Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane
E diele, 18.03.2012, 06:05 PM
FAMILJA BREU NË ZANAFILLAT E IKONOGRAFISË KASTRIOTIANE
NGA ILIA S. KARANXHA
Studimet albanollogjike mbi ikonografinë e Skëndërbeut prej vitesh i kanë dhënë një peshë të madhe problemeve që lidhen me portretin e parë e me saktë me portretin autentik të heroit tonë. Një çështje parësore mbete në këtë drejtim raporti mes medaljeve të Skënderbeut dhe portretit që na trasmetohet nga Historia e Marin Beçikemit(Barletit). Nuk mund ta konsiderojmë të zgjithur këtë problem as nga e ashtuquajtura vepra e tretë e Barletit: Përmbledhja..(Compendium..1555) ku falenderohet valla Petro Ëngjëlli(1444-1511 ose 1512) se kishte ruajtuar imazhin (simulacrum = statujën, shëmbëlltyrën) e të madhit Skëndërbe dhe atë të kryepeshkopit Pal e së fundi shumë të ndriturit kardinal Ëngjëlli.
Me këtë deklaratë mëndja të shkon tek medaljet e Skëndërbeut si dokumente të hershme qysh me gjallje të Heroit tonë kombëtar. Mirëpo po të kemi parasysh botimin e Historisë të Skëndërbeut më 1522 dhe jo më 1510 atëhere
Sidoqoftë problemi: “portreti nga medaljet apo medaljet nga portreti” mbetet akoma i hapur në shkencën albanollogjike në mungesë të dokumentave autentike. Në literaturën bashkëkohore mbizotëron mendimi i realizimit të medaljeve në gjysmën e parë të shek XVI (Armand1883; Pollard1984, Toderi-Vannel 2008) e ndokush i shtyn ato në treçerekun e tretë të shek. XV (Voltolina1998) pra në vitet e fundit kur jetonte Skëndërbeu. Albonologu ynë V. Malaj(1968) i cili nuk injoron as të parin arbëresh që i përmënd këto medalje, P. Leonardo De Martino(L'arpa d'un italo-albanese 1881), mbetet në mëdyshje, mirëpo priret më shumë nga shek. XV. Sugjerimet (F. Kenner1898, Dh. Dhamo1967, K. Frashëri
Pavarsisht nga përpjekja e mendimeve për primatin se nga vjen shëmbëlltyra e Skëndërbeut studiuesi Economopoulos Harulla(1997) duke ju referuar imazheve më të hershme të heroit tonë mendon se në vepra Pagëzimi i Selenëve (1507 ?) e piktorit të shquar venecian V. Carpaccio(1465-1526) burri i gjunjëzar në plan të parë mund të jetë Skënderbeu. Sugjerimi nuk duhet injoruar krejt megjithës Harulla nuk mer shumë për bazë veprën tjetër të Carpaccios Adhurimi i Magëve(sot në National Gallery të Londrës) ku pak a shumë takohet e njëjta figurë. Një tjetër studiues i mirënjohur i artit turk e persian F. R. Martin në grafikën e piktorit të shquar fiorentin Antonio Pollaiulo ndryshe Antonio Benci(1431-1498) në portreti që mban mbishkrimin El Gran Turko realizuar rreth vitit 1460 shikon heroin shqiptar Gjergj Kastrioti Skëndërbe. Debatet në lidhje me këtë grafikë janë të shumta aq më tepër që me fjalët “el gran turco” në atë kohë nënkuptohej sulltan Mehmeti II si pushtuesi i Kostandinopojës por po të kemi parasysh portretin që realizoi G. Bellini për Mehmetin e II mes tyre nuk ka asnjë farë ngjasimi. Përsa i përket mbishkrimi ai është shtuar nga një dorë e më vonshme dhe jo nga A. Pollaiuolo. Kjo grafikë (24.9x18.7cm) ruhet sot në dy kopje njëra në
Si do që të jetë dëshira për të gjetur shëmbëlltyrën e Skëndërbeut në ndonjë vepër të hershme në rilindjen italiane mbetet gjithmonë e madhe.
Duke lënë mënjanë pretendimet strikte për autenticitetin e shmbëlltyrës së Skëndërbeut, të cilat për kohën kur po flasim nuk kishin atë vlerë që duam t'i japim sot, gjejmë në
Për të krijuar një ide shteruese mbi këtë vepër të çmuar për historiografinë e ikonografinë e heroit shqiptar në bashkëpunim me bibliotekën universitare Georg August të Göttingen-it jo vetëm që siguruam një variant të plotë të saj në PDF por në të njëjtën kohë duke marë pjesë në projektin e dixhitalizacionit librar (DigiWunschbuch) u bë e mundur edhe publikimi i saj në rjetë, duke qënë kështu tashmë e konsultueshme nga të gjithë studiuesit kudo që ndodhen.
Falenderoj me këtë rast përgjegjësen e këtij projekti dotoktoreshën Martina Lange-Rein jo vetëm për mirëkuptimin e bashkëpunimin e frutshëm por edhe për konditat e arsyeshme ekonomike që më ofroj të cilat nuk i gjeta në shumë biblioteka të tjera evropiane që dispononin të njëjtin edicionion.
Një problem më vehte në lidhje me ikonografinë që shoqëron veprën ka qënë përcaktimi i artistit apo artistëve që u angazhuan për ilustrimin e saj mbasi asnjëra prej grafikave nuk përmban ndonjë monogram apo emrin e ndokujt. Referimet që na trasmetoi G. Petrovitch(1881) duke u bazuar në veprën e Andresen : Der deutsche Peintre - Graveur sipas dizenjove të grafistit të shquar gjerman Hans Schäufelein(1482-1539) dhe gdhëndjeve të Hans Burgkmair(1500-1562) nuk patën ndonjë mbështetje nga studiuesit që pasuan.
Në fillim të shek XVI në rrethin e artistëve të shquar që nxitnin përpara rilindjen në qytetin e Augsburgut e që ishin angazhuar nga vetë perandori Maksimilian I bënin pjesë H. Burgkmair-Plaku(1473-1531), Leonhard Beck (1480-1542) , H. Schäufelein e pak më vonë aty nga viti 1513 me këtë reth u bashkua edhe Jörg Breu -Plaku(1475-1537) të cilit ju besuan gjithashtu një sërë grafikash për të zbukuruar faqet e librave fetare me lutje të perandorit por shtovi edhe një sërë dizenjosh në anët e këtyre librave.
Fillimisht Breu punoi me shtëpinë botuese të Erharld Ratoldit (1447-1528) e më pas me edtitorin Henrich Steiner (nga viti 1524) duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në ilustrimin e librave fetare apo umanistikë që botuan këtë editorë të shquar në
Ja pra ky aktivitet i shquar i familjes Beru në
Është referuar fakti që libri përmban 106 grafika por bazën e vërtetë e përbëjnë vetëm 40, shumë prej të cilave përsëriten më shumë se një herë në situata të ndryshme shpesh duke ndryshuar edhe nëntitujt.Nuk kemi llogaritur këtu gërmat e shumta të ksilografuara apo fashot me zbukurime që hetë pas here mbyllin apo çelin nën- kapitujt. Mes përsëritjeve p.sh. ksiliografija që paraqet marshimin e një ushtërie, grafikë e Breut të Ri, me karakter disi të përgjithshëm, është ripërsëritur në tekst 11 herë(32v, 41r, 44v, 66v, 103v, 113r, 148v, 154v, 191r, 218r dhe 225r). Fillimisht ilustron marshimin e ushtërisë të sulltan Muratit, pastaj atë të sulltan Mehmetit II por edhe marshimin e ushtërive të Skëndërbeut.
Si krijime të Jorg Breut – Plakut në studimet më të fundit janë njohur vetëm 5 grafika. Tre prej të cilave botohen për herë të parë në Historia : Rindërtimi i qytetit të Lezhës(f. 60r dhe 137r ), Barbarët paguajnë për rikthimin e robërve të tyre (f. 70v, dhe 141v); Kampi turk përballë qytetit të Sfetigradit (f. 82r, 230v, dhe 233v) . Dy ksilogrfitë e tjera janë riqarkulluar nga botime në vepra të mëparshme. Nga vepra e Justinianit mbi historitë e Torgo Pompeut botuar po në Augsburg(1531) ksilografia që paraqet vdekjen e mbretit Agatokle është riqarkulluar edhe në veprën e Historisë të Skënderbeut për të ilustruar vdekjen e Gjon Kastriotit(f.7r ) por edhe atë të Mbretit Alfonso V të Napolit(187v) .
Nga Jorg Breu i Ri janë njohur 24 ksilografi si krijime të tij që kanë zënë vend në veprën e Historisë prej të cilave 9 janë riqarkulluar nga botime të më parshme e kanë të bëjnë kryesisisht me pamje kalash e qytetesh të cilat në një variant pak të ndryshuar janë përdorur për të ilustruar edhe ato shqiptare. Si grafika më të shquara të tij mund të përmëndim portreti i Skëndërbeut në ballinë (njihen 2 variante); Ëndra e Voisavës(f.1r); Dylyftimet e Skëndëbeut me tartarin(f.4r); Dylyftimi i Skëndërbeut me dy kalorsat persianë(f. 5r, 67v, 95r e 158r); Skëndërbeu mbi kalë duke mbajtur fjalim(34r, 38v, 56v, 76v dhe 173v), Sulmi i befasishëm mbi kampin turk(52v, 91r, 119v, 129v e 180v); Vdekja e Skëndërbeut(f. 237v) etj. Dimesionet e pjesës më të madhe të grafikave me luhatje të vogla janë 9.7x 15.6cm. Në ndonjë rast opinjonet për atribuimin e ndonjë grafike ndahen mes të Atit dhe birit. Kështu p.sh. ksilografija me fshatarin që lëron tokën para qytetit të Dibrës fillimisht e botuar në vepra e Justinianit(1531) e më pas e riqarkulluar në vepra e Skëndërbeut i atribuohet herë Breut-Plak dhe herë Breut të Ri.
Për 11 ksilografi të tjera të cilat nuk i janë atribuar ndonjërit prej artistëve që folëm duket e vështirë të mendohet angazhimi i ndonjë piktori e skluptori tjetër përveç fam. Breu. Janë të gjitha kushtet që edhe këto ksilografi t'i atribuohen Breut -Plak.
Një prej këtyre ksilografive e kemi gjetur të publikuar më 1531 në veprën e Christoph von Swarzenberg mbi Ciceronin: Vepra të rinisë (Von Gebürlichen wercken-
Pavarsisht nga riqarkullimet e ksilografive nga një vepër tek tjetra dhe përshtatjet e tyre sipas situatave të ndryshme, një fenomen shumë i rëndomtë për kohën, duhet thënë se pjesa më e madhe e grafikave në veprën e Skëndërbeut u pregatitën nga fam. Breu – at e bir, qëllimisht për ilustrimin e saj. Jetohej në një kohë kur në Gjermani reziku turk ndjehej gjithmonë e më pranë. Humbjet e vazhdueshme të princave të krishterë, përparimi i ushtërive turke drejt Ballkanit në fillim të shek. XVI ngrinte tensionin e ankthin edhe në vendet gjermane.
Më parë se në gjuhën italiane, portugeze, franceze dhe angleze- shkruan studiuesi gjerman Johannes Irmscher(1968)- Vita e “panagjerikut kombëtar shqiptar”, Barletit, u përkthye në gjermanisht dhe në sajë të mënyrës së paraqitjes hiperbolike dhe deklamative në frymën e Rilindjes nga biografi prej Shkodre, kjo gjeti në Gjermaninë e epokës së humanizmit një jehonë të gjërë.
Ky vlerësim sintetizon aspektet historiografike dhe filologjike mirëpo ndërkohë ilustrimi i saj me një sërë vepra arti e bën atë njëkohësisht edhe veprën e parë e më të çmuar në fillimet e ikonografisë kastriotiane.