E diele, 03.07.2022, 10:30 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Illyricum Libertas: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga burgu të aktivistëve të Vetëvendosjes

E enjte, 08.09.2011, 07:16 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Tel 00389/ 70 811 180

illyricumlibertas@live.com

illyricumlibertas.org

 

Reagim

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS, është thellësisht e shqetësuar në lidhje me  intervenimin e dhunshëm të SHPK kundër aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë,  me aktin e paprecedentë të dhunimit e arrestimit të një numri të madh të tyre si dhe moslëshimit nga burgu të Rron Gjinovcit dhe Durim Jasharit.

Duke dënuar ashpër këtë aksion të panevojshëm të Policisë kosovare, kërkojmë me ngulm lirimin e menjëhershëm nga burgu të veprimtarëve në fjalë.

Vërejmë me keqardhje se  kjo nuk eshte hera e parë që forcat policore të Kosovës, intervenojnë dhunshëm duke lënduar demonstrues paqësorë, kurse gjyqësori kosovar mban aktivistë në paraburgim në kundërshtim me rregullativën ligjore në fuqi, si dhe në shkelje të qartë të lirive e  të drejtave themelore të njeriut.

Apelojmë që kjo dhunë e ushtruar nga Policia të mos përsëritet kurrë më.

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ketë parasysh qëndrimet dhe propozimet e Vetëvendosjes në lidhje me negociatat me qeverinë sërbe, pasi në të gjitha rastet qëndrimet e kësaj Lëvizje kanë qenë të drejta, parimore dhe në interes të qytetarëve të Kosovës.

 

Tetovë/Oaeneum

05.09.2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora