Kulturë
Viti 2011 - Vit i Ars Clubit “Beqir Musliu”
E shtune, 07.01.2012, 04:56 PM
VITI 2011 - VIT i Ars Clubit "BEQIR MUSLIU"
Gjilan, 3 janar 2012
As Clubi “Beqir Musliu”, gjatë gjithë vitit 2011 ishte i angazhuar dhe i përkushtuar në afirmimin e fjalës së shkruar, vlerës së mirëfilltë po, edhe të botimit të veprave letrare, kryesisht përmes një pune vullnetare, herë pas here i mbështetur nga institucionet komunale, po, edhe donatorë ( kryesisht krijuesit që vetëfinancuan veprat e tyre letrare ).
Angazhimi në pjesën letrare të “Manifestimit “Flaka e Janarit” 2011,
Botimi i numrit 10-të dhe 11-të te revistës letrare – kulturore AGMIA
Pjesmarrja në Manifestimin ndërkombëtar të Poezisë “ Trinema poetike e Jonit”, Sarandë, 29 – 30 prill 2011,
Angazhimi dhe kontributi në Manifestimin kulturor “Ditët e Agimit” 3 Maj 2011, pjesa letrare,
Konkurimi dhe pjesmarrja në Sallonin 41 të Akademisë Europiane të Arteve, Bruksel,( Maj, 2011)
Ideimi, projektimi dhe realizimi i Manifestimit regjional të Poezisë, “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, 12 Qershor 2011(në bashkëorganizim me DKRS-në),
Shënimi i 15 Vjetorit të shkuarjes në amshim të shkrmtarit Beqir Musliu; ( në bashkërganizim me Zyrën e Kryetarit të komunës dhe DKRS-në,
,23 - 24 qershor 2011)
- mbajtja e Simpoziumit letrar “Beqir Musliu – emebelema e modernitetit shqiptar në letërsi,
- dhënia e Çmimit letrar “Beqir Musliu”
Pjesmarrja dhe kontributi në “Mbrëmjet Poetike të Ferizajit”, të Podujevës, korrik e gusht 2011,
Fillimi i punës në realizimin e Projektit “Përgatitja deri në botim e dorëshkrimeve të mbetura të shkrimtarit Beqir Musliu, (mbështetur nga Komuna e Gjilanit, 10 shtator 2011),
Organizimi i Edicionit të dytë të anifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit” ( 12 tetor – 20 dhjetor 2011)
- Panairi i librit,
- 100 Vjetori i lindjes së Migjenit,
- Me Muzat e Jonit,
- Me Muzat e Vendlindjes ( deri këtu, në bashkëorganizim me Bibliotekën e Qytetit, “Fan S. Noli”)
- Përurimi i librit të Sabit Rrustemit, “Zjarrmi e kthjelltë” ( Biblioteka Kombëtare , Prishtinë)
- Shpërndalja falas e botimeve të Ars Clubit “Beqir Musliu” për bibliotekat e shkollave fillore dhe të mesme të Gjilanit e të Kamenicës,
- Mbrëmje përkushtimi për shkrimtarin Ibrahim Ibishi në njëvjetorin e shkuarjes në amshim,
- Mbrëmje me poetët ferizajas,
- Portreti letrar i studiesit të letërsisë, dr. Faik Shkodrës,
- Mbrëmja përmbyllëse e “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, 2011
Në planin e veprimtarisë botuese;
Botimi i numrit 10 dhe 11 të revistës letrare – kulturore AGMIA,
Botimi i edicionit të parë të Manifestimit “Trekëndëshi poetik I paqes” ( poezitë e shkrimtarëve dhe krijuesve pjesmarrës të Manifestimit),
Botimi i punimeve të Simpoziumit letrar për Beqir Musliun, “Mbreti i Metaforës”
Botimi i edicionit të parë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2010
Ndërsa, përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu” e cila u themelua në kuadër të Ars Clubit dhe u regjistrua në pajtim me ligjin, më 10 qershor 2011, u botuan edhe këto vepra:
PASION ËNDRRE (Gonxhe Letmi – Begisholli)
REALITETE DHE BALLAFAQIME ( Izmi Zeka)
ZJARRMI EKTHJELLTË ( Sabit Rrustemi)
PERGAMENË E GJALLË (Albina Idrizi)
VALLJA E BLETËVE ( Kurtesh Veliu)
PENG I FJALËS (Fahrije Krasniqi – Kllokoqi)
HARPA E ZEMRËS (Ramadan Mehmeti)
Planifikimi për Vitin 2012-të
Përgatitja dhe botimi i rebistës letrare - kulturore AGMIA (nr.12), i edicionit të dytë të "Trekëndëshi poetik i paqes" dhe, edicioni i dytë i Manifestimit "Vjeshta letrare e Gjilanit".
Mbajta dhe përsosja e Manifestimeve ekzistuese letrare, “Trekëndëshi poetik i paqes”, “Vjeshta letrare e Gjilanit”
Ideimi, projektimi dhe realizimi i një Manifestimi përkushtues për shkrimtarët që tashmë kanë shkuar në amshim,
Pjesmarrja nëpër Manifestime letrare brenda e jashtë Kosovës,
Shënimi i 100 Vjetorit të Pavarësië së Shqipërisë,
Vazhdimi i veprimtarisë botuese.
Për Ars Clubin “Beqir Musliu”
Sabit Rrustemi