E shtune, 27.04.2024, 12:39 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Trepça tani si duket ka rënë në duar të sigurta

E merkure, 04.01.2012, 08:58 PM


Trepça tani si duket ka rënë në duar të sigurta.

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

U bë qe njëzet e dy vite qe kur dhuna serbe na largoj nga punishtet e Trepçës te cilat punishte nuk ishin te pakta, aty puna ne galeritë e Stanitrgut fillonte duke i dëshirua njeri tjetrit fat kurse ne punishtet tjera uroheshim njeri tjetrit shëndet te mirë dhe suksese ne punë. Ishim te vetëdijshëm se eksplantimi i Trepçës nuk po bahet për zhvillimin e përparimin e Kosovës por eksplantimi u bënte herë herë edhe jashtë kritereve teknike vetëm e vetëm qe Trepça te eksplatohej sa ma shumë për tu ndërtuar qytetet e Serbisë.

Pas lufte menduam qe aty do të kthehemi dhe do t’ia fillojmë punës ne ato vende ku mund te punohet atje ku s’mund te punohej te riparohej dhe t’ia fillonte edhe atje prodhimi, ndonëse ishim te vetëdijshëm se Trepça ma me ato kapacitete qe shumë kush nga ne ka shumë nostalgji nuk mund te aktivizohet.

Trepçën nuk e la diktatura e ndërkombëtarëve te aktivizohej aty ne te u vendos një menaxher ndërkombëtar i cili e ndau Trepçën ne dysh dhe pjesën veriore jav la serbëve nen menaxhim kurse pjesën jugore shumë kohë e bllokoj dhe ne një fabrikë ku u prodhonte zinku e bën një havari e rënd e cila u pa aftësua për punë havaria e shkaktuar ishte vepër e faktorit subjektiv por kurrë kush nuk u murr me hetimet e asaj hvarie sepse i forti te rreh e s’të len me qajtë siç thotë populli. Trepça ka qen organizatë e përbërë e punës se bashkuar unifikimi i punëve ne te ishte i domosdoshëm,sepse prodhimet finalizuese vareshin prej vet organizatave te saj.

Shkritorja varej prej minierave e flotacioni, rafineria prej shkritores, akumulatori dhe famipa e Prizrenit, Fabrika e akumulatorit prej rafinerie e kështu me radhë. Menaxheri ndërkombëtar për diskriminimin e punëtorëve shqiptar qe ua kishte bar Serbia duke i përzunë me dhunë nga puna as qe u interesojëke, por menaxheri ne fjalë i favorizonte serbet,te cilët me anë te dhunës e kishin okupuar Trepçën dhe u ndante mjete materiale për ta dhe familjet e tyre ne punëtoret shqiptar edhe se disa here ja bam me dije se kjo nuk është e drejt, ndërsa aji fare nuk mërzitej. Me këta e vërejta se secili ndërkombëtar i cili gjendet me mision ne Kosovë s’qenka mik i popullit te Kosovës, dhe s’qenka i interesuar qe Kosova te mëkëmbet ekonomikisht por paska edhe asi ndërkombëtar qe s’ishin te pakt Kosovën për mes shtypjes ekonomike çdo here ta lan si vatër krize. Fatkeqësisht kësaj valleje te dreqit ju bashkëngjiten edhe shumë shqiptar qe i shikonin interesat e ngushta personale dhe ju nënshtruan menaxherit i cili bënte punë te mbrapshta ne Trepçë dhe Trepçën se lente te ja fillonte punës për se mbari .

Një gjë duhet ta hekë prej koke secili ndërkombëtar i cili është mik i Kosovës por edhe secilit shqiptar se Serbisë nuk i intereson për trashëgimin kulturore siç po shprehet se Serbia ato ne Kosovë si ka dhe si ka pas kurrë, sepse kishat katolike i ka shndërruar ne kisha ortodokse dhe kishat ortodokse kanë qen kisha te vëllezërve shqiptar te fes ortodokse këta e vërtetojnë edhe histografit botërore. Trshigimi te vetme Serbia i ka objektet e nderura pa leje si kishën e ndërtuar ne hapësirat e universitetit te Kosovës dhe kishën e ndërtuar ne kodrën e minatorëve te cilën e ndërtoj me ndihmën e UNMIK-ut.

Serbia është e etshme për ari, argjend, plumb, kallaj e lgnit, krrom, nikell,boksit pra Serbisë i interesojnë pasurit nëntokësore te Kosovës e serbet e Kosovës e objektet e kultit po i përdor si paravan për ti sulmuar shqiptarët e  Kosovës, krejt me qellim qe ta ndaj at pjesë te Kosovës e cila është e pasur shumë me minerale.

Tani ma ne Trepça edhe se jam i vetëdijshëm qe ka edhe shumë punë  për tu bërë, por puna e bëre  e deritanishme e menaxhuar mirë ka bërë qe te duket drita e shpresës ne fund te tunelit qe ne Trepça po te punohet me disiplinë te lart pune rezultatet e punës nuk dot mungojnë. Tani, Trepça ka filluar ti marr këmbët me shpresë se ky gjigant i fuqishëm ekonomik ti rikthehet ekonomisë kosovare pastaj, deklaratat e vendimet e disave se Trepça prapë duhet te kthehet ne duart e menaxhimit ndërkombëtar këto deklarata janë  te njerëzve te krisur qe se njohin Trepçën se çfarë rëndësie ka ajo pre ekonomin e Kosovës. Menaxheri i tanishëm mirë është duke i planifikuar punët ne Trepçë, këto rezultate qe janë arrit ne ketë vit e gëzojnë secilin qe ka ngrënë bukë aty sepse e din mirë se Trepça është shtyllë shumë e fort e ekonomisë kosovare qe pa riaktivizimin e saj ne mënyrë serioze nuk ka dalje nga gjendja e rënd ekonomike. Pastaj, ne Trepçë siç po duken rezultatet prodhuese  menaxheri u zgjedh i qëlluar e Trepçës si duhet menaxher tjetër por Trepçës i duhet ndihëm qeveritar, qe ti largoj dhe tua vret mendimet atyre qe po pretendojnë qe Trepçën ta fusin ne duar te menaxherëve qe si njeh kush ku e kanë adresën e ta shkatërrojnë. Prandaj, miqtë e mirë dihen ne dit te vështira,tani Kosovës i duhet investim ne resurset ekonomike qe i ka. Pra, miq te nderuar te Kosovës e keni radhën qe Kosovën te kreditoni me kredi te volitshme qe te aktivizojmë ekonomin,sepse çdoherë kem qen te vetëdijshëm se pa punë nuk ka shkuarje përpara. Prandaj sa ma par duhet qe Trepça te hyn nen menaxhimin unik nen drejtimin e menaxherit te tanishëm  e te dihen problemet saktësisht çfarë janë ne te dhe ti riaktivizojmë kapacitetet e kjo ndarje politike e cila u bë nga ana e UNMIK-ut sa ma par duhet te pushoj ne  Trepçë. E Trepça te unifikohet sepse Trepça është e Kosovës dhe e gjithë qytetarëve te saj, pastaj edhe kemi kuadro te mjaftueshme qe Trepça te menaxhohet ne aspektin teknik ne mënyrë profesionale,e ata qe ende ëndërrojnë qe në Trepçe të kthejnë menaxhmentin ndërkombëtar shpresoj qe ëndrrat e tyre tu vdesin shumë shpejt ,e juve stafit te tanishëm menaxhues ju urojmë sukses edhe ne vitin 2012, e nëse ju duhet ndihma e jon jemi te gaqëm ne drejtim teknik te kontribuojmë sepse Trepça është pasuri nacionale qe gjithsesi duhet ta aktivizojmë edhe  kapacitete finalizuese, sepse Trepça e qon Kosovën përpara.    



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora