E shtune, 27.04.2024, 05:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari (2)

E premte, 06.01.2012, 08:57 PM


Nga Ditari i kujtimëve të paharruara:

 

Një histori e shkruar me gjak, lot, vuajtje, shkëlqim, mburrje dhe krenari...

 

( vazhdim...)

 

Nga Agron Shabani

 

Shqiptarët tek popullit (kombi) dhe shteti i njohur kroat  gjithmonë i kanë hasur ose takuar  mikëpritjen, punësimin, arsimimin, edukatën, mirëqenje, sigurinë dhe lumturinë e gjithëmbarshme individuale dhe kolektive.Gjegjësisht, objektive dhe subjektive.Në këtë frymë Respekti dhe Falenderimi ynë i përjetshëm ndaj shtetit dhe popullit mik dhe sivëlla të Kroacisë. Ndërkohë që lidhjet dhe miqësitë e njohura në mes popullit shqiptar dhe atij kroat datojnë shumë herët.Përt të mos thënë këtu që nga Antika e largët dhe deri me sot.Respektivisht, që në kohën e Mbretërisë së njohur të Ilirëve dhe gjer me sot.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu me një theks të posaçëm edhe Fiset e njohura ilire të Dalmatëve, Histrianëve (Istrianëve),Ditijonëve, Ardiejve, Dokleatëve etj...Që u vëndosen dhe sistemuan në Dalmaci, Istri, në Luginën e Neretvës, Dubrovnik ( Raguzë)dhe në treva e rajone të tjera gjithandej Republikës së Kroacisëe që nga etapat ose periudhat e njohura antike.Duke i bërë kështu akoma me të fuqishme dhe kuptmplota  analet,kronikat, dëftesat e shumëta dhe apologjitë e njohura historike dhe enciklopedike të lidhjeve dhe aleancave të shumëta  etnohistorike, etnokulturore,etnogjenetike,shpirtërore, farefisnore,etnopsikologjike dhe të tjera në mes iliroshqiptarëve dhe kroatëve.Aty janë edhe shënimet, dëftesat, stenogramet, kronikat dhe historitë e njohura mbi klerikun, patriotin, eruditin dhe iluministin e shqur kroat, Matia Vllaqiqin- Ilirin (lexo: Flacius Iliricus) me origjinë ilire nga Dalmacia.Të tjerat mbi konzulin e njohur kroat, Stipen ( Stjepanin ) po ashtu nga Dalmacia.Ato mbi Ante ( Anton), Jurij dhe Herman Dalmatinskin nga Kroacia me origjinë ilire që i bën si të thuash përkthimet,transmetimet, ravijezimet,konturimet,eksplorimet dhe konvencionalizimet e para sociokulturore,socioantropologjike dhe metaestetike të " Biblës" dhe "Kuranit" në Europë. Dhe..shumë e shumë e shumë të tjera në këtë sfond.Kroatët dhanë mbretër,perandor dhe udhëheqës të shquar fetar,ushtarak, politik dhe kulturorë edhe në Mbretëritë e njohura gjermane të Frankëve dhe Langobardëve në mesjetë.Thonë se në shënjë respekti dhe një admirimi të posaçëm ndaj trashegimisë dhe prezencës së fuqishme të fisëve dhe kulturës së njohu ilirike në Dalmaci dhe rajone të Kroacisë, Napoleon Bonaparta e kishte ngritur dhe themeluar asokohe "provincen" ose "Principaten e Ilirisë" në Dalmaci, respektivisht, në Kroaci.

Se këndejmi, për dallim të shumë popujve të tjerë të cilët si të thuash u zhbënë ose asimiluan nepër furtunat ose udhëkryqet e ndryshmje të shekujve dhe historisë. Kroatët nuk u zhbënë, nuk u asimiluan dhe nuk u dorëzuan  as nënshtruan kurrë përballë luftërave,konfliktëve ose krajatave të ndryeshme shtetërore, nacionale, politike,ushtarake ose politike. Jo kurrë.Në antikë luftuan u përpoçën dhe qëndruan kundër romakëve, në mesjetë kundër perandorisë turke dhe asaj bizantine, në periudhat e ndryshme të Imperializmit , "Antantës së Madhe" etj. kundër perandorisë së njohur austrohungareze.Ndërsa, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar populli ose kombi i njohur kroat nën udhëheqjen supreme të prof.dr.Franjo Tuxhmanit e fituan luftën e lavdishme për liri dhe pavarësi kundër soldateskës dhe hordhive të egra serbo-militariste.Duke ti rikujtuar në këtë sfond etapt ose periudhat e ndritura të udhëheqësve të njohur legjendarë të popullit ose kombit të shquar kroat si Visheslavi, Branimiri, Domagoi, Kreshimiri, Tomisllavi,Zvonimiri, Petar Svaçiçi,Ban Jelaçiçi, Jurij Krizhaniqi, Stjepan Radiçi dhe shumë të tjerë. Në luftën e lartëpërmendur çlirimtare dhe patriotike të popullit kroat luftuan dhe u përpoçën edhe shumë djemë e vasha shqiptare krah për krah me popullin ose kombin mik kroat.Kroatët se këndejmi, shkencës, kulturës dhe civilizimit të përgjithshëm botërorë ose ndërkombëtar i kanë dhënë figura dhe personalitete të shquara si Rugjer Boshkoviç, Jakov Tironi, profesor Aspen, prof.dr. Vesna Kërmpotiç-Nemanjiç, profesor Kale etj.etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora