E shtune, 27.04.2024, 04:44 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Edhe Sanxhaku po i lypë të vetat

E marte, 20.09.2011, 07:59 PM


EDHE SANXHAKU PO I LYPË TË VETAT

 

Nga Halit Bogaj

 

Pas deklaratës idiotike të Piter Fajtit për  autonominë e serbëve të Veriut, në kuadër të shtetit dhe të Republikës së Kosovës,së cilës filluan t’i gëzohen fort  zyrtarët serbë,me shpejtësi drite u paraqit Imami i Sanxhakut Zukorliq,i cili ka kohë që rri si orl për t’i kërkuar të drejtat legjitime  të popullit të tij në Serbi, të cilat janë duke u shkelur me vite të tëra, gati si ato të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Pra deklarata bombastike e Piter Fejtit nuk arriti t’i gëzonte aq tepër zyrtarët serbë ,sepse siç thonë ‘’kur ta hangsh pulën diku, lidhe tënden për kambë të maxhes’’,përkatësisht ato të drejta që kërkohen për serbët e Kosovës, duhet përgatitur së shpejti edhe për tri  rajone problematike të cilat quhen:Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës.Si duket serbëve ka filluar t’u fryjë fllad edhe nga gjermanët të cilët/ në shenjë proteste që nuk e dëgjuan Angela Merkelin për t’i zhbërë strukturat paralele ,gjermanët e Vojvodinës’’janë zgjuar lugat dhe po i kërkojnë reparacionet dhe dëmshpërblimet ,përkatësisht tokat e grabituara nga Serbia gjatë Luftës së dytë botërore, me ç’rast nga euforia e fitores së partizanëve/kuptohet në shpinën e aleatëve/ ,serbët e patën dëbuar çdo gjerman nga Vojvodina, e aneksuar me ndihmën e fuqive të mëdha të cilat ishin në anën e saj!Kësaj i thonë, siç është edhe ajo fjala e njohur’’Kadal beg se ka hendek’’.Serbët gjer tani lehnin fort lehtë me neve por si duket tani u ka hypur mbi kokë një arushan tjetër i cili ka për t’ua gërryer zorrët në bark dhe do’’ t’ua  nxjerrë tamblin e nanës’’.Pra këto ditë /përveç tri fronteve më lart të theksuara/atyre iu hap edhe fronti i katërt,kërkesat gjermane për kompenzimin e tokave të grabitura nga çetnikët serbë në një kohë, kur sipas statistikave, në Vojvodinë kishin jetuar mbi 200.000 gjermanë.Serbët po donë’’ me ba bezar botën’ për tre katër dhjetë mijë serbë në Veri,kurse ta shohim se si do t’u dale me tri rajonet problematike të cilat/nëse kërkohet ndonjë lloj autonomie për Veriun e Kosovës /atëherë automatiksht do të kërkohet edhe për ata për të cilët folëm në fillim.Me fjalë të tjera Serbia e di fare mirë se çka u bën Gjermania atyre, e qebesa edhe Turqia, nëse fillon t’i kërkojë të drejtat e nëpërkëmbura të Sanxhakut.Serbia ia ka dëgjuar hukamën shumë herë Gjermanisë,sidomos kur ajo e ka blerë Gjermaninë lindore nga Gorbaçovi në shumën prej 79 miliardë markave,kurse Greqisë ,para disa kohe, i ndihmoi me 60-70 miliardë euro për ta nxjerrë nga kolapsi total.Prandaj dalja e gjermanëve këto ditë në skenë është edhe një tush tjetër i ftohtë për’’Popullin qiellor’’i cili nuk ka të ndalur nga kërkesat e veta për ta ndarë Veriun eKosovës.Pra është evidente se të gjithë  të tjerët në Serbi do t’i kërkojnë  drejtat e njejta  si edhe  serbët e  Veriut Do t’u ndodhë ashtu ,sepse ata nuk i kanë as dy palë sy,as dy palë vesh,as katër duar etj.Dhe siç po shihet,vërtet po vjen duke u bërë realitet ajo thënia e njohur e çetnikut Sheshel se ‘’Serbia do të mbetet Pashallëk i Beogradt’’tamam ashtu siçi shte dikur para pushtimeve të saj të egra që ua kishte bërë teritoreve të huaja me ndihmën e fuqive të mëdha që i kishin ndihmuar përherë asaj,ndër të cilat,siç dihet, ndër kryesoret ishte Rusia,por edhe disa të tjera.Për  fatin tonë të mire,kësaj here ishte krejtësisht ndryshe nga kohrat e dikurshme të cilat i kishin kafshuar sa kishin mundur tokat e buta shqiptare.Dhe pasi po paraqiten edhe të gjithë të tjerët për ta kërkuar hakun e tyre,siç ështëduke vepruar tani edhe Vilajeti i dikurshëm i Sanxhakut,serbët janë duke rënë në zjarr nga sikleti ,me ç’rast disa prej tyre po thonë se duhet të vritet Zukoliqi i cili është duke ecur shtigjeve të Kosovës,por derisa për Kosovën duhej të përballeshin me SHBA-të,sa i përket Sanxhakut,duhet ‘’t’i shtinë brinat’’ me Turqinë si një fuqi e madhe rajonale e cila po rri’’Araz’’për t’i realizuar qëllimet e saj strategjike në Ballkan,përkatësisht  e cila po kthehet triumfalisht këtu.Prandaj ‘’Popullit qiellor’’i janë hapur shumë ventila dhe sa më tepër që të punojë kundër Kosovës, aq më  keq do ta ketë për vetëveten dhe integrimin e vetë në strkturat evroatlantike, pa  të cilat do të jetë si peshku në rërë,e që po pritet që para tyre në Bashkmin evropian të hyjë edhe Mali i zi!Ata nga inati i tyre tradicional dhe i daljes së Kosovë nga Ferri serb,shkojnë edhe mëtej që syhapur ta dëmtojnë vetëveten,duke mos u brengosur fare për gjeneratat e ardhshme të cilat do t’i mallkojnë një ditë etërit e tyre fashizoidë dhe hegjemonistë.Dhe ndoshta do të dorëzohen vetëm atëherë kur do  t’i humbin edhe dy-tri teritiore të tjera për të cilat e kemi fjalën në këtë shkrim analitik. Pra edhe Zukorliq  ka filluar t’i bëjë hapat e para për të dalurn ga humnera e Ivica Daçiçit i cili ,sikur të guxonte nga ata të mëdhenjtë e botës, do t’ia këpuste dy gishtat imamit të Novi Pazarait.

 

Disa po mendojnë se ky është një vazhdim i presionit ndaj Serbisë për ta njohur sa më shpejt Kosovën,ngase siç u tha këtu, do t’i hapen edhe frontet e tjera të cilat po rrinë’’Në një këmbë’’,aq më tepër kur dihet se si e patën marrë serbët mitingashë të’’Jogurt revolucioneve’’Vojvodimën e cila në kushtetutën jugosllave ishte simotër e Kosovës!Pra edhe ajo ka filluar të shpurdhë dhe ta kërkojë hakun e vetë,kurse serbët ditaditës po vijnë duke thënë:Obobo çka i bëmë vetes me ahmakinë tone të njohur të cilën jemi duke e vazhduar deri në ditët e sotme dhe nuk po e shohim se sa fort na ka ngrënë ujku në shpatull!!!.Dhe është çudi e madhe se si ata nuk dëshirojnë t’iu bëhet presion për ta pranuar realitetin rreth ,Kosovës kurse kërkojnë që Bashkësia ndërkombëtare t’i ndalojë qëllimet e mëtejme të Zukorliqit!Madje disa thonë se ndoshta Evropa është lodhur nga Ballkani dhe nuk do t’ia vërë veshin atij,por siç thonë:djalli po vjen për ta marrë të veten edhe atje.!.Në këtë kontekst,serbët gjithashtu bëjnë pyetjen:Vallë a nuk mësuam pikërisht asgjë nga historia e viteve të kaluara?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora