E premte, 26.04.2024, 12:35 PM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Zemërimi i Qoses dhe një grusht eurosh

E enjte, 24.11.2011, 09:02 PM


Zemërimi i Qoses dhe një grusht eurosh

 

Nga Lavdrim Lita

 

Edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si kudo, ka disa që janë përfitues të mëdhenj të mënyrës se si janë strukturuar gjërat dhe ka të tjerë që janë humbësit e vegjël. Koha ka punuar në Kosovë për të shtresëzuar një soj intelektualësh me tendencë të skajshme de-legjitimimin për motive të dobëta intelektuale dhe aftësi të kufizuara. Një prej tyre, më i zellshmi është i Zemëruari i letrave, Rexhep Qosja, që së fundmi ka sulmuar “familjen” dhe “shtëpinë e tij”, Akademinë, si “shtëpi private të LDK-së”, pasi në këtë institucion është zgjedhur anëtar Isa Mustafa, shkencëtar dhe ekonomist. Rexhep Qosja, një “Indignados” i revolucioneve të vonuara demokratike, sipas lakimit të atij përkufizimi të tmerrshëm të vitit të mbrapshtë 1997: si revolucion demokratik, paçka se ishte rebelim komunist, ka licencën për të hapur një çmendinë dhe për të qenë klienti i parë i rehabilituar. Terapia e dez-intoksikimit nga banalitetet mund të vijë nga kokteji i leximeve të të gjithë korpusit të veprave të Ismail Kadaresë, të studimeve letrare të Ibrahim Rugovës, dhe leximi i fjalimeve politike të Sali Berishës.

Sa për moral, ai shan me libër shpie Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, edhe pse vijon të qëndrojë anëtar i kësaj Akademie, duke mos u dorëhequr në shenjë papajtueshmërie me gjendjen e krijuar, duke u paguar rregullisht në fund të çdo muaji me “rrogë kombëtare” pa prodhuar qoftë një produkt intelektual. Është i njëjti Rexhep Qose që i hiqte ditën e punës Ibrahim Rugovës në Institutin Albanologjik, veç që Rugova të mos e merrte rrogën e plotë. E kur e shihte se Rugova e merrte pagën pa e numëruar dhe e fuste në xhep, Qosja tërbohej pse nuk ankohej ai për ditën e hequr të punës.

Cilado qoftë shtysa parake e akademykut për të sulmuar Isa Mustafën, një gjë është e sigurt, Rexhep Qosja ka zgjedhur një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes për merita jo akademike, pra të akuzojë ndonjë figurë që zotëron vlera e simpati tek Kosovarët. Përpara se kreut të LDK-së të ishte në qendër të syrit të “ciklonit” Qose, në fakt, ishin dy figura të rëndësishme që janë sulmuar dhunshëm nga made in-myku: Ismail Kadare u sulmua brutalisht nga i pandreqshmi Qose për identitetin europian të shqiptarëve; kurse kryeministri i gjithë Shqiptarëve Berisha u sulmua skajmërisht prej Qoses në një media majtiste, pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit, në bulevardin e Tiranës. Për ta përkthyer në terma sa më aktualë, them që i zemëruari Qose e ka vështirë të pranojë suksesin e Kadaresë, pse ky është një shkrimtar njëqind herë më i mirë se ai, them se Qose e ka të vështirë të pranojë lidershipin pan-shqiptar të Berishës sepse ai vetë dështoi për të qenë politikan, ai e ka të vështirë të pranojë anëtarësimin në Akademi të Isa Mustafës vetëm për t’u faktorizuar në kampin e kundërshtarëve të LDK-së. Sa për kronikë 220 mijë Euro ka paguar Ministria e Arsimit në Kosovë për të shtypur dhe botuar Kompletin e veprës së Rexhep Qosjes.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora