E enjte, 31.10.2024, 11:27 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Helle Thorning-Schmidt, danezja e parë në krye të vendit

E diele, 18.09.2011, 03:33 PM


Për herë të parë në historinë e saj, Danimarka, mbretëria e vogël dhe e bukur veriore, do të ketë një zonjë në krye të saj, veç Mbretëreshës. Ajo është liderja e Parisë Social-Demokrate, Helle Thorning–Shcmidt. Koalicioni i saj, në të cilin bëjnë pjesë katër parti, mori 89 vende në Parlamentin danez me 179 vende dhe në këtë mënyrë kjo fitore i jep fund sundimit 10-vjeçar të qendrës së djathë. “Mund t’ju them se sot ne kemi shkruar historinë”, u tha Helle para mbështetësve të saj, ndërsa shpallte fitoren e koalicionit menjëherë pas zgjedhjeve.

 

Zonja Thorning-Schmidt ka lindur në vitin 1966 dhe është diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Kopenhagës dhe ka studiuar gjithashtu edhe në kolegjin e Europës në Bruksel, një përvojë që ajo e thotë me plot gojën se i ka ndryshuar jetën. Më pas, për një periudhë kohe ka punuar si konsulente për Sindikatën Daneze të Punës. Pasi ka shërbyer si deputete në periudhën 1999 deri në 2004-n, ajo është zgjedhur shefe e social-demokratëve në vitin 2005. Megjithatë, vitet e para në këtë detyrë u karakterizuan nga një humbje e thellë që pësoi partia e saj në vitin 2007. Pas këtyre zgjedhjeve ajo deklaroi para mbështetësve të saj se e kuptonte që danezëve u duhej më shumë kohë në dispozicion që të mendoheshin për t’u dhënë pushtetin dhe besimin e tyre social-demokratëve. Në zgjedhjet e këtij viti, Helle dhe partia e saj bëri fushatë, duke u mbështetur te platforma e rritjes së taksave dhe rritja e shpenzimeve publike, ndërkohë që Danimarka është duke u përballur me një periudhë shumë të vështirë ekonomike, ndër të më vështirat pas Luftës së Dytë Botërore. Por ajo këmbënguli që nuk do të “hidhej në trenin e masave shtrënguese si vendet e tjera europiane” dhe do të mbronte sistemin e mirëqenies së vendit të saj, duke mos hequr dorë prej tij, për shkak të vështirësive momentare ekonomike. Ajo ndërkohë propozoi që secili prej danezëve të punonte 12 minuta më shumë në ditë, duke krijuar një produktivitet shtesë çdo javë, që do të ndihmonte në rifillimin dhe rigjallërimin e rritjes ekonomike në vend. Kritikët e saj, përfshi edhe Kryeministrin ende në detyrë, Lars Lokke Easmunssen, e kanë hedhur poshtë këtë propozim të sajin dhe argumentin me të cilin ajo dilte në mbështetje të tij. Emigracioni ka qenë një tjetër çështje e fushatës së saj zgjedhore. Gjatë saj, ajo propozoi një politikë më njerëzore, që do të zëvendësonte rregullat shumë strikte dhe të rrepta të vendosura nga qeveria në ikje dhe aleatja e saj më e madhe e krahut të djathtë, Partia Popullore Daneze.

 

Ndërkohë, analistët thonë se gjatë fushatës së saj Helle nuk bëri ndonjë premtim të madh në lidhje me çështjet e gjinisë dhe të të drejtave të grave dhe ata mendojnë se ajo nuk do ta përdorë postin e saj politik për të vënë në jetë ndonjë ndryshim thelbësor në ligjet shumë të avancuara të barazisë gjinore që ekzistojnë në një vend të zhvilluar si Danimarka. Në një intervistë të fundit televizive, ajo deklaroi se nëse do të zgjidhej Kryeministre e vendit nuk do të ndikonte veçanërisht në çështjet gjinore që janë shumë mirë në vend, veç faktit se ndoshta do të nxiste tashmë edhe vajzat e reja, të cilat duke e parë atë në post, mund të thonë: Epo pse jo, një ditë edhe ne mund të jemi në atë vend! Megjithatë media e vendit e ka përshkruar fitoren e saj si një fitore të grave, një fitore që duhet të shihet edhe si një fitore e madhe në drejtim të barazisë gjinore në një vend si Danimarka, që për hir të së vërtetës ka një barazi për t’u pasur zili dhe për t’u marrë shembull nga shumë vende të botës. Por me këtë shembull tregohet qartë se barazia është diçka konkrete dhe nuk është vetëm në nivelin simbolik. Por ndërsa gjinia e Helle nuk ka qenë shumë e rrahur gjatë fushatës në qendër të vëmendjes ka qenë paraqitja e saj gjithmonë shik dhe dëshira për të veshur rroba të modës dhe të shtrenjta. Madje për këtë është gjykuar jo pak, duke qenë se një veshje e shtrenjtë firmato nuk është e duhura dhe modeli më i mirë për një lider të një partie, që tradicionalisht është parti punëtorësh. Madje për këtë fitoi edhe nofkën Helle Guçi.

 

Një ditë pas votës, gazeta më e madhe politike në vend tha se ajo fitoi, edhe pse ishte shumë më mirë se ç’duhej e veshur për një lidere social-demokrate, edhe pse ishte tepër e re dhe e freskët për të qenë kryetarja e vendit, edhe pse ishte tepër e ftohtë dhe e llogaritur për të fituar zemrat e popullit. Një kriticizëm të ngjashëm ajo ka marrë edhe nga anëtarët e partisë së saj. Në një mbledhje të partisë, madje kur e kishin kritikuar për veshjen, ajo pati thënë: “Epo dikush duhet të vishet në këtë parti, se ndryshe ngjajmë të gjithë si mut”. Ndërkohë ajo jeton me fëmijët e saj në Kopenhagë, ndërsa i shoqi jeton në Zvicër. Gjithsesi në një të ardhme të afërt njerëzit do të duhet që të përqendrohen te performanca e saj në punë dhe jo te xhaketat e shtrenjta.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora