Kulturë
Poezi nga Xhavit Gasa
E marte, 10.01.2012, 08:18 PM
Xhavit Gasa
ZEMRA DHE LOTI
Tik-taket e zemrës,
Dhe pikat e lotit,
Pa njera-tjetrën
Nuk mund të jetojnë.
Burimi i lotit,
Është zemra,
Nga zemra burojë.
Dashuria dhe urrejtja,
Eh, pika e lotit,
Duket e vogël,
Por ka madhësine e globit
Si kristali shkëlqen,
Loti i gëzimit,
Të mbush me helm.
Ai loti i hidhërimit.
Shteron lumi,
Thahet edhe deti,
Soset edhe guri,
Lotët kurrë nuk shterin
Tik-taket e zemrës,
Dhe pikat e lotit,
Bashkë lindin,
Bashkë vdesin.....
Mos pastë,
Asnjë pikë lot hidhërimi,
Në këtë jetë,
Lotët e gëzimit,
Qofshin më të mëdhenj,
Se hapsira e qiejve.
Më i madhi detë.....
PYETA ZEMRËN
Pyeta,
një ditë,
zemrën unë,
Kë duhet,
të urrej
më shumë?
Jo!
më tha
mua zemra,
Te unë,
nuk ka vend
urrejtja.
Mos e lakmo,
kurrë urrejtjen
më tha zemra,
Se ajo,
nuk ka asnjë,
të mirë,
Ajo vjen,
nga skutat
e errta,
ajo lakmon,
dhe mbjellë,
vetëm errësirë.
NË TË NJEJTËN ZEMËR
Nëse zemrën
nuk e ke
te lirë,
mos ja premto një tjetri.
Sepse
nuk ka vënd
per dy dashuri,
Në të njejtën zemër.!
MOS MA VJEDH ZEMRËN
Të lutem,
mos ma
vjedh zemrën,
Më lerë,
ta jap vetë,
Atë ditë.
kur unë
ta ndjej
se të dua me të vërtetë.