E premte, 26.04.2024, 02:30 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Apel rinisë shqiptare...

E hene, 02.01.2012, 08:58 PM


ME RASTIN E 30 VJETORIT TË THEMELIMIT TË LPK - 17 SHKURT 1982

 

APEL RINISË SHQIPTARE:

PËRMBYSENI BOTËN E VJETËR TË KORRUPTUAR DHE NGRITENI TË RENË PËRPARIMTARE

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Nga viti 1975 kur vet kam qen student, kanë kalua shumë vite. Në mesin nxënësve e studentëve shqiptar të asaj kohe, krahas mësimeve, sportit, muzikës e argëtimit ishte fuqishëm prezent edhe dashuria ndaj Kombit e Atdheut.

 

Ne ishim po thuaj gjenerata e fundit që kishim emra me kuptim fetar. Emrat e ri të rive ishin shqip. Ishin emra heronjsh e dëshmorësh, emra malesh, lumenjsh, stinësh, lulesh kohësh, ndjenjash. Prindërit e ri përmes emrave të fëmijëve te vet tregonin dashurin e tyre ndaj kombit e atdheut. Në viset shqiptare nën sundimin diktaturës pseudokumniste titist dominonin emrat që lidheshin me vendet e lumenjtë e Republikës së Shqipërisë, ndërsa në Shqipëri dominonit emrat të kuptueshëm shqip. Tani me kishte shume rrallë emra nga bibla e kurani.

 

Tani më pak ose fare nuk kishte ndikim prejardhja fetare e ideologjike prindërve. Kjo ishte shenje e mire se kombi shqiptar po shkëputet nga prangat e sundimit shpirtëror të besimeve e ideologjive të sundimeve të huaja shekullore dhe se po i kthehet respektimit të vetvetes.

 

GJUHA ËSHTË KURRIZI KU LIDHEN TËRA GJYMTYRËT E KOMBIT

 

Në këtë drejtim ndihmoi shumë edhe vendimi i Kongresit për unisimin e gjuhës shqipe. Hapi nismëtar për realizimin e unisimit të gjuhës shqipe është bërë në Prishtinë (Konsulta për unisimin e gjuhës shqipe më 1968), kuptohet në marrëveshje me intelektualët, gjegjësisht shkencëtarët e Shqipërisë. Mandej kjo konsultë është pasuruar me Kongresin e gjuhëtarëve, të mbajtur më 1972 në Tiranë, në të cilin është miratuar unisimi i gjuhës letrare shqipe. Ky ishte një akt historik i intelektualëve patriot shqiptar, ndër më të rëndësishmit për integrimin e kulturës shqiptare. Sepse gjuha është kurrizi që lidhe tera gjymtyrët e kombit.

 

Mes Kongresin e gjuhëtarëve, të mbajtur më 1972 në Tiranë dhe shënimit në Prishtinë të 100 vjetorit të mbajtjes se Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit ndodhë edhe një herë rilindja e bashkimi shpirtëror kombëtar. Derisa Tirana po bëhej Meka Shqiptare për të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar, Prishtina po bëhet Jerusalmi shqiptar, ku për studime vinin nga Ulqini e deri ne Preshevë, dhe nga Bujanoci e deri në brigjet e Ohrit. Ky bashkim shpirtëror i shqiptarëve po jepte rezultate shumë të mira edhe ne mobilizimin politik e kombëtar. Këtë e dëshmojnë më së miri demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981 të cilat shënuan fillimin e fundit të ish RSFJ. Krahas punës të zellshme të intelektualëve për arsimimin e rinisë, po punohej intensivisht edhe në edukimin kombëtar.

 

PISHTARËT E ILEGALES QË BËNIN DRITË NË ERRËSIRËN TITISTE

(1945 – 1968)

 

Grupet e Organizatat ilegale dhe liderët e tyre, të asaj kohe nuk u pajtuan me gjendjen në të cilën ishte populli Shqiptar nën sundimin e ish Jugosllavisë, sepse pos që ai ishte i ndarë nga shteti amë, ai ishte i ndarë edhe mes tri republikave sllave dhe trajtohej si pakicë nacionale. Fatkeqësisht se kjo u përsërit edhe pas 1999.

 

Kjo ndodhi kur lufta e dyte botërore përfundoi me tradhtinë e Konferencës se Prizrenit të 1945, sikur që kjo na u përsërit edhe me vitin 1999 në Rambuje. Lufta e armatosur u thye, por patriotizmi i shqiptarëve nuk u thye. Nga 1945 e deri te 1968 vazhdoi rezistenca ilegale dhe ajo krijoi liderët e vet mes të cilëve shquheshin Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Osman Dumoshi e të tjerë. Megjithëse ata dhe shokët e tyre u burgosen shumë herë, regjimi titist nuk arrit ti burgos idealet e tyre! Sepse brezat e ri po shkonin gjurmëve të tyre me besnikërinë e çeliktë.

 

Regjimi titist kishte dëbuar e vrarë shumë shqiptar. Dëbimet masive të shqiptarëve në kohën e regjimit titist për në Turqi, pas 1966 u orientua kah dëbimi i tyre për në perëndimi. Njëherë me terror social dhe pas 1981 edhe me terror politik. Shumë të tjerë kishte burgosur e terrorizuar vetëm pse ishin shqiptar dhe pse kërkonin të drejtat e natyrshme nacionale për bashkim kombëtar. Krahas terrorit shtetëror ata zhvilluan e po zhvillojnë akoma edhe terrorin e vet propagandistik kundër LPK. Rinia e asaj kohe kishte besimin, guximin dhe forcën që ta ndryshonte botën e padrejtë që e kishin gjetur dhe ku ishin rritur pa dëshirën e tyre. Ndërsa gjenerata e vjetër e pushtetit vasal titist të Beogradit të mësuar me atë gjendje, dëshironin t´a ruanin status kuon e privilegjeve të veta deri sa populli po vuante. Sikur që sot po ndodh e njëjta gjë me vasalet aktual të Brukselit.

 

NË KËTË LËVIZJE ISHTE INVESTUAR JETA E DISA GJENERATAVE

(1968- 1982)

 

Titistët shqipfolës e dinin se çfarë përgjegjësie kishin për shkeljen e vendimeve të Prizrenit të 1878 dhe Bujanit te 1944. Mu për këtë titistet sllav dhe shërbëtoret e tyre shqiptar e mbajtën Adem Demaçin 28 vite në burgjet jugosllave së bashku me disa gjenerata të burgosur tjerë politik. Burgjet titiste ishin la me gjakun e shqiptarëve mes 1945 -1999. Vrasjet ma mizori ishin ato brenda burgjeve kur njerëzit vdisnin nga torturat, si ishte rasti i Dëshmorit të Kombit Fazli Grajqevcit. Megjithatë titistet shqipfolës e propagandonin titizmin si “ideologji të përkryer”! Ata vazhdimisht e indoktrinon rinin që të pajtohet me sundimin e huaj! Të njëjtën gjë po e thonë e dhe pasardhësit e tyre të sotëm të pushtetit ahtisarist.

 

Mirëpo rinia nuk u pyeti ata, por e pyeti dhe e respektoi ndërgjegjen e vet kombëtare. Shumë të ri patriot u organizuan në shumë grupe e organizata ilegale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mes të cilave ishin edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Ndërsa PKMLSHJ fillimisht doli nga shablloni klasik patriotik dhe u përqendrua për një luftë të përshkallëzuar duke u përqendrua fillimisht në kërkesën për Republikën Shqiptare të Kosovës ku do te përfshiheshin tera viset dhe pjeset e Popullit Shqiptar nën sundimin e ish RSFJ. Në platformën e saj, pas demonstratave të 1981, ju bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK si dhe grupime tjera që me pare vepronin nga platforma për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kështu me 17 shkurt 1982 ato u bashkuan në LPK e sotme.

 

Platforma e kërkesës për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës u shndërrua në Lëvizje për Pavarësi Kombëtare brenda të cilës vepruan edhe Mr. Halil Alidemaj e Mr. Ukshin Hoti me liderët tjerë të asaj kohe. Pastaj LPK e trasoi rrugën deri te krijimi i UÇK në ballë me Adem Jasharin, e cila gradualisht e solli përmbysjen ish Jugosllavinë. Në këtë Lëvizje ishte investuar jeta e disa gjeneratave të patriotëve mes 1968 – 1981 - 1999. Pra, roli historik i LPK mundet të krahashohet me periudhë e Lëvizjes Kombëtare mes 1878-1912.

 

NGRITJA E RËNJA DHE NGIRTJA E SËRISHME E LPK

(1999 - 2012)

 

Pas Qershorit të vitit 1999 nga LPK u shkëputën gjithë ata që brenda saj ishin kyçur për interesa egoiste e karrieriste personale, dhe me disa parti ku ata u organizuan u benë vasal sundimit të ri kolonial. Vetëm disa mija aktivist të LPK i mbetën besnik programit të LPK duke e mbajt gjallë zjarrin e luftës për liri e për bashkim kombëtar. Ata i mbeten besnik Vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Programit të LPK dhe Betimit të UÇK-ës të dhanë para varreve te Heronjve e Dëshmorëve të Kombit duke e vazhduar rezistence ndaj sundimit të ri të huaj kolonial edhe pas 1999. Ndërsa ata që e braktisën LPK dhe krijuan Partitë e vet a politike, u orientuan ka hyrja në pushtetin vasal, kah uzurpimet e pronave dhe kah korrupsioni.

 

Kështu, megjithatë edhe pse erdhi deri te një rënie e radhëve , LPK e vazhdoi rezistencën ndaj sundimi te ri kolonial në ato rrethane, në ato kushte dhe me ato forca që kishte. Drejtësia u t´hollua shumë, por nuk u shkëput dhe nuk do të shkëputet as njëherë.

 

Mu për shkak të këtyre zhvillimeve dramatike nëpër të cilat ka kalua e po kalon LPK dhe për shkak të zhvillimeve dramatike nëpër të cilat po kalon kombi dhe atdheu i ynë, po e shoh të arsyeshme që të i drejtohem rinisë shqiptare që të bojkotojnë tëra përçarjet dhe që të mobilizohet rreth LPK, sepse vetëm me mobilizimin e rinisë do të arrihet ripërtërija e saj dhe realizimi i pavarësisë, i bashkimit dhe sovranitetit kombëtar brenda një shteti. Kjo nuk arrihet me përçaje në parti politike me ideologji të huaja, në sekte të huaja fetare e ndarje në krahina dhe as duke filluar serish nga fillimi pse dikush dëshiron të afirmohet vet në këtë rrugë, por duke e vazhduar zbatimin e Programit Kombëtar të Lidhës se Prizrenit të 1878, të cilin LPK e zbatoi qe nga themelimi i vet.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora