Shtesë » Lajme
Shqiptari nga Kosova pranon lidhjen me xhihadin islamik
E marte, 20.09.2011, 07:58 PM
Shqiptari nga Kosova i arrestuar në Aeroportin e Nju Jorkut ka pranuar se ai ishte i lidhur me xhihadin dhe planifikonte bashkëngjitjen me këtë grup terrorist.
Terroristi islamik i radhes.. Agron Hasbajrami
27 vjeçari, Agron Hasbajrami që po jetonte në Brooklyn të Nju Jorkut ka pranuar para gjykatës njujorkeze se ishte pjesëtar i grupeve radikale dhe se kishte dërguar mbi 1000 dollarë një organizate radikale – islamike në formë të ndihmës për mbështetjen e detyrave të saj, informon agjencia e lajmeve INA.
Ai ka pranuar para gjykatës së dëshironte ti bashkëngjitej grupeve terroriste që vepronin nën petkun e islamit për të mbështetur xhihadin, ngasë ai ka shpjeguar se kjo ishte rruga më e mirë për jetën e tij në botën e amshuar.
FBI kishte kontrolluar banesën e tij dhe kishte sjellë para Gjykatës faktet, mbi të cilat Agroni ka vërtetuar se ato fakte janë të vërteta.
Në kompjuterin e tij është gjetur informata me udhëzime nga Grupi islamik, i cili kishte shpjeguar se duhet të organizoj vet shpenzimet e udhëtimit si dhe paratë për të blerë një armë.
Po ashtu është gjetur një udhëzim mbi fluturimin e tij të sigurt për në Pakistan, ku në udhëzim iu është thënë të merr fluturimin nga USA për në Turqi, ndërsa nga Turqia të përdor trajektin dhe autobusin.
Ai u arrestua të martën e kaluar në Aeroportin Kennedy International derisa kishte rezervuar fluturimin për në Stamboll.
Hasbajrami nuk është i lidhur me kërcënimet e mundshme të terrorizmit të drejtuara ndaj Nju Jorkut në shënimin e përvjetorit të 10 të sulmeve terroriste.
Hasbajrami tha se kishte anuluar një udhëtim nga