të cilat kanë lëshuar rrënjë në Kosovë, dhe të cilat po e pengojnë zhvillimin dhe ndertimin e shtetit të Kosovës janë :

a)Shfaqja e krimit të organizuar dhe

b) Korrupsioni.

Po, si të presim rezultate pozitive në ndertimin e shtetit tonë, kur në kreun e shtetit zgjidhen njerëz ; si ministra, P. Shembull: Si ky i diasporës z. Ibrahim Makolli, i cili jo që nuk posedon aftësi intelektuale, por edhe nuk e njehë asnjë gjuhë zyrtare, dhe kurr s’ka jetuar në diasporë . Ose në shumë përfaqësi konsulare ne shtete të ndryshme të Europës e Botës, dërgohen ose zgjidhen njerëz të cilët jo që nuk posedojnë aftësi, nuk njohin gjuhën e shtetit ku ata veprojnë ? E njerëzit me tituj akademikë të shkolluar e që posedojnë edhe tituj Dr. shkencash,nuk janë pranuar në ato poste. Disa edhe pse kanë shprehë dëshirën për të dhënë kontrtibutin e tyre ndaj Atdheut, jo që nuk janë pranuar por edhe janë maltretuar deri në pakufij nga disa liderë tanë. Kemi rastin konkret ku Mr.Azem Ajvazi, tani para titullit Dr, punëtorë shkencorë, zotërues i gjuhës gjermane, angleze dhe frënge, nuk pranohet askund në përfaqësit konsulrae të Republikës së Kosovës,në Gjermai ? ! Më vie keqë por nëse ne e duam atdheun, atëherë ne duhet ta themi të vërtetën, të zgjidhet përfaqësues i një konsulate në Gjermani .Ymer Lladrovci, i cili nuk zotëron asnjë gjuhë( por pse është i familjes LLadrovci) kjo është familjarizëm- kjo është një dukuri e shëmtuar. Se sa është aktiv z. Lladrovci në Gjermani po e shohim për çdo ditë. Ai ka krijuar rrethin e tij të ngushtë dhe i viziton disa lokalite (pa i paralajmëruar mërgimtarët tanë përmes mjeteve të informimit . Por edhe kur i viziton disa qytete të vogëla atij kurrë nuk i premton koha të flasë, të referojë, informojë gjërë e gjatë për gjendjen në Kosovë, për axhendën e tij (lobuese) apo për punën e tij drejtë; informimit dhe unitetit të diasporës sonë. Z. Ymer Lladrovci , por edhe ministri i diasporës Ibrahuim Makolli, që nga ditët e parat ë emërimit të tyre ne këto detyra akoma kurrë nuk i ftuan mergimtarët tanë në tubime të nivelit të republikave në Gjermani; P.SHembull: Në Badenwürttemberg të organozojnë një takim me mërgimtarët tanë, një në republikën e Bajernit e kështu me radhë. Këta i bëjnë ca vizita fluturuese mini- vizita ne të cilat marrin pjesë 5-40 pjesëmarrës. Por është tragjike se edhe ne ato vizita atyre nuk u premton kohë të qëndrojnë me mërgimtarë më tepër se 1 –një orë. Po ky personel konsular me stafin e tij e kanë ndarë mërgatën tonë në dy grupe, sepse ata sidomos z. Ymer Lladrocvci , në“ Blic“ vizitat e tij më tepër fletë për sukëseset…, e LPK-es, për PDK-së, se sa për detyrat dhe obligimet që kanë ndaj mërgatës sonë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora